Koalicioni opozitar, zbardhen 10 pikat e marrëveshjes: Të ndalen zgjedhjet me çdo mënyrë

23 Prill 2019, 09:43Politika TEMA

Partia Demokratike zyrtarizoi sot koalicionin opozitar për mos-pjesmarrjen në zgjedhje, e cila ka firmosur edhe një marrëveshje me 10 pika.

Disa nga partitë nënshkruese janë LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.

Marrëveshja e koalicionit opozitar ka 10 pika:

1. Krijimin e një Koalicioni të Bashkuar Opozitar dhe Qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend.

2. Partitë nënshkruese të këtij Koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

3. Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një Qeverie Tranzitore me mandat të posaçëm për:

(i) Kthimin e legjitimitetit politik të qeverisjes në vend nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

(ii) Përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme parlamentare dhe vendore në Shqipëri.

(iii) Realizimin e reformës zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj, me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit, luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit, si dhe eleminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

(iv) Krijimin e klimës së besimit për zbatimin e reformës në drejtësi jashtë çdo ndërhyrjeje politike.

(v) Krijimin e kushteve të nevojshme për të përshpejtuar nisjen e negociatave të Shqipërisë për antarësimin në Bashkimin Europian dhe ndërmarrjen e çdo reforme të nevojshme për këtë qëllim.

4. Në mbrojtje të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira e të ndershme, partitë nënshkruese të këtij Koalicioni angazhohen të mos lejojnë asnjë farsë elektorale, të organizuar nga qeveria ilegjitime e Edi Ramës.

5. Pamundësimi i mbajtjes së zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e tyre të pista, të realizohet përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar në të gjithë vendin.

6. Rikonfimojmë vullnetin tonë se Integrimi Europian i Shqipërisë është rruga e vetme për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur. Shprehim vendosmërinë tonë të plotë për të ndërmarrë çdo hap, që bën realitet rrugëtimin e pandalshëm dhe të shpejtë të Shqipërisë në familjen europiane.

7. Angazhohemi për të unifikuar dhe miratuar një Platformë të Përbashkët për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia dhe krimi me mbështetje qeveritare. Ky trinom është përgjegjës për rritjen e papunësisë, largimin e investimeve të huaja, falimentimin e fermerëve dhe sipërmarrjes private. Kjo Platformë e Përbashkët ka për qëllim nxjerrjen e vendit nga kriza e rëndë ekonomike për të krijuar punësim, zhvillim, mirëqenie dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

8. Angazhohemi për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave të pista, si pengesa kryesore për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

9. Mbështesim çdo qytetar, të drejtat dhe liritë themelore të të cilit dhunohen nga veprimet arbitrare të institucioneve shtetërore.

10. Angazhohemi për një marrëdhënie politike dhe elektorale me çdo individ apo parti politike, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe integritetit të nënshkruesve.

Koalicioni i Bashkuar Opozitar dhe Qytetar ngarkon Partinë Demokratike të Shqipërisë, si partia më e madhe e Koalicionit, për realizimin e marrëveshjeve individuale për zgjedhjet me të gjitha palët nënshkruese.

(TemA)

23 komente në “Koalicioni opozitar, zbardhen 10 pikat e marrëveshjes: Të ndalen zgjedhjet me çdo mënyrë”

  1. ¬ says:

    Partit politike duhet të dinë që zgjedhjet nuk modifikohen apo suprimohen., sepse janë rregulla OKB-je. S’do zbrazim mëndjen tonë, që të mbushim të atyre të djallëzuarve.

    1. Sali si e harove Duken e krimit.Pastaj me e bukura eshte kualicioni i Vangjelit me Shpetim Camin.Mos harrojme Monen Eurosocialiste te Ilir Floririt.U plake Sali ke harruar cfare ke thene ne vite.Prandaj nuk e rruan kush cka ben e thua sot.Perpara per humbje te reja.

      1. #varijanullen says:

        Pune vulash nga parti vetem me zyra dhe 15% elektorat te marra te gjitha bashke, gjithesesi bejne lojen e rames.

      2. Amy says:

        o zot sa hipokriket jane me njeri tjetrin keto fytyra te urryera nga shqiptaret, as votat e familjeve te tyre nuk do merrnin, le te rrine rrugeve dhe kafeneve ne cmendurine e tyre, ja kane me hile njeri tjetrit sepse duan te vjedhin sa me shume,

  2. Tr says:

    Po ju zien bytha. ….opposite leshi. …hani mut. ..ka opozite te re. …qe duan Shqipen. .ne B.E.

  3. Timi says:

    Qelbesira! Plehra! Ndyresira! Jashte sistemit …jy jeni kriminelw, nuk jwni per politike…Burgu ju pret!

  4. Pika 5 says:

    Dridhe Like. Pika 5 tregon zbythjen: demek janë për Paktin i cili do të sigurojë “zgjedhje të lira duke shmangur influencën e lidhjeve të Ramës me krimin”. Me dy fjalë: një 17-18 Maj i dytë. Gjithsesi ka ca “zgjuarësi” brenda. Të paktën ca ujë të vakët për të larë faqen nga turpet që bënë.

  5. Shqiptar i merzitur says:

    Menyra me e mire per te vrare vehten kolektivish. Dhe keta zuzare e meritojne te shporen me doren e tyre nje here e mire
    Hajt per hajer qofte kjo dite e marte
    Ishalla e mer dhe ate kermen plake.

  6. shqip says:

    Karavidhet, “Karnevalet e Tiranes “. Medemek kane firmosur partiçka qe te gjithe se bashku nuk e kalojne prakun elektoral. Keta futen nen sqetullen e Saliut. Te jete per Medira e per Idrize, bashke me Sheh rakine , keta s’futen kurre ne parlament. Jashteqitja e kombit firmosi si ne ate kohe.

  7. Pensioniste para kohe says:

    Aha ha ha ha ha.
    ARBEN BRAÇE me rresht te pare.
    I denuar per lojra fati ilegale.

    Edhe fytyra e idiotit nishani.
    Aha ha ha ha ha.

  8. Drejtesia e vonuar says:

    Te gjitha pikat e marreveshjes permblidhen ne nje te vetme. Kjo opozite kurren e kurres nuk i fiton zgjedhjet ndaj shumices ekzistuese te se majtes, ndaj : te ike kjo qeveri , e te krijohet nje qeveri me te djathtet ” te pavarur”, Dhe pastaj e di vet salushi e lulushi se si mund te gjenden ca flete jashte kutive te hedhura gabim. E keshtu na del ne krye nje lulush si ai per kryetar bashkie. HARROJENI , BANDE KRIMINELESH , se per ju nje vend po ju rezervon SPAKU, ne burg. Atje krijoni qeverine dhe hani njeri tjetrin si mergata e qyqeve.

  9. Flutura says:

    Me ka cu nana me la gojen

  10. te pagdhendurit says:

    Kane kaluar pothuajse 30 vjet dhe shqiptaret nuk u gdhenden. Te gjithe vendet ish-socialiste/ komuniste jane stabilizuar e nuk kane shume ndryshime me vendet perendimore ne te gjitha fushat e aspektet – ekonomi, politik, sociale, arsimore…Pervec Kosoves, Shqiperia eshte e fundit ne Europe, nuk mund te krahasohet me asnje vend tjeter.

  11. Toni.D. says:

    Per cdo dite mblidhen por asgje te re..
    dmth mbyten me urinen e veteee. Urimeee.

  12. Koalicioni i te ikurve per lesh says:

    Po ky koalicioni do regjistrohet ne gjykate, a di njeri gje?

  13. Klorea says:

    Nje bravo te madhe regjizorit te filma e te PD-LSI !

    Fund me te bukur dhe me te goditur te krimineleve te PD-LSI, nuk do te kishte !

    Vetevrasje, jo aksident ale !

  14. Albi says:

    Te bijkotosh zgjedhjet do te thote te jesh kunder standarteve te demokacise, pra kunder demokracise i cili eshte i vetmi sistem qe rrotacionin e qeverisjes e mbeshtet vetem tek zgjedhjet dhe vota.
    Te beshk te kunderten dhe te deklarohesh kunder kesaj do te thote qe ose je neokomunist ose neofashisht. O kaqolë ka perenduar per Shqiperine ajo kohe , harakiri qe ben saliu dhe Monika jane te pranueshme sepse per ata nuk ka rruge tjeter, por kush i bashkohet ketij binomi ose eshte i zhytur ne llumin e tyre ose eshte budalla e aq kuton.

  15. Komentuesi says:

    Ky koalicion tregon fundin e Pd-ke dhe te Lsi.Asnje nuk e pranon kete lloje koalicioni,brenda dhe jashte vendit.Turp nuk kane keta se krimineli nuk ka as seder e as namuz.Populli do t’i denoi rrept,gjithashtu edhe gjykata per shkelje te kodit penal.Burgu i Reçit i pret.

  16. Jimi says:

    Do te trajtoheni si terroristet e ISIS-it ! I pari rrembeje dyfekun ti Medihoxha, se ja ke marre doren vrasjeve edhe te femijeve dhe te shohim se cfare do te beje vaki!?

  17. Sizmika says:

    PD i ngjan një vajze në ndërmarjen seizmike, që mbeti lumëmadhja pa u martuar, e cila, theksoj,në vitin 1980 kërkonte për burrë një djalë të ri, të bukur, inxhinier, me të paktën dy gjuhë të huaja, jo më shumë se 25 vjeç, (kur vet i kishte kaluar të 40-tat), por sidomos, dhe ky ishte kryekushti, të kish marrë pjesë në luftën nacional-çlirimtare kundër pushtuesve italo-gjerman.

  18. TE DESHTUAR says:

    Te gjithe keta qe na Dalin ne Foton e mesiperme jane KRIMINEL, keta na SOLLEN ;MBOLLEN DHE RRITEN KORRUPSJONIN, keta jane TURPI I SHQIPERISE…te shitur te c´do Fqinje, si Serbia ashtu edhe Greqia….
    1.-Ne Demokraci..Nuk ka Marreveshje qe nuk “Futem ne Zgjedhje”…pa Edi Ramen..ne Demokraci c´do Parti Politike “PROVON BYTHEN”…po ne Zgjedhje..dhe jo me Ulerima Berishjane Si Lufte..dhe do te heqim Zvarre…
    2-Faktikishte keta te Mesipermit Perfaqesojne vetem VETEN E TYRE..dhe Jo Republikanet e Thjeshte..apo edhe thjeshte Militiantet e PD-se qe Vertet besojne ne Demokraci…keta Nuk kerkojne te Hyjne ne Zgjedhje SE E DINE SE JANE TE HUMBUR DHE NUK Fitojne Dote…keta Kerkojne Anarki qe te Mbulojne Miljonat e Vjedhura…
    3-Te gjithe ata qe Pretendojne se “NUK FUTEN NE ZGJEDHJE” JANE TE DESHTUAR NE POLITIKE..pra Shkurt Rruga e Mbare….dhe paci Fatin ne BURGE…legena te Ndyre…dhe Fytyra te Shpifura…
    @@Ne Shqiperi ka ,bi 100-te Parti Politike…shkurt “Nuk e Rruajme ” ne se nuk futet ne Zgjedhje Lulic Bashovici…lol

  19. ANDONI says:

    TE GJITHA VEPRIMET PER NDALIMIN E TE DREJTES SE VOTIMIT ME DHUNE JANE VEPER E KRIMIT TE ORGANIZUAR TE ATYRE PARTIVE DHE DO TE GODITEN PER VDEKJE NGA POPULLI

  20. Bajga demokratike says:

    Koalicion i bajgave ! Koalicion i jashtëqitjeve kombëtare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje