Grabitja në Rinas, policia arreston 4 persona nga Elbasani

21 Prill 2019, 21:01Kronika TEMA

4 persona janë ndaluar nga policia këtë të diel në Elbasan, pasi dyshohet se kanë lidhje me supergrabitjen e ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit.

Nga të dhënat e para, dyshohet se personat e ndaluar kanë modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, i cili u përdor nga autorët gjatë grabitjes në aeroportin e Rinasit.

Sipas të dhënave nga policia, dyshohet se servisi ku është modifikuar furgoni ishte marrë nga Klement Çala nëpërmjet një të afërmi.

Klement Çala, sipas policisë, dyshohet të jetë një nga autorët e grabitjes së 9 prillit, ku u morën miliona euro në pistën e aeroportit, ndërsa mbeti i vrarë edhe një nga grabitësit, Admir Murataj.

1 komente në “Grabitja në Rinas, policia arreston 4 persona nga Elbasani”

  1. John says:

    Akti i vjedhjes nga te pashkollet krim i ndeshkueshem , kur keto para i ndajne me hajdutet me shkolle e pushtet kthehet ne spektakel. Perderisa nuk ka Kontroll te Larte te Shtetit, Prokuorori e polici te depolitizuar e te pakapur, e Shik inekzistent , ndersa lakmia e babezia e sundimtareve prek qiejt e burimet natyrore e financiare te vendit kane ikur per wool……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje