Bëjnë paqe Apple dhe Qualcomm: Ja marrëveshja më e fundit nga bota e teknologjisë

22 Prill 2019, 15:59Hi-Tech TEMA

Java që shkoi ishte një javë e rëndësishme dhe shumë e kushtueshme për kompaninë Apple, në qendër të saj ishte pikërisht ecuria e marrëdhënies së saj me kompaninë Qualcomm.

Të martën të dy kompanitë njoftuan se i kanë dhënë fund ‘luftës’ së tyre të gjatë, dhe së shpejti do të nisin një kontratë 6 vjeçare, e cila do të lejoj që Apple të përdori çip-at e Qualcomm në telefonat e ardhshëm Iphone dhe në pajisje të tjera.

Marrëveshja dhe vendimi i tyre për t’i dhënë fund të gjitha proceseve gjyqësore në mbarë botën, u konsiderua si një fitore për Qualcomm, fitore që i kushtoi 6 miliard dollarë Apple-it për tu arritur.

Cfarë ndodhi tjetër për Apple gjatë kësaj jave;

Java e Apple nuk u përqëndrua vetëm në Qualcomm, edhe kompania Amazon bëri një hap të madh drejt sfidimit të Apple Music me një shërbim të ri dhe pa pagesë të muzikës.
Megjithatë sipas një studimi të ri, rezulton se Apple ka shitur më shumë Iphone në SHBA në tre mujorin e parë sesa çdo krijues tjetër celularësh.

Nga ana tjetër kufjet 159 dollarë ‘Airpod’ (tjetër produkt i Apple) janë nën sulm, pasi ato mund të përballen me një konkurrent të ri në treg nga kompania Microsoft.

Sipas hulumtuesit OTR Global, kompania mund të mos arrij pritshmëritë e saj në bursë në lidhje më shitjet e telefonave Iphone, pasi vihet re një kërkesë shumë e ulët për telefonat më të fundit të hedhur në treg nga Apple,  konkretisht Iphone XR dhe Iphone XS.

Analisti Ming Chi Kuo i TF International Securites (kompani këshillimi financiar), tha se Apple do të përmirësojë kamerën frontale të Iphone-it të saj të ardhshëm duke e rritur sensorin nga 7 megapixel në 12 megapixel si dhe duke trefishuar objektivin e saj.

Risia më e fundit që pritet të vij nga Apple, përveç versionit më të ri të Iphone është pikërisht shërbimi i video streaming, ‘Apple TV+’.(scan)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje