PD-në e “vrasin” zgjedhjet që prodhojnë konkurrencë

20 Prill 2019, 19:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje për të ndalur deputetët e opozitës në Parlament të hyjnë në zgjedhjet e 30 qershorit, ashtu siç përpiqen të dekurajojnë këdo që nuk e ka pranuar aktin vetëvrasës të Sali Berishës për partinë e tij. Ka 24 orë që të gjithë merren me partinë që mund të krijojë Rudina Hajdari apo Astrit Patozi, çfarë emër do t’i vënë, ku do t’i gjejnë firmat etj.

Debati real nuk është themelimi i një partie, por hyrja në zgjedhje kundër vendimit dhe vullnetit të PD-ës, Sali Berishës. Dhe këtu nuk është fjala më as për Rudina Hajdarin, as për Astrit Patozin dhe çdo emër tjetër të përveçëm.

Fjala është nëse këto zgjedhje do prodhojnë garë dhe për këtë janë në garë shumë PD të dala nga Partia Demokratike, të cilat janë një fluks përfaqësues për të prodhuar garë.

Nuk është vetëm partia e re që mund të krijojnë formalisht deputetët e opozitës, ajo që do hyjë në zgjedhje.

Mendoj se bomba e parë nuk është Rudina Hajdari apo Astrit Patozi, por ajo që nuk ka shpërthyer ende, dhe që ka të bëjë me kandidatët për kryetar bashkie të PD, që janë në detyrë. Disa prej tyre po e mendojnë personalisht hyrjen në zgjedhje, ndoshta si kandidatë të pavarur, ose duke përdorur siglën e ndonjë partie tjetër nga e djathta.

Dhe ky është një akt normal i tyre, që buron nga e drejta për të rikandiduar.

Ka disa parti të tjera të dala nga PD, që janë tashmë të përfaqësuara me deputetët e tyre në Parlament, që do të hyjnë në zgjedhje. Dy parti të Ballit Kombëtar dhe disa aleatë të tjerë të vegjël do të nxjerrin kandidatët e tyre. Dhe mos thoni që dhe këta nuk i ka futur PD në Parlament, në emër të votave që i kanë dhënë PD.

Shumë prej këtyre mund të kandidojnë figura të anashkaluara të PD, që mund të vihen në dispozicion të tyre.

Është edhe grupi demokrat i opozitës në Parlament, i kryesuar nga Rudina Hajdari, që mund të rregjistrohen në zgjedhje, ose si parti, ose duke mbështetur kandidatë të tyre. Deri më tani këtë grup e ka mbështetur nga strukturat e PD, ish- nënkryetari Astrit Patozi dhe mbështetës të tij në gjithë vendin, që mund t’i japin trajtën e një partie të re, ku dhe është foksuar debati i ditëve të fundit.

Figura të tjera politike të PD, të lëna jashtë, janë po ashtu mbështetëse për hyrjen në zgjedhje, edhe nëse krijojnë parti këto ditë, edhe nëse e krijojnë pas një viti. E rëndësishme është që shumë njerëz të PD, përveç grupit të gatshëm të Sali Berishës, janë duke hyrë në zgjedhje, ose si kandidatë, ose si mbështetës të kandidatëve, ose si pjesë e debatit për të marrë pjesë në zgjedhje.

Problemi kryesor këtu nuk është a do kemi një parti të Rudinës, një parti të Patozit, një parti të të dyve bashkë, apo një parti të bashkuar të të gjithë kundërshtarëve të Berishës. E sigurtë është se ka një aleancë të gjerë të gjithë kundërshtarëve të vendimit për të mos hyrë në zgjedhje, që duan të hyjnë në zgjedhje, dhe kjo është goditja kryesore për Partinë Demokratike.

Akti i saj kamikaz për të dalë nga sistemi ëshët goditur qysh tani, dhe po e shndërron atë nga parti poltike, në një bandë gangësterësh, që s’di kush ua ka mbush mendjen se mund të trembin shqiptarët të votojnë.

Ai vendim është dënuar gjerësishtë nga faktori ndërkombëtar, por mbi të gjitha, nga fluksi historik i Partisë Demokratike brenda vendit. Ndaj tani pyetja kryesore është, nëse zgjedhjet do prodhojnë konkurrencë apo jo.

Nëse zgjedhjet prodhojnë konkurrencë dhe kandidatë konkurrues, pamvarësisht siglës që kandidojnë, ato janë jo vetëm zgjedhje të mira, por dhe zgjedhje të mbara, pasi nxjerrin përgjithmonë në penson, një parti që ka vrarë e para zgjedhjet në këtë vend, një parti që ka bërë zgjedhje pa kundërshtarë, duke i zbuar ata me dhunë dhe një parti që mendon se do mbijetojë, ose duke vjedhur zgjedhje, ose duke prishur zgjedhje. Dhe një monstre të tillë, natyrisht që vdekja nga zgjedhjet do t’i vijë.

16 komente në “PD-në e “vrasin” zgjedhjet që prodhojnë konkurrencë”

  1. Usa ? says:

    Bravo Mero.Studentët duhet te krijojnë lëvizje te re. Pd, Ps , dhe lesh e lija duhet dhe do shkojnë per skrap.Kjo kastë politike e mbylli ciklin.Rroftë USA.

    1. kujtesa says:

      Me djegien e mandateve te opozites me urdher te Sali Berishes,duhet te kuptojme qe pas vdekje politike te Saliut,mbaroi dhe epoka e tij.
      Duke qene se nga PS stafeten e merr Erjoni qe eshte benjamin i perendimit,me kete levizje behet dhe pastrimi perfundimtar i “politikaneve” te modelit Ndoka,Noka,Paloka e te gjithe “oka-t” me radhe nga PD si dhe gjithe lesh e listet e tjere te mbetur nga opozita qe braktisi parlamentin.
      Keshtu,Berisha kerkon te pastroje gjynahet e gati 30 viteve politike te qelbur dhe vrastare qe beri me shqiptaret.
      Nxjerrja nga politika,ishte nje urdher i marre nga USA me kushtin qe mos ti kercasin hekurat ne kycet e dores asnje prej pjesetareve te familjes.
      Sa i perket Bashes,Hollanda eshte atje ku e pret dhe familja e tij.
      Pjesa tjeter,ose veprojne si Gruefski ose si Aliende!

    2. ben says:

      Ajo qe nuk ke KUPTUAR ti o Mero bashke me timonierin eshte se PD nuk eshte as Sali Berisha as Lulzim Basha.
      PD dhe opozita jane ata njerezit qe ne sontazhin e fundit e nxirnin opoziten 56% me vetem 1 muaj qe kishin djegur mandatet.
      Ajo qe nuk ke kuptuar ti dhe timonieri eshte se PD I intereson qe ju te shkoni ne zgjedhje, sepse per cdo shqiptar eshte e qarte se nese 1 parti e madhe si PD dhe opozita duke ndenjur brenda sistemit nuk ariti dot te ndalonte grabitjet vjedhjet hashashin dhe blerjen e votave nga banda e rilindjes si mund ta realizoje kete hajdaresha rudine apo hajdari ralf dhe hajdari myslym???????
      Nese rilindja do bjeri ne kurthin e ngritur me mjeshteri nga opozita dhe do shkoje ne zgjedhje bashke me keta karagjozet e tjere atehere PD dhe opozita nuk do jete me 56% sa ishte para 20 ditesh por do shkoje 66%. Dhe besoj kaq e kupton cfare dmth nje ngritje tjeter me 10% e opozites.
      Nese nuk e kupton ta them une, kjo dmth qe timonieri dhe ata te ndriturit qe e rrethojne kane hedhur celsat e qelise se tyre ne oqean.
      Personalisht uroj qe timonieri ti shkoje deri ne fund cmendurise se tij sepse e di dhe jam I bindur se sa me e madhe cmenduria aq me I madh do jete dhe ndeshkimi.

      1. undefined says:

        …vazhdon Ben te pjer….

  2. Tani says:

    R.I.P. banda e Pederastave qe e ktheu shqiperine 100 vjet prapa.Zoti te bekofte Edi Rama qe u dhe shkelmin bytheve maskarenjve nga te dyja anet.Nese I dergon ne Rec je hero kombetar.

  3. Cudia says:

    Per sa kohe qe Patozi eshte pjese e partise atehere per lesh do shkoje edhe Rudina me gjitbe partine e saj.

  4. Life is game says:

    Edhe sikur PD te hyje zgjedhje, Partia e Rudines eshte me rrezikshme se PS per Pd! Sepse: Votuesit e saj do vine nga PD dhe elektorati gri!
    Partia Bindja Demokratike VERSUS Partia Demokratike.
    Tani do te jete interesante Kerkesa PD per nje Qeveri tranzitore, pa Ramen Km.
    Votimi ne doren Deputeteve te PBD dhe te pamvarureve te (LSI). Mendoni shperthimet dhe Gallaten e M.Murrizit, sikur Pd te prozoj Ministra: Alibeajn, Gaz Kavajsin, Ed Paloken, etj. Eshte koha e Myslim versus Basha.

  5. Sokrat Turtulli (drogaxhiu i mokrës) says:

    Ore unë çtu bëj parcelave që kam në Mokër pa di unë si ta zgjidh problemin e pd.

  6. Qytetar says:

    Ngjarjet po rrjedhin pertej perceptimit te Berishes.
    Partia e privatizuar prej tij,u mundua te dale e bashkuar,pas nje revolucioni me shashka,ku media e kazanit e mbeshteti si nje altileri e rende.
    Ka pesuar nje goditje me te djathten,nokdaut !
    Koha kerkon te dale ne skene nje parti e vertet demokratike,pro euro-atllantike.
    Demokratet e vertet duhet ta mbeshtetin,neser do jet vone,”titaniku” Berisha po mbytet.
    Partia e familjes Meta,dhe me dy veta(Mona dhe Iliri) do krekoset si force e pare.

  7. USA says:

    Te qifsha konkurencen o plere qe vetem ke vjedh me te gjithe partite demokratike dhe Rilindjen! Ti je fahri balliu i rilindjes dhe edi rames! Vidh se te ka ardh dita!

  8. Komentuesi says:

    Me krijimin e e partise se re nga Rudina Hajdari,e hengri te semes pd-ke qe deri dje e hidhte shurren perpjet se jane budallenj.Rudina ka mbeshtetjen e popullit, te Amerikes dhe te Evropes dhe do fitoi zgjedhjet.Pd-ke do shperbehet.Kjo eshte pasoje e nervozizmit te Sali Berishes i cili donte te shpetonte nga drejtesia,duke shkuar me shprese se do rrezonte Edi Ramen me protesta dhe zgjedhjet nuk do beheshin.Mirepo dardha e ka bishtin mbrapa,koha sjell gjera te reja dhe te papritura,aq sa nuk i shkonte nderment Berishes si krimine qe eshte.

  9. Titi says:

    Tani e ardhmja e vendit eshte ne duart e sigurta te Rudines.Vertet i beson keto qe le shkruar .Turp per te gjithe ata qe e quajne normale situaten ne Shqiperi.Me maskarenj te tille si Berisha -Luli dhe Rama -Ruci Veliaj ne gremine kemi per te shkuar.Por te lutem mos e promovo si shpetim dhe si alternative Nje injorante si Rudina apo Murizi.

  10. Petrit says:

    Nuk eshte Rudina Hajdari e as Astrit Patozi qe duan te krijojne parti e te futen ne zgjedhje
    Rudina Hajdari nuk mund te mbledhë as 20 firma e jo më 30 mijë te tilla qe i duhen per tu regjistruar.
    Eshte nje perpjekje e gramoz ruçit per te manipuluar trupakten Rudine e rrjedhimisht per te manipuluar zgjedhjet.
    Partitë e dala nga PARTIA DEMOKRATIKE historikish nuk kanë qene kurre faktor në zgjedhje.
    Ato jane perdorur gjithmone nga e majta komuniste per te perçarë PD-ne.
    Komunistet po kthehen ne gen. Formula perça e sundo ka qene gjithmone parimi i tyre kryesor.
    Ne shqiperi eshte vetem nje parti e djathtë dhe ajo eshte PARTIA DEMOKRATIKE.
    Propaganda e shokut mero me urdher te shokut gramoz eshte boshe.
    Shqiptarët po zgjohen dhe do shporrin kete farë te keqe komuniste.
    Vdekje deri në çelizen e fundit te fares se keqe komuniste.
    E drejta do triumfoje
    E djathta do fitoje

  11. Ce says:

    I perjetshem qofte kujtimi i Flamur HERMAN Geringut, paloqes, Klevis krricit te Faros , salianjit strazos, plakut te pjerdhur Spaho, albana surratgerdalles, sharebajgave te leshitlikes kejdi dhembcakallja dhe Nora bythderrja gjithollog’ja, Nafije fallxhorja dybeku, leshi dhise

    1. Tung says:

      Ben e ke gabim, p d_ja jo 66 perqind por 88 perqind ne zgjedhje qe neser apo pas nje viti e thene troç qe ta kuptosh mire nder te tre nje ma te gjatin

  12. John says:

    Meqe jeni te sigurt se PD e vrasin zgjedhjet e lira , bejini ato te lira! Po ti beni te lira thjeshte do provohet se monopoli mbi pushtetin e nje krahu, ka mbaruar.Ndaj dialog e konsensus per zhvillimin ekonomiko social e demokratik te vendit. 3 K -te qe shkaterruan vendin: konflikt, korrupsion e krim. Bermude e gjalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje