Blofi i Lulzim Bashës për pengimin e zgjedhjeve: Ja çfarë parashikon ligji

Prej më shumë se dy muajsh, opozita kë vendosur djegien e mandateve të deputetëve në shenjë proteste kundër qeverisë, për të cilën pretendojnë se ka ardhur në pushtet me votat e blera me paratë e krimit.

Në këto dy muaj opozita ka zhvilluar një sërë protestash, por ndërkohë që opozita ka dalë jashtë parlamentit, sot defakto kemi nje tjetër opozitë parlamentare.

Deputetët, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi nga PD dhe Lefter Koka i LSI-së, dhe Robert Bitri i cili kishte dalë si deputet i pavarur nuk pranuan të djegin mandatet. Më tej, të tjerë kandidatë nga listat shumë emërore të PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet e qershorit 2017, pranuan të marrin mandatet, duke çuar kështu në krijimin e opozitës parlamentare.

Për më tepër në seancën e fundit plenare u zyrtarizuan edhe dy grupet e reja parlamentare të opozitës dhe kryetarja e grupit parlamentar demokrat, deputetja Rudina Hajdari e tha qartë se opozita parlamentare do të futet në zgjedhjet e qershorit.

Por, nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë me qëndrim publik, duke u shprehur se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve fasadë.

Por, si do ta ndalojë Basha zhvillimin e zgjedhjeve?

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë parashikon dënime nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, nëse dëmton zgjedhjet.

Më konretisht, Neni 326/a , parashikon që: Dëmtimi, prishja, shkatërrimi me dashje apo zëvëndësimi në kundërshtim me ligjin i pajisjeve, vulabe, kodeve të sigurisë apo çdo materiali tjetër zgjedhor të parashikuar nga ligji, dënohet me burgim gjashtë muaj deri në pesë vjet.

LEXO EDHE:  Vasili sulmon SHBA-në/ “Zgjedhjet nuk janë fushata grumbullimi patatesh”

Po këto vepra penale, kur kryhen nga personat përgjegjës për administrimin zgjedhor ose në bashkëpunim, ose më shumë se një herë, apo kur kanë sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, kanë sjellë pavlefshmërinë e tyre apo kanë cënuar rezultatin e votimit dënohen me burgim nga tre deri në tetë vjet.”.

Dhe Neni 330/ Pengimi i zgjedhësit, thotë se : “Pengimi i zgjedhësit për të votuar në qendrën e tij të votimit, duke shkelur rregullat e votimit, duke i marrë apo duke i dëmtuar dokumentin e tij të identifikimit, apo në çdo formë tjetër, dënohet me burgim nga një vit deri në pesë vjet.

Kur kjo vepër kryhet më shumë se një herë, ndaj më shumë se një zgjedhësi apo kur kryhet nga komisionerë zgjedhorë, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.”

Ndryshimet në Kodin Penal janë bërë të gjitha me propozimet e PD-së dhe me konsensus. Tani ndodhen përballë faktit që njerëzit rrezikojnë burg nëse tentojnë të dëmtojnë zgjedhjet, dhe në fund nuk do dënohet Basha.

Ai pret që të përdoren militantët dhe demokratët dhe në fund ai i braktisë, ashtu sikurse ka bërë në shumë raste.

Do t’i braktisë sikurse bëri me protestuesit e kukësit, për Rrugën e Kombit,  do t’i braktisë sikurse bëri me rastin e Astirit, apo siç ka ndodhur me dhjetëra protestues.

Basha bën thirrjen dhe në përfundim me ligjet e propozuara nga vetë ai, burgun e bëjnë militantët dhe Luli gëzon miliona eurot e fituara nga marrëvëshja me Ramën.(CNA.al)

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Blofi i Lulzim Bashës për pengimin e zgjedhjeve: Ja çfarë parashikon ligji”

  1. Meti says:

    Po i shohim se si shtetet e NATOs i trajtojne rremujaxhite e rendit publik. Kush shkaterron e terrorizon votusit. te

    shpija pa qera e ka venin.

  2. loni says:

    kush prish zgjedhjet te denohet pa asnje medyshje sipas ligjit te shtetit,por edhe ju te redaksise keshtu sic i shkruani keto artikuj,me kujtoni fiks fare propaganden komuniste,ku i bente thirrje armiqve te bremshem,mos degjoni dhe shkoni mbas kapitalistet amerikane,se ata ju hedhin kundra vendit tuaj,dhe ju merrni denime te ashpra,kurse ata bejne analiza me jeten tuaj duke ju hedhur ne gracken tone te sigurimit te shtetit,largohuni nga keto ambicjet e jashtme kapitaliste sa nuk eshte vone,ligji i popullit shqiptare do tju godasi me te gjithe forcen dhe vigjilencen e saj deri edhe denime me vdekje,kurse spektatoret tuaj kapitaliste do shijojne planet e tyre te deshtuara,HIQNI DORE SA ME PARE,jo thirrje eshte per armikun e bremshem,edhe ju te redaksite se sotme me kujtoni keto thenie te dikurshme qe shkruheshin dhe thuheshin perpara 50 vjetesh,e njejta propagande por thjesht atehere permendesh edhe denimi me vdekje,kurse sote nuk ka denim me vdekje,vetem ky eshte ndryshimi nga kjo propagante e kesaj gazetari.

    1. Sa per dijeni says:

      O shoku CNA.al eshte portal totalisht i djathte, i dale nga rradhet e PD por qe eshte kunder Lulzim Bashes. Kjo nuk eshte propagande por informin per tufat e budallenjve qe akoma therrasin si dikur Parti-Enver vetem se e kane nderruar me Sali Berisha dhe qe jane gati te hidhen ne zjarr se besojne se do i mbeshtes e mbroje partia.

  3. ilo says:

    Se cfare parashikon ligji ka 30 vjet qe e dime ne …puna eshte a do te zbatohet ligji///???

  4. undefined says:

    Sa njeri kot. Pa shprehje. Po kur bertet dhe ban si I forte !!!

  5. Zigur Qarri says:

    Vetem Lul Basha mund te bashkoje shqipetaret drejt fitores. Shqipetare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen. Te bashkojme ballkanin. Lul Basha

    1. Anastasit me car turinjve says:

      Ti vrromje Janulle t’i jash mune Zigur Qarrit. Vjen era perc edhe matane kompjuterit.

  6. s.g. says:

    Nëse inividë ose liderë të organizatave shoqëroro politike nxisin rrëmujë ose incidente me qëllim dëmtimin e zgjedhëjeve si e kapë ligji atë -ata

  7. Gimi says:

    PD DO TE BEHETE SI HAMASI,ORGANIZATE TERORISTE.DO TE FUTET NE LISTEN E ZEZE.

  8. Jimi says:

    Inspiruesit, organizatoret dhe egzekutoret e prishjes se zgjedhjeve, do te konsiderohen si bandite e terroriste dhe si te tille do te trajtohen edhe nga policia. Kush ka bythe le ta provoje!

  9. emigranti says:

    aty shpreso o zigur qarri thuaaj lulit dhe berishes me jepni dhe ca para te vazhdoj propagandej per tju mbrojtur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *