Robin Hoodë të kohëve modernë: Hakerët vjedhin bankën dhe kalojnë paratë në llogaritë e qytetarëve

21 Prill 2019, 14:32Hi-Tech TEMA

Një grabitje e pazakontë ndodhi në qytetin rus të Kemerovos. Hakerët e panjohur goditën në sistemin elektronik të bankës Taatta dhe përvetësuan rreth 100 milionë rubla.

Në një kohë të mashtrimeve dhe plaçkitjeve të sofistikuara, ky lajm do të kalonte pa u vënë re nëse grabitësit, paratë e vjedhura nuk do t’i transferonin në llogaritë e disa qytetarëve.

Këta Robin Hood-ër modern kanë transferuar 2,285 milionë rubla (rreth 62,000 KM) në llogaritë elektronike të katër qytetarëve.

Banka Taatta kërkoi kthimin e 2,285 milionë rublave nga qytetarët, duke paraqitur prova në Gjykatën Qendrore të Qarkut në Kemerovo e argumentuar se qytetarët i kanë marrë paratë në mënyrë të paligjshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje