Puthja që përplasi demokratët dhe republikanët

21 Prill 2019, 19:56Bota TEMA

Nga një puthje nisi përplasja e fundit mes republikanëve dhe demokratëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çdo gjë filloi kur Pete Buttigieg, kryebashkiaku 37-vjeçar i një qyteze në Indiana, ngjitet në skenë për të zyrtarizuar kandidaturën përzgjedhjet paraprake brenda demokratëve.

Bashkë me të gjendej dhe bashkëshorti, Chasten Glezman. Përqafohen dhe puthen. Këto imazhe përfundojnë menjëherë tek elektorati më konservator republikan.

“E konsideroj Buttigieg një mik, por tani po sulmon besimin tim katolik. Homoseksualizmi është mëkat”, reagoi zëvendëspresidenti Mike Pence.

Nuk ka munguar dhe përgjigja e kandidatit demokrat.

“Zëvendëspresidenti është i përkushtuar në besimin e tij fetar. Problemi është se ato besime fetare po përdoren si justifikim për të lënduar njerëz të tjerë.

Dëshiroj që Mike Pence dhe bota të kuptojë: nëse keni një problem me atë që jam, problemi juaj nuk është me mua, por është problemi juaj me krijuesin tim”, tha Buttigieg.

Nëse arrin të fitojë mes demokratëve dhe më pas të mposhtë Trump, Buttigieg mund të bëhet presidenti më i ri në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ai ka kryer studimet në “Oxford” dhe është veteran lufte në Afganistan.

2 komente në “Puthja që përplasi demokratët dhe republikanët”

  1. Marko says:

    Ky qenka fix si lali Eri yne, i kendoka vençe byça ndaj e do dhe shef Edi.

  2. Margkelo says:

    Ky qenka fix si lali Eri yne, i kendoka vençe byça ndaj e do dhe shef Edi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje