Dash Shehi: I kemi shpallur betejë Rilindjes dhe zotit Rama, harku ynë opozitar po zgjerohet shumë dhe do përdorim gjitha format

23 Prill 2019, 10:59Politika TEMA

Dashamir Shehi firmosi një marrëveshje me kryedemokratin Lulzim Basha.

Kreu i LZHK tha se i ka shpallur betejë kryeministrit Edi Rama dhe Rilindjes.

Ai u siguroi se do të mundësojnë që qytetarët të mos shkojnë në zgjedhje.

“Kjo është një marrëveshje principi politik. Është një letër e madhe mirëkuptimi politik mes palëve. Është e larguar nga të gjitha këto egoizmat e vogla parazgjedhore. Është beteja që i kemi shpallur Rilindjes dhe zotit Rama. Nga mosregjistrimi fillon beteja.

 Me të gjitha mënyrat, duke filluar që me deklarimet tona, duke mos u regjistruar maksimumin e partive, duke mos bërë të mundur që qytetarët të mos shkojnë në zgjedhje. Ditën kur qytetarët nuk shkojnë në zgjedhje ato kanë rënë. Zgjedhjet minimalisht duan gjysmën e qytetarëve. Të gjitha format nga sot deri ditën e zgjedhjeve.

Harku opozitar po zgjerohet për të bërë të pamundur vazhdimin e këtij lloj regjimi”, shprehet Shehi. (TemA)

2 komente në “Dash Shehi: I kemi shpallur betejë Rilindjes dhe zotit Rama, harku ynë opozitar po zgjerohet shumë dhe do përdorim gjitha format”

  1. Adi Tirona says:

    E ka then para apo pas mezes ky zotnia ket deklarate?

  2. Flutura says:

    Enderroni…Ju keni planin tuaj, por edhe maxhorana, BE dhe SHBA kane planin e tyre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje