Presidenti i Republikës duhet të mbrojë fëmijët e tij!

19 Prill 2019, 19:13Politika TEMA

Nga Brizida Gjikondi

Asnjë nënë, kurrë, për asnjë arsye, me ose pa arsim, përmënd, përdor dhe cënon fëmijët për shkak të ambicjeve politike që ka. Politika shqiptare ka parë shpesh raste, burrash kryesisht, që kur kanë probleme me korrupsionin, hetimin, opinionin dhe moralin në mënyrën më të neveritshme, fshihen mbrapa fëmijëve të tyre, sëmundjeve ose dhe thjesht ekzistencës së tyre.

Të përmëdësh, ose të përdorësh fëmijët duke i bërë ata të cënueshëm në privatësinë e tyre, është gjëja më e shëmtuar që arrin të bëjë kjo kastë e degraduar politike.

Dhe gjithë kjo qasje nuk vërteton gjë tjetër vec rrënimin e saj total, deri në atë pikë sa i shpërfytyron dhe si qënie prindërore, duke shfrytëzuar ndjeshmërinë që të jep ajo përkatësi, të të qënit prind.

Bashkëshortja e presidentit të Republikës, me një agresivitet dhe një ligjërim vulgar ju hakërrye një simotre të saj (simotër vetëm nga gjinia) duke shfrytëzuar pikërisht këtë grua të thjeshtë si tribunë për klithmat jo serioze dhe hakërryese të saj në një fjalim patetik, që cdo shitëse tek gabi do ja kish zili.

Duke konfirmuar jo vetëm nivelin e saj intelektual, por sidomos duke konfirmuar një tragjikomedi të madhe, kjo kastë politike po ju përvetëson shqiptarve jo vetëm, pasuritë dhe jetët por edhe klithmën, kauzat dhe ligjërimin.

Domethënë, këta janë njëkohësisht dhe shumë të varfër dhe shumë të pasur, dhe shtypës dhe te shtypur dhe për të bindyr dynjanë për “moralin” dhe koherencën e tyre, fusin në lojë dhe cënojnë dhe fëmijët e tyre, duke harruar që dy prej fëmijëve i ka madhorë, njërën të mitur, dhe sidomos njëra prej tre fëmijëve është Zonja e parë e Shqipërisë.

Por kjo kakofoni nuk mbaron këtu, ajo këtu veç konfirmon disa të vërteta ulëritëse për stadin ku ndodhet Shqipëria sot, media investigative, drejtësia, intelektualët dhe morali shoqëror.

U cudita kur dëgjova që sipas Freedom House, Shqipëria ka zbritur me shtatë vende në indeksin botëror të lirisë së medias, po si ka mundësi vallë, dhe kush? Pikërisht kjo media që i tund erashkën haptaz rrogëpaguesve të vet, dhe kurrë, përsëris kurrë, kësaj kaste mafioze me koperturë politike mbi interesa ekonomike nuk i ka cjerrë maskën.

Asnjëherë nuk kam dëgjuar një investigim të vërtetë nga këta gazetarë të persekutuar mbi jetët e politikanëve shqiptarë, të tyre dhe fëmijëve të tyre, gjobat, rrogat që kanë mledhur si taksë emërimesh, pasuritë që kanë, brënda dhe jashtë Shqipërisë, nga Italia, Franca, Anglia deri në Amerikën e largët, pasuritë që kanë nën emra vjehrrash, kunatash, ndërtuesish dhe anonimësh të robëruar.

Si grua, asnjëherë nuk parapëlqej të shkruaj ose të merrem me një grua tjetër, por kjo pjesa e fëmijëve vërtetë është shumë e ndjeshme për tu dëgjuar dhe për tu përdorur në këtë klimë kaq të tensionuar nga shushunjat e vlerave të shqiptarve, si majtas dhe djathtas.

Rreth viteve 2005-2008 kam qënë pjesë e LSI, si shumë shqiptarë që shpresuan se korrupsioni i Nanos dhe agresiviteti i Berishës duhet të ndëshkoheshin.

Kur u largova bashkëshortja e presidentit të tanishëm dhe ish- kryetarit të LSI të atëhershëm, nuk ishte as anëtare e Kryesisë, ndërkohë mbas 11 vjetësh edhe pse ka anëtarë kryesie të atëhershëm, ajo është bërë kryetare e Partisë, natyrshëm më vjen një pyetje naïve, mos vallë ajo parti është pronë dhe biznes familjar?!

Dhe pyetjen e dytë e kam për macen me emrin Sasha, atë që kishte banjon e 11-të si banjo personale, ajo ku ndodhet tani, në Lalëz, tek Kodra e Diellit të Tiranës apo në Kodrën e Diellit të Londrës, dhe cfarë mendon ajo për këtë situatë?!

36 komente në “Presidenti i Republikës duhet të mbrojë fëmijët e tij!”

  1. malokëria = qenëria says:

    Macja Sasha ka ngordhur.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @ Brizida
      .
      Ah, sa do të doja,
      miqësisht, të përqafoja
      unë s’jam aty
      dhe Ti, nuk je këtu
      nga shkrimi (me lejen Tënde)
      veç një gërmë do t’a ndryshoja
      një “y”, te dëndyr, do t’a bëja “u”.

    2. Jo nuk ka ngordhur sasha por eshte kthyer ne sashenka dhe ja kane dhuruar putinit

    3. Q.S says:

      Nga tra gje dia e maces paska lajthit Mona pra. Me ne fund e gjetem arsyen e shkallimit te Mones

    4. Komentuesi says:

      Macja Sasha ka hipur ne qoromidhet e çatise.

    5. Studenti says:

      Tani te jemi te sinqerte femijet i kane ‘mbrojtur’. Te tre i kane cuar me studime ne Angli. Kete me te voglen e kane cuan ne boarding school ku viti vete nga 100 mije paund.
      Ndonese kane femije me te shemtuar e me deficent ne bote, i kane futur ne shkolla te mira si Kambridge (ne mos gabofsha). Se paraja e bene dhe idiotin me shkolle. Kurse femijet e shqiptareve qe jane si yje. s’mbyllin dot vitin ne Universitetin e Tiranes se duhet te paguajne tarifat duke punuar.

  2. Gjenerata 1964 says:

    Brabo!

  3. Roza Trendafili says:

    Plotesisht dakord me ty Zonje. Po ti ose ndonje komentues, a mund te ma shpjegoni kete macen Sasha?

    1. Alba says:

      Cifiti Meta ka nje mace tek gjiri i Lalzit , ne nje shtepi superlluksoze te ciles i ka bere dhe banjo private. E kane nxjerr vet ne nje program.

  4. ILIR HAJDUTI says:

    Te lumte pena o moter, se e paske qendis,, po deri kur keto maskarenj me i duru.

  5. Nostradamusi ka parashikuar se ne shqiperi do ndodhin ngjarje te tmershme. Presidenti shtz Hyllyr Metaj do vrase vedin me kobure prej kaucuku, kryekrarja e partise LSI nga gjelozia do helmoje zonjen e pare me cianur apo me izotopin 82 te plutoniumit per t’u shfajesuar dhe per bindur pupullin qe e don shume, dhe do dorezoje tane florinin pas vdekjes se te madhit trimit te cepanit si dhe gjithe vilat dhe sidomos halene e 11 te sashes qe e don shume. Sashen do e ballcamosi dhe do ta beje permendore per ta cuar ne cepan dhe te beje nje faltore ku gjithe skrapallinjte te vene e te falen per nder te sashes mbase ndonje edhe do shurose per nder te kesaj dere te madhe qe sakrifikoi kaq shume per popullin shqiptar.

  6. Lesko says:

    E kini vene re shprehjen e shume perseritur te kesaj bubuzhele: “une femijet e mi i mbaj me keto shpatulla, me shpatullat e burrit tim dhe shpatullat e prindeve te mi”?! E perserit shpesh kete. Qe te mos harroje ndonje shpatull kur ta perserise radhen qe vjen. Njeriu mendon: hajd shpatullat e saja, kryetare partie kjo! Shpatullat e tjera jane te Presidentit te Republikes. Si mund te vuajne femijet e te parit te vendit e te kene nevoja per nje pale shpatulla te tjera? Cilat ishin shpatullat e tjera? Te prinderve te Monikes?!!!! Prinderit e Monikes mbajne me buke familjen e pare te vendit?! C’jane keta prinder? Si qenkan kaq te pasur?!!!! Monika se mos harrosh te na e thuash prape? Moj, zonje: mos po pergatitesh per Vetingun a per gjyqin e ardhshem? Kujdes Monika. Thuaje gjithnje qe ta marre vesh tere kombi shqiptar ne emer te kujt jane florinjte e Kerrabes!

  7. Flutura says:

    …mire i ke thene te gjitha, por habitem si ka mundesi qe ti ben ate pyetjen ne fund? Parti familjare!?!???!!!
    Se i bije qe ke shkruar kot fare dhe rreshtat e pare.
    …te demaskohet vjedhja, pa retorike e nenkuptime, te thuhen hapur gjithecka qe e dijne “ishet” afer kupoles se LSI. Kjo po, ka vlere per qytetaret.

  8. Bazarhesap says:

    Presidenti ben mire dhe kujdeset per femijet se do ja coj ne ndonje kishe ajo fallxhorja dhe do ja bejne fertele Popat manjak qe meret ajo debilja!!!

  9. Tirona says:

    Mona ska pas brek ne byth.

  10. ja beri mire zonja ne publik ! ja bere forra asaj fytyre te qelbur

  11. 123 says:

    Kush ka kryet me te medha, Mona apo pjellët e saj? Te mendosh qe keto shtazë jane pjese e borgjezise aristokrate e Shqiperise

    1. Prind says:

      Edhe gjithe floririn e botes te vjedhin ata, nuk behen dot kurre aristokrate, vete ate cehre nuk e blejne dot ata se nuk ju ngjit.

    2. Prind says:

      Edhe gjithe floririn e botes te vjedhin ata, nuk behen dot kurre aristokrate, vete ate cehre nuk e blejne dot ata se nuk ju ngjit.

  12. Fatmiri says:

    Brizida!Te pershendes per shkrimin edhe pse pak “te eger”,por te nevojshem per kushtet ne te cilat jetojme !
    Te pergezoi ;Fatmiri

  13. 123 says:

    BRILANTE !!!!!!!!

  14. Lushi says:

    Mona ka pas haru breket neper baule ????

  15. beso says:

    VETEM FAMILJET KRIMINALE KANE FRIKE PER FAMILJEN KESHTU FAMILJA E ILIR FLORIRIT I PLOTESON TERESISHT KETO KUSHTE, PO NUK HENGRE HURDHA NUK TE VJEN ERE….
    FAMILJA FLORIRI ESHTE E QELBUR…….

  16. peoples says:

    Le ta lexojne ata te Fredom House se na can B…….I qajne hallin hajduteve dhe krimineleve Fuck you….

  17. Gallofi i Pirrogoshit says:

    Sa e do Shqiperin Likja, por sa i do Shqiptaret Mona. Sa te bukur jane familjarisht. Tmerrohem kur mendoj se do perfundojne ne burg. Po ja moren edhe parate do mbeten keq femija ne Londer. Shteti duhet te kete parasush situaten dhe te bej veprime elegante me kete familje

  18. qazim says:

    Te vleresoj jashtezakonisht per kete shkrim e nderkohe,ashtu si dhe ju,cuditem e lebetitem se si medja qe po cmend dynjane me cdo gje,nuk guxon te flase e te investigoje per kete grua banale qe te tmerron me ligjerimet e saje zecjerra.Ajo te flet per moral,per zot,per familje,per korrupsion,per ndershmeri,per… Nderkohe qe lundron ne parajsen e saje qe “e ka bere me djersen e ballit”(11 banjo,edhe per macen).
    Kur do te vije ajo dite kur kjo grua me gjithshka te ndyre qe perfaqson,do te zhduket nga skena e bashke me te gjithe maskarenjte qe i mbajne ison e te fyejn me banalitetin e tyre.Deri kur keta maskarenj do te na marrin per dele?

  19. kushtuar kodoshes monika kryemadhi says:

    Cilat jane te ardhurat vjetore te Monikes dhe Ilirit, sepse sipas llogarive te mia vetem shkollimi dhe jetesa e femijeve te saj ne UK kushton mbi £150.000?

    Keta nuk jane vetem hajdute te pasurive te shqiptareve, por edhe hajdute votash.
    Vete Monika ka kerkuar personalisht fotografimin e votes si prove dhe kusht per nje vend pune, i cili ka zgjatur vetem nje jave,

    Agresiviteti dhe shperthimi i saj perkthehet vetem si frike ndaj humbjes se pushtetit, privilegjeve, pasurise dhe burgut.
    Ajo po ndjen dhe nuhat qe laku po shterngohet.
    Nuk ka rendesi ku investimet e saj jane, asaj do ti merren ashtu sic ka ndodhur ne UK me te gjithe politikanet e tjere dhe se fundmi me mbesen e Assadit.

    Femijet e saj jane fatkeqe vetem per faktin qe kane dy prinder si ata vete, qe historia do ti njohe dhe kujtoj si manipulues, mashtrues, hajduter, pushta, agresive dhe si kodosha te politikes shqiptare. Figura te urryera qe nuk meritojen te quhen shqiptare, njerez apo kafshe. Keta mund te quhen vetem monstra te filmave horror.

    Te gjithe keta betohen dhe sperbetohen se nuk kane vjedhur asnje qindarke nga pasuria e shqiptareve
    Betohet Saliu, betohet Shelezeni, betohet Mediu, betohet monika, betohet Iliri, betohet Basha

    Po ku shkoi gjithe ajo pasuri? Pse keta qe betohen dhe iu dha privilegji ta manaxhonin dhe ta ruanin nuk e bene, por per 30 vjet shkaterruan uzina, fabrika, shiten miniera dhe bregdetin.
    Perfaqsues te LSI ne nje qytet te vogel ne qender te Shqiperise (Monika e di mire per ke behet fjala, sepse ajo e viziton shpesh kete qytet) iu dha privilegji te ruanin dhe mbronin uzinen e naftes dhe TEC dhe ne te dyja keto vepra madheshtore te ndertuara nga djersa e baballareve dhe gjyshereve tane, gjithe pjeset metalike u cmontuan dhe shkrine per te investuar ne partine e familjes te Monikes dhe Ilirit. Sot ato nuk ekzistojne as edhe si shenje e historise industriale te vendit tone.

    Monika donte fakte dhe ky eshte nje fakt. Personat e lidhur me kete veper makabre dhe familjaret e tyre jane shperblyer me poste dhe pse cdokush e di qe disa nga keta kane nje veprimtari te erret jashte vendit dhe ne moshe madhore u kthyen te diplomohen (edhe pse ne shkollen 8 vjecare te asaj kohe nuk shkelqenin) dhe te bejne karriere politike.

    Sa me shume gerthet the therret Monika, iliri, berisha, basha, mediu, shkelzeni aq me shume bindet populli qe keta jane hajdutet.

    Fatkeqesia me e madhe e Shqiperise eshte ardhja e ketyre ne pushtet.
    Rama dhe Ruci duhet te tregoheni pragmatik dhe te te kerkoni voten e mosbesimit per Ilir Meten si president.

  20. RAMA IK , TË VIJË MONA ?? says:

    Është fatkeqësi për vendin , por këto që shkruan janë të vërteta.
    FODULLËK,
    INJORANC,
    PREPOTENC,
    ARROGANC,
    URREJTJE,
    FRIKË,
    MUNGESË TË THEKSUAR KLASI DHE ETIKE ,,E TË TJERA E TË TJERA, VËREHESHIN NË SHFRYRJEN E BASHKËSHORTES SÊ PRESIDENTIT.
    AJO DUHET TË FILLOJË SHKOLLËN NGA KLASA E PARË .
    TË MËSOJË RREGULLAT E MIRËSJELLJES, RESPEKTIT ,TË FOLURIN E KULTURUAR DHE TË GJITHA DISIPLINAT ME RADHË DERI NË KUALIFIKIMET PASUNIVERSITARE.
    DO TË MUNDET ME TRURIN QË KA TI REALIZOJ DOT ???!!
    SE DI ,POR DI TË THEM QË I SHOQI S’ËSHTË I AFTË TA NDIHMOJË .
    SI ZGJIDHJE SHOF : RAMA IK , TË VIJË MONA .

  21. Fred says:

    M. KRYEMADHI = M. KRYEKA…

  22. Tropo says:

    Keta Jane bastarde te vertete. …likja me munen. .te gjykohen..

  23. Provinciali me kollare dhe me Vila luksoze dhe miliona dollare says:

    Fatkeqsi e madhe nje President me grua Kyetare Partie ka pushtuar grabitur perdhunuar nje shoqeri te ter me injorancen e tyre ! Cdo gje ne Shqiperi mund te kete ndryshuar por mentaliteti i bejlereshave injorante te osmallinjeve nuk ka ndryshuar !
    Nje skanda l i vertet debati i Monikes me nje s[pektatore ne nje emison televiziv te pa kulturuar qe drejton nje far Artur Zhei Nje kaba hane !
    Monika pergjigjet si fallaxhore ” Mu befshin helm tek femijet nese une kam marr nje qindarke nga leket e shqiptareve !”
    Kjo nuk do as femijet e saj !
    Sepse dihet shume mire qe ajo ushqehet me taksat e shqiptareve per nje pune qe nuk eshte e afte ta bej ! Lere pastaj “Blloku ne dore ” i hesapeve nga Burri i saj i kapur gafil nga Dritan Prifti !
    Ska ndal

  24. Drejtesia mbi te gjitha says:

    Bravo Brizida per kete kontribut qe jep per te goditur keta politikane,qe jo vetem kane vjedhur,por behen edhe arrogante ,per te bindur qe jane te paperlyer.Edhe po te isha ne vendin e asaj zonje te nderuar dhe me dinjitet,nuk mund te veproja ndryshe,perballe asaj mostre politike,qe eberi te heshte,jo se pranonte ato qe thoshte “doktoresha e izotopit”,por se ishte e kote te mereshe me nje grua hipokrite me nje arrogance pa frena ku dhe Zhei i mbante ison si langaraq qe eshte shnderruar,per tagjine qe i afrohet.Edhe pse eshte e kote te analizosh broçkullat qe ajo shprehte(tani Kryemadhi nuk i le me vend llogjikes bindese,por rrjedhshmerise pa pike lidhjeje),do te ndalesha tek disa afermime qe i drejtoi zonjes se nderuar.
    Se pari i thoshte kujdesu per femijet e tu,siç kujdesem une per femijet e tu.Kjo bie ne antiteze me profesionin,qe ka zgjedhur Kryemadhi,se politikani sherben per te permiresuar jeten e gjithe bashkekombesave,se i jepen ne perdorim pasuria dhe arka e shtetit,dhe detyra e tij eshte permiresimi i mireqenies ,ne se jo populli humbet besimin dhe i jep besimin dikujt tjeter.
    Se dyti i thoshte me jep mua besimin ta ndryshojme kete sistem,si te ishte nje person jashte ketij sistemi.Si person brenda ketij sistem duhet te hap rruge si njeri i deshtuar ne interes popullit.
    Se treti ne hiqet si e pa korrutuar,qe nuk ka vene dore ne xhepat e njerezve.Matematika nuk eshte opinion .Me parat qe ka fituar si politikane bashke me te shoqin ,nuk do ti mjaftonin vetem per operacionet plastike ne fytyre,dhe jo per mbajtje e femijeve ne kolegje te shtrenjta qe shkojne mbi 160 mij paund(rreth 200 mij euro) ne vit.Na tregoka qe e kane ndihmuar familjaret,siç kane bere akrobacira dhe prokuroret e gjyketesit,dhe qe nuk jane mare ne konsiderate nga komisioni ,dhe i kane perjashtuar.Po per shtepite qe ka ne Tirane,Londer,Gjirin e Lalezit,apo investime te parave pa patur asnje aktivite ,vetem politikane me kohe te plote.Vertet nuk ka futur direkt duart qe xhepat e njerezve te thjeshte,por indirekt ka zhvatur me shume se aq,me aferat korruptive qe kane bere me tenderat,duke mare perqindjen e interesit,se ndryshe nuk behej ajo pasuri.Dhe kjo s’ka nevoje per fakte,por te arrijne te justifikojne pasurine qe zoterojne,ndryshe tu sekuestrohet siç u behet krimineleve dhe hajduteve ordinere,se ata jane dhe me keq.
    Se katerti na ben moral para zotit(hipokrizi e peshtire),dhe se azgje nuk mer me vet ne ate bote.E vertete eshte,por ua le trashegim femijeve,qe tua bej jeten te lehte,pa pasur asnje merite,ne dallim nga femijet e pjeses derrmuese te popullsise ,qe bejne sakrifica te medha ,per ti nxjere ne jete.
    Se pesti Kryemadhi le te shfajesohet para zotit,por kjo nuk e mbron dot para Drejtesise,qe ne fund te fundit ai eshte gjykimi i popullit,se sa per falje mekatesh para zotit ,historia na ka mesuar,se shume eshte abuzuar me kete shprehje,se dhe diktatoret me te eger te njerezimit e kane kerkuar si mburoje,por qe nuk ka bere shume efekt.

  25. rexha 10 says:

    ME KETA SHPATULLA KJO PO THOTE SE FAMILJA IME KA SHUME SHPATLLA QE E MBAJNE .PORE KURE TE SHKOSHE NE PROKURORI ,KUJTOJE MIRE SE NUKE FLITET ME PER SHPATULLA ,PORE PER EMRA .SI TA QUAJNE TE TEME? DHE SI TA QUAJNE BABAN? SA PER SHPATULLAT E ILIRIT FLETE MALI I TOMORRIT ,SKRAPI I UZINAVE,VIDIO PRIFTI QE VDIQE.SALI BERISHA PER FLORIRIN ,DHE ZERI I AMERIKES ,KURE E PYETI PRESIDENTIN ILIR PER AKUZAT E NGRITURA NE SHQIPRI KUNDER TIJE. KERCEU SI GJEL ,SEPSE NUKE I SHKOI MENDJA TEKE SHPATULLAT.

  26. Klea says:

    Mona meriton cmim me motivin “genjeshtra me e madhe e shekullit”, kesaj rradhe ja ka marre dhe Bill klintonit….per koken e kalamajve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje