U arrestuan në Tiranë, ekstradohen në Uashington dy persona të shpallur në kërkim nga SHBA

20 Prill 2019, 09:44Kronika TEMA

Interpol Tirana ka ekstraduar drejt SHBA-së dy shtetas të kërkuar nga Interpol Uashingtoni.

Ata u arresuan ne vendin tonë në një operacion të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkura të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA.

Shtetasit qe u ekstraduan janë V. D., 30 vjeç, lindur në SH.B.A dhe A. I., 30 vjeç, lindur po në SH.B.A.

“Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washingtoni/SHBA, pasi Gjykata e Connecticut/SH.B.A. në vitin 2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” parashikuar nga Kodi Penal i Sh.B.A-së”-njofton interpoli.

Njoftimi i plotë

Në kuadër të bashkëpunimit me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA, u bë ekstradimi nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të arrestuar në Shqipëri, konkretisht:

– V. D., 30 vjeç, lindur në SH.B.A,

– A. I., 30 vjeç, lindur, në SH.B.A.

Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washingtoni/SHBA, pasi Gjykata e Connecticut/SH.B.A. në vitin 2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” parashikuar nga Kodi Penal i Sh.B.A-së.

Arrestimi provizor i shtetasve të mësipërm me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë në datën 21.09.2018 gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkura të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA

Shtetasit e mësipërm ju dorëzuan Oficerëve të Policisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Aeroportin e Rinasit.

5 komente në “U arrestuan në Tiranë, ekstradohen në Uashington dy persona të shpallur në kërkim nga SHBA”

  1. pyetje says:

    Cfare shtetesie kishin keta dy persona (shtetas) me iniciale?
    Perse nuk jepen emrat e plote, perderisa jane edhe te denuar me vendim gjykate?

  2. IVONI says:

    .. SEPSE I DO AMERIKA , S`E KUPTON ..? AMERIKA BEN C`TE DOJE E ASKUSH S`MUND TA NDALOJE ..! NUK E SHIHNI , A NUK KANE QEVERISUR AMBASADORET E AMERIKES KETA 30 VJET ..?! PRISNI C`DOI TE SHIHNI ..!

  3. Kuq e zi says:

    O gazetar palaco dhe polici palaco
    Nuk patet turp qe postuat dibranin pa breke kur spati as akuze
    Kurse keta me urdher arresti i mbani fshehur apo jane fis me politiken ne kete rast ps se po te ishin te tjeret i kishit nxjerr dhembe e dhemballe gjer te brezi i trete

  4. Kuq e zi says:

    Arber isaku
    Vincent de caro
    Hahaaaaa po ben tema si kurva ndershme
    Plotsoni sa me shpejt artikullin se late name

  5. Ben says:

    Ore I VIN idiot! Extradiimi bëhet me mareveshje du paleshe. edhe Shqipëria do marr kriminelat nëse arrestohen në SHBA. Me sa duket qe ti do Qe Rusia apo Turqia të bëjë si të doje. Edukohu një cike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje