Rrëfimi prekës i Bujar Asqeriut: Historia që fshihet pas emrit tim të vërtetë dhe kujtimi i vëllait të madh

19 Prill 2019, 09:14Kulturë TEMA

Aktori i njohur shqiptar, Bujar Asqeriu ka zbuluar për herë të parë të vërtetën e emrit të tij, duke treguar se ai nuk ka vetëm një emër, por ka dy të tillë.

Aktori rrëfeu se vëllain e tij të madh e quanin dikur Bujar, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë kur ishte vetëm 6 muajsh.

“Nëna më kishte treguar se kur u zgjuan një mëngjes, ai nuk po merrte frymë. Ishte shumë i bukur, me flokë të zinj dhe kaçurrela. ”- rrëfeu Asqeriu.

Ai tregoi se kur lindi emri i tij ishte menduar të ishte Drin ose Safet, e në fund vendosën ta quanin Drin.

Mirëpo në Gjendjen Civile kur duhet ta regjistronin e pyetën të atin e aktorit se pse ky emër lumi.

Në atë moment ata u ndjen pak keq dhe babai kishte propozuar ta regjistronin si Bujar, edhe pse e kanë thirrur gjithmonë Drin.

“E kishin shumë të vështirë të më thërrisnin me emrin e vëllait që kishte ndërruar jetë. Të gjithë në familje me thërrasin Drini, edhe gruaja. Gruaja më thotë Bujar vetëm kur ka ndonjë problem serioz”- u shpreh Asqeriu.

8 komente në “Rrëfimi prekës i Bujar Asqeriut: Historia që fshihet pas emrit tim të vërtetë dhe kujtimi i vëllait të madh”

  1. Selami says:

    Shko mor koqe i lindur ! Edhe ty te kishim mangut ne keto kohera…….

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Selam,ma nxore gjumin nga e qeshura… ?

  2. leo says:

    LAJM SHUME “PREKES..” …
    PO KUR ISH I VOGEL KY KA PIRE QUMESHT APO RAKI….
    KU ESHTE KY BUJARI SPO E SHIKOJME NE SKENE…..
    PO RROGE MERR KY…..
    PO BUKE HA KY……
    A PO VETEM PI….
    KESAJ I THONE PUNONI QORRA PINI HORRA…..
    SA AKTOR I MADH ESHTE GJYS METRI….
    PO KY NUK ESHTE AS BUJAR LAKO, AS CIM XHEPA, AS TIMO FLLOKO DHE NUK I VJEN AS TE THOI KEMBES TE MADHIT ROBERT NDRENIKA……
    MOS JA RRISNI VESHET SE AI FLUTURON ME PRAS NE B*THE…..

  3. XheJ eN Bi says:

    E pse nuk i vunë emrin e Muzafer Asqeri që e ka dhe kushëri nga babai.

  4. Kush ka te drejte? says:

    Aktor I madh dhe artist ne shpirt. Interviste shume e vleresuar me sinqeritet dhe dashuri per teatrin, filmin, artin shqiptar dhe Shqiperine. Komentet e mesiperme dashakeqese dhe te pabazuara.

  5. prill says:

    Bujar Asqeriu eshte actor me pervoje rolin e e ka luajtur si nje actor kalibri ai eshte cilesuar si actor I zoti ku ne rolet qe ka luajtur ne filma te mbeten ne kujtese.

  6. mik says:

    Te gjith aktoret nuk mund te vlersohen njelloj. Cdo aktor ka karakteristikat e veta te vecanta. Aktori vlersohet per cilesine e rrolit qe luan e jo nepermjet krahasimit me aktoret e tjere. Dikush tha : ky nuk asht Ndrenika, Xhepa e te tjere, por as Ndrenika e Xhepa nuk jane Bujar Asqeriu.
    Bujar Asqeriu asht aktor shume i mire, ka vlera artistike ne aktrim, si ne teater dhe kinomatografi, ndersa vlera e atyre qe e shajne asht vetem ofendimi.

  7. Sendi says:

    Ky Bujari alias Drini vetem aktor nuk eshte!
    Sec ka ca zgerdhirje,qe nuk e shoh dot!
    Kapadai,ngrefet si gjel deti dhe do te beje humor,por na vjen per te vjelle!
    Vazhdo me mire me raki se per gje tjeter nuk je ti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje