Rreth 94% e depozitave bankare të shqiptarëve, janë të siguruara

21 Prill 2019, 20:49Ekonomia TEMA

94 përqind e depozitave bankare të individëve në Shqipëri, përbëhen nga depozita që janë poshtë kuotës prej 2,5 milionë lekësh, që është edhe niveli maksimal i kompensimit për kursimet, në rast se ndonjë bankë falimenton. Kjo shumë garantohet 100% nga shteti.

Në raportin drejtuar kuvendit, Agjencia e Sigurimit të Depozitave thotë se deri në fund të dhjetorit 2018, totali i depozitave në sistemin bankar arriti 1,121 miliardë lekë, prej të cilave Agjencia ka detyrimin për kompensim prej 667.2 miliardë lekë, apo rreth 1,603,317 depozitues.

Dy vitet e fundit në skemën e sigurimit janë futur edhe depozitat e subjekteve tregtare si dhe llogaritë në shoqëritë e kursim-kreditit. Në këto të fundit vlera maksimale e kompensimit për çdo individ që ka depozituar paratë është 2 milionë lekë.

Në Shqipëri janë të siguruara si depozita në lekë ashtu edhe ato në valutë të huaj. Nga të dhënat rezulton se gjysma e parave të depozitave të sigurueshme ,ose 50% është në lekë kurse pjesa tjetër në valutë, 43 % në euro, 5% në dollarë amerikanë dhe 2 % paund britanik.(TCH)

2 komente në “Rreth 94% e depozitave bankare të shqiptarëve, janë të siguruara”

  1. jimmy says:

    Opa iken bankat.Keshtu tha dhe sala per firmat para se te iknin

  2. Albani says:

    Bir kurve,as gjysma e shumes nuk qenka e siguruar.
    Po shteti kujt ja merr leket e kompesimit ne rast te nje falimenti teknik te provokuar nga bankat e shtetareve kurva?
    Terhiqini leket nga bankat o popull,shkoni ne sportele sa nuk eshte vone,atje do ta kuptoni kur tua sjellin shpirtin ne maje te hundes per parate tuaja.
    5 ore me vonuan per te terhequr 50 euro….perse kaq lehte eshte te marresh para….me tha bucja sporteliste.Moj zonje I thashe,une nuk po marr kredi,por parate e mia qe mi moret ne dorezim per 5 minuta……
    Ne fund pagova disa tatime interesi dhe I terhoqa te gjitha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje