Kultura e tekstit të shkruar dhe debati si Pazar te «këmba e urës në Rrogozhinë»

21 Prill 2019, 19:46Blog TEMA
Kultura e tekstit të shkruar dhe debati si Pazar te «këmba e

 

Ilir Yzeiri

Besoj të gjithëve ju ka bërë përshtypje që, në disa debate, ku i ftuar është edhe gazetari shqiptar me origjinë italiane, Karlo Bolino, debatuesit rrinë si të mpirë ose gjenden pak gafil, kur Bolino nxjerr copëra letrash dhe citon dokumente. Qoftë në rastin e dosjes së famshme 393, qoftë në debatin e fundit për qëndrimin e deputetes holandeze për vizat, Bolino citonte dosjen e prokurorisë në rastin e parë dhe deklaratën e një ish zyrtari europian në rastin e dytë, duke argumentuar se përmbajtja e këtyre teksteve është krejtësisht e ndryshme nga shumica e opinioneve apo perceptimeve që janë krijuar. Në rastin e dytë, më bëri përshtypje se Bolino duke iu referuar deklaratës së ish- ambasadorit OSBE-së, Robert Bosch, tha se, sipas tij, vetëm 02% e kriminalitetit në Holandë u referohet shqiptarëve. Në këtë rast, ka pak rëndësi opinioni që mund të ketë dikush për zotërinë e nderuar Bosch. E rëndësishme, në këtë rast, është shifra zyrtare 0.2%. Dhe pikërisht këtë theksonte Bolino, duke këmbëngulur në debat që vota e deputetes holandeze dhe grupit të saj nuk reflekton gjendjen reale të sendeve. Të gjithë të pranishmit në atë debat, me ndonjë përjashtim, jo vetëm që nuk u morën me të dhënat, por, duke i injoruar ato, nisën përsëri të grinden dhe të shkëmbejnë akuza për mallin që kishin nxjerrë në tregun e llafeve duke sharë e duke hedhur poshtë me të njëjtin zell dhe më të njëjtën zhurmë që njeriu ndien nëse i qëllon të kalojë nga ndonjë Pazar mallrash që zhvillohet në ndonjë këmbë ure apo në ndonjë shesh me pluhur.

Kjo dukuri, pra refuzimi për ta ndërtuar debatin mbi të dhënat, mbi dokumentet apo mbi tekstin e shkruar, po bëhet një sëmundje e pashërueshme për ligjërimin publik shqiptar dhe po na identifikon, gjithnjë e më shumë, me një kulturë që lidhet, më së shumti, me traditën orientale që mbështetet kryesisht të kultura e ligjërimit gojor dhe te thëniet maksimaliste që vijnë nga urtësia e ashtuquajtur popullore që disa herë përzihet edhe me të vërteta të ngjyrosura me tis fetar. Ndryshimi i kulturës së Lindjes me atë të Perëndimit, dallon, veç të tjerash, edhe nga aftësia për të ritreguar jetën me forma të ndryshme veç rrëfimit teologjik. Arti, dokumenti, publicistika, piktura, arkitektura, letërsia janë forma alternative të rrëfimit të jetës përvç formës hyjnore, ashtu siç është dhe filozofia dhe shkenca. Shqiptarët kanë një traditë jo fort të shënuar në rrëfimin e botës. Të ardhur nga një natë e thellë dhe e errët osmane ku dija dhe kuptimi i botës bëhej vetëm përmes dervishëve apo imamëve dhe kadinjve në pjesën më të madhe dhe nga priftërinjtë e vetmuar e të paktë katolikë, arsyetimi dhe debati përmes teksteve alternative ishte një gjë e mangët. Institucioni i kuvendit të burrave dhe i odave në raste të veçanta, ishte i vetmi vend ku merrte frymë debati. Tradita e pakët pluraliste e kohës së mbretërisë u zëvendësua nga sundimi i ideologjisë totalitare dhe nga zëvendësimi i dialogut me monologun. Në këtë rast monologu duhej të citonte vetëm një tekst dhe kjo ishte e kuptueshme në kushtet e diktaturës.

Ajo që ndodhi pas rënies së diktaturës, në lëmë të ligjërimit publik, është një nga problemet më të mëdha që për shumë kohë do të kërkojë vëmendje dhe studim. Vetëm se ajo që vihet re sot është shkatërrimi i të gjitha autoriteteve të së vërtetës. Shqiptarët nuk besojnë më në asgjë dhe te askush. Asnjëherë si sot përçarja dhe shkatërrimi i stofit social nuk ka qenë kaq evident sa tani. Natyrisht, shkatërrimi i miteve të rreme dhe ridimensionimi i së vërtetave është një proces normal, por, shqiptarët nuk kanë më asnjë kriter për të vlerësuar të shkuarën e tyre, asnjë ide se si duhet të jetë e tashmja dhe nuk ju intereson më se çfarë duhet bërë me të ardhmen. Vini re debatet për historinë, për luftën dhe për Skënderbeun ndonjëherë. Në këtë ligjërim nuk ka debat, por ka rrëfim asgjësues mbi njërën ose tjetrën palë. Është shumë vështirë të gjesh ndër shqiptarë heronjtë e mendimit. Shqiptarët gjithmonë nxjerrin në krye të elitave të tyre njerëz që i fshijnë epokat si uji i detit që merr përpara një kështjellë ndërtuar prej fëmijësh. Ne të gjithë duket sikur jetojmë në ajër, në një terren bosh sepse vijmë nga diktatura, të cilën e kemi fshirë, as për Luftën nuk jemi në një mendje, për Mbretin jo e jo. Nëse ngjitemi në Pavarësi çështja ngatërrohet më keq.

Pikërisht kjo rrëmujë në mendim ka nxjerrë në pah trimat e studiove televizive që kanë marrë rolin e të gjithëditurve, sepse, gjithçka para tyre është bërë hi. Ndaj askush nuk citon një dokument, një të dhënë, sepse, të dhënat e «dëmtojnë» mendimin e «guximshëm» prej revolucionari që ka për qëllim jo të ndërtojë një ide por të djegë me acid fjalësh një kundërshtar politik.

Për të kuptuar botën dhe veten shqiptarët nuk kanë nevojë të lexojnë të dhëna, të analizojnë dokumente apo tekste. Ata mjaftohen që të dëgjojnë nga mëngjesi në darkë përleshjet me fjalë dhe luftërat me heronj që vrasin e vriten nëpër studio televizive, që e tregojnë kundërshtarin si një armik në fushën e Torviolllit të cilin do ta shkrijnë me hekur e me zjarr.

Ndaj nëse në ndonjë studio do të shfaqet ndonjë gazetar si Bolino që citon dokumente, më së shumti ai do të quhet i shitur te armiku.

12 komente në “Kultura e tekstit të shkruar dhe debati si Pazar te «këmba e urës në Rrogozhinë»”

  1. taku says:

    Te lumte Z Yzeiri

  2. Llaman says:

    “E pour si move”-do thoshte Galileu. Eshte e habiteshme se si nj italian si Bolino lufton me argumenta per te pastruar namin e shqiptareve nga llaspa qe derdhet nga burime te jashtme e te brendeshme. E kur shikon zhurmues qe i nderpresin vazhdimisht fjalen, qe ne vend te gazetarise kane tymnajen, beson se Bolino eshte me shqiptar dhe njekohesisht objektiv.
    Po ju z. Ilir, nuk ju therrasin ne te tilla biseda televizive, apo rrefuzoni te shkoni. Besoj se prania jote do te ishte konkurence pozitive ndaj Bolinos

    1. @ says:

      @Llaman
      Galileu ka thene “E pur si muove”. Ate qe ke shkruar ti mbaje per vete..

  3. tarasi 2 says:

    shume e sakte ,

  4. Zigur Qarri says:

    “Para disa muajsh,një nga agjencitë e mëdha botërore citoi në kushtet e anonimatit,një diplomat të huaj teksa thoshte,se në Europën Perëndimore,takimet me njerëzit e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë janë shumë të sikletshme,pasi e dinë se përpara tyre nuk
    janë ata që duhet të luftojnë krimin e organizuar,por krimi vetë”.Ky konstatim le te kuptosh,se Parlamenti hollandez ka penalizuar
    indirekt Qeverine shqiptare,sepse ne shume vende Perendimore jan te bindur,se mbas bizneseve te droges ne Shqiperi,jan qeveritare
    te larte dhe vete Kryeministri D’Rama.Deklara ish-ambasadorit e OSBE-se ne Shqipëri, Robert Bosch,se vetem 0.2% kriminalitetit
    ne Hollande u referohet shqiptareve,e perforcon kete.Penalizimin e qeveritareve(jo te gjith shqiptareve) shqiptare,e ka bere më
    pare Anglia ,me mbylljen dhe moshapjen e llogarive bankare ne Bankat angleze te politikaneve shqiptare ,sepse jan qe te gjith
    te korruptuar.Kur e denoncoi Deputeti Agron Shehaj kete fakt,Depuetet e PS-s dhe kryebanditi D’Rama filluan te qeshin,dhe
    megafonet mediadik te tyre e sulmuan,per ta lene me pas ne harrese.Dhe ja ku arritem tani,ne poshtrimin si komb!Qeshni tani!
    Lajmi per testin e droges nga Presidenti Ukraines dhe kundershtari i tij,ishte nje paralajmerim per Edvin D’Rame Escobarin.Keshtu
    qe,Robert Bosch duhet te shfajesonte politikanet,sepse deklarata e tij vlen vetem per faktorin militant brenda kufijve,por jasht
    Shqiperise,do te gajaseshin së qeshuri,sidomos ne Hollande.Pergjigjen hollandezeve duhet t’ja jepte dipllomacia shqiptare dhe
    vete Kryeministri,ne nje ballafaqim me Deputetet hollandez,pse jo edhe ne Parlamentin e tyre ku u penalizua Shqiperia.Por
    Kryeministri yne nuk eshte Sokrati,por nje politikan i dhjere kembe e duar,prandaj apologjia per të eshte e pavlere,prandaj edhe
    ai gjithmone ndersen te tjeret,ashtu si bëri edhe me politikanin gjerman Gunther Krichbaum,ku gjermanet e diskretituan duke
    nxjerre genjeshtare.Edvin D’Rame Escobari ne vend qe ti pergjigjej hollandezeve,per kete poshtrim te Shtetit dhe kombit shqiptare,
    ja mbath per ne Katar,qe dihet perse!Sepse s’ka si ti pergjigjet hollandezeve nje Kryeminister qe mbron haptas mafiozin Saimir
    Tahiri dhe fut ne burg policin denoncues Dritan Zaganin!Strategjia per t’ja hedhur fajin te tjereve e praktikuar ne menyren më
    perfide si askush tjeter më pare,nga banda mafioze e “rilindjes” dhe kryemafiozi Edvin D’Rame Escobari,ka pasur efektin bumerang
    me faktorin e huaj,dhe degradim moral me permasa katastrofale per shoqerine dhe demokracine shqiptare.Gati ne te gjitha
    rastet korruptive,Edvin D’Rama ka folur publikisht para se drejtesia te thote fljalen e saj,per te justifikuar pafajesine e Qeverise
    se tij,duke fajesuar kundershtaret e vet politik!Gati 25 here eshte paditur Ervin Salianji per denoncimet qe i ka bere korrupsionit qeveritare,vetem e vetem qe ta detyrojn te mbylli syte dhe gojen per vjedhjet qe bën D’Rama dhe banda e tij!Kjo nuk ka te bëjë
    më me moralin(qe e ka dhjere sa ka lindur),por me varrosjen e ligjit,Shtetit te se drejtes.Dhe kjo menyre e te hedhurit fajit tek te
    tjeret nga vete Shteti,ka pasoja morale tek individi dhe shoqeria,sepse stimulon te keqen dhe antivlerat tek qytetaret e tij.Nese
    kerkon te ndryshosh te tjeret,filloje nje here nga vetja.Edvin D’Rama duhet te bëj testin e droges!Ndihma hollandezeve ne
    bujqesi,blektori dhe sidomos ne prodhimin e produkteve tequmeshtit,ka qene e madhe,dhe kete nuk duhet ta harrojm.

  5. REZI says:

    Po kështu është kur gazetarucja Eni Vasili fton një farë Berat Buzhala( më vjen keq që na ndot emrin e Beratit tonë të bukur) dhe që sillet fare pa edukatë ndaj gazatarëve të vërtetë si Bolino. dhe në vënd të debatohet për problemin, debatohet për njerëzit që duhet të jenë armiq me qeverinë për tu quajtur objektivë.
    Bolino e tha qartë, unë s’po dal në krah të kujt por po sjell fakte…por Eni i bën pyetjen: dmth mendon si kryeministri?
    Unë kam kohë që ndrroj kanal kur fillon emisioni OPEN (por që është i mbyllur dhe me shumë agresivitet drejtohet nga Eni Vasili, i jep vijën e sjelljes që në fillim emisionit, do flisni si them unë, duket sikur thotë me ato dhëmbët e reja që i kanë rritur agresivitetin), por këtë javë ishim pushim të premten, për pashkë, dhe kur shoh se ritransmetohej, kapa momentin e Bolinos që përpiqej të argumentonte. Por me kë???
    Faleminderit për shkrimin, mu desh të reagoja.

  6. Shaqo says:

    Te lumte Ilir.
    Kemi filluar te kenaqemi vetem me perrallat qe na tregojne te ashtuquajturit analiste.
    Ne asnje rast nuk degjojme ballafaqime me fakte, me shifra, por vetem recitime te nje niveli teper te ulet e vulgar. Veshtire te gjesh midis tyre nje, por vetem nje, te sakte.
    Nuk shikojne cfare audience kane, nivelin e atyre qe i degjojne.

  7. artur b. says:

    ke shume te drejte.
    Perjashto nja 3 a 4,te gjithe gomeret e te pacipet jane mbledhur ne media dhe ne rrijme e shikojme e degjojme
    hajvanlleqet e tyre te paguara.
    Vaj medet!

  8. @ says:

    Po ti more Ilir djali, i ke hapur syte te shikosh “pikturat” dhe bemat e kesaj qeverie, te dokumentuara e te pranuara boterisht? Po veshet, a i ke hapur qe te degjosh “monologjet” e stisura te personazhit tone kryeministror? Te kujtohet Robert Camcakizi? Po turp nuk ju vjen qe mbroni akoma vjedhjen dhe mashtrimin, talljen dhe mendjemadhesine?

  9. selim rroshi says:

    Ky Yzeiri eshte eshte nga klasa e fshatareve qe solli Enveri ne Tirane gjate , mbreterimit te tij. Keta kishin parimin Enveri te jete cte doje po mua me solli nga fshati me dha shkolle e me beri njeri. Dhe ishin nga me besniket e atij regjimi. Sot kur qeverite krijone terrene hosanaje per keta, nuk vonojne e shafeqen me hilene e ndyre te fshatarit si kepurdhat pas shiut ne te dy krahet e poltikes.
    E gjejne ndonje brime per te erresuar diellin sic benin dikur.
    Jane strukur vete rilndja me vendimin e Parlamentit holandes qe ju ka rene kokes e ben muuuu per qeverisjen qe bashkepunon me krimin dhe krimineleve qe bejne para ne Holande qeveria ketu ja pastron i njofton per hetimet e policise holandeze tej.
    Ja ka dale ky Yzeir fashatari te gjeje ndonje bisht qesharak.

  10. alfredi says:

    Nje shkrim me shume interes dhe me nje gjykim te sakte intelektual . Edhe mendimet tona perputhen plotesisht me ate se çfare trajton analisti Yzeiri . Ne bisedat ,analizat e zhvilluara nje mjerim i tejskajshem i nje debati “hidhu pirdhu” pa asnje sens argumentimi nga te ftuarit ,qe fillon nga “drejtuesja ” E. Vasili me duart e drejtuara perpara sikur drejton nje orkester muzike , nga nje fare “avokati” qe mbas çdo fjale qe thote ben gerr , gerr, qe ta shpif me ate te foluren e tij si “kopetent” , nga nje Buzhale qe perveç se nuk gjykon nuk ha as llogjiken me elementare ne nje analize si “gazetar” .E ndoqa emisionin per te vetmin fakt se ne te ndodhej i ftuar gazetari tashme shume i njohur dhe me reputacion K.Bolino , me nje logjike te paster me fakte te dala nga institucione te rendesishme te bazuara ne realitetin konkret , me te foluren e tij te pelqyeshme , u mundua te binde te ftuarit , por etiketimet ndaj tij si Ramist , se te dhenat jane shume e shume me teper nga ato qe thuhen e se shqiptaret me qeverine tashme duhen te kryqezohen ja ulin vleren edhe emisionit dhe se dallimi eshte i qarte .

    2

  11. bamja says:

    Eshte e çuditeshme se sa po lodhet Karlo Bolino me logjiken dhe profesionalizmin e tij dhe sa nuk hane pyke shqiptaret. Ose te pakten ata gazetare qe kane punuar me te e qe nuk kane marre prej tij as edhe nje grimce. Kenaqesi sa here perpiqem ta degjoj mes zhurmuesve budallenj neper studio

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje