Strakosha, largohet nga Lazio nëse klubi mbetet jashtë Champions-it

22 Prill 2019, 20:31Sport TEMA

Për portierin e Kombëtares së Shqipërisë, Tomas Strakosha ky mund të quhet si sezoni i konfirmimit. Edhe pse në vitet e kaluara sërish gardiani ka qenë vendimtar, këtë sezon 24-vjeçari ka bërë hapin e madh kualitativ.

Strakosha ka një meritë të jashtëzakonshme në sukseset e Lacios, teksa me ndërhyrjet shpëtimtare i ka dhuruar shpeshherë fitoren kryeqytetasve.

Ndërkohë, portieri është shfaqur protagonist edhe në Kupën e Italisë, ku përballë Interit ishte heroi në ndeshjen që u vendos nga ‘ruleta’ e penalltive.

Paraqitjet e jashtëzakonshme kanë bërë që mbi Strakoshën të ketë shumë klube të interesuara, ndërsa kandidatët kryesorë janë nga Premier League. Vitin e kaluar Liverpuli e kishte në planet e saj Strakoshën, ndërsa këtë sezon Totenhemi e ka seriozisht interesimin.

Në këtë formë do të jetë e vështirë për Lacion të arrijë të mbajë në skuadër Strakoshën, në rast se kualifikimin në Champions nuk arrihet. Ndërsa nëse ndodh e kundërta, atëherë mund të flitet edhe për rinovimin, me një rritje rroge. Megjithatë, nëse Strakosha ruan të njëjtin nivel duket e vështirë për Lacion të rezistojë ndaj kërkesave të klubeve më të fuqishme financiarisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje