Një avokat i dëshpëruar i grabitjes në Rinas

23 Prill 2019, 20:18Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Grabitja në Rinas tani ka pesë autorë të arrestuar, një prej të cilëve dhe bashkëpunëtor i drejtësisë. Profili i grupit të armatosur që është nën akuzë, është një bashkim i elementëve kriminalë nga Tropoja, Kruja dhe Elbasani. Nuk dua të spekuloj me lidhjet e tyre të afërta me PD, pasi ky nuk është një kusht që ata duhet doemos të jenë autorë grabitjesh.

Por i vetmi zë i shqetësuar në opinionin publik, për arrestimin e tyre, është Sali Berisha. Deri më sot, nuk kam parë as reagime familjarësh, as reagime avokatësh, apo të dikujt tjetër, që t’i marrë në mbrojtje. I vetmi që është shqetësuar pse janë arrestuar, dhe po përpiqet t’i shpallë të pafajshëm, ende pa u marrë masat e sigurisë, është Sali Berisha.

Fillimisht e arsyetova me dëshpërimin që ka si krye-opozitar, për suksesin e policisë. I bindur se policia nuk do t’ia dilte të identifikonte grupin, pasi bëri disa skenare filmash se paratë po shkonin për zgjedhjet e radhës, ai sot më shumë se kushdo tjetër dhe më shumë se kurdoherë tjetër, është i shqetësuar për arrestimin e tyre dhe po kërkon lirimin pa kushte. Aq shumë është investuar në këtë çështje, sa flet dhe për detaje avokatësh, mungesën e tyre në qeli gjatë hetimit etj.

Por duket se nuk qenka mërzitje opozitari. Dhe as dëshpërimi i një njeriu, që mendon se kundërshtarët kanë vjedhur lekë në banka, se u duhen për zgjedhje.

Në këto zgjedhje, qeveria thuajse nuk ka kundërshtarë falë Berishës, dhe nuk i duhen para as për reklama, e jo për vota.

Sali Berisha duket se e ka tejkaluar kufirin e një opozitari të dëshpëruar në këtë avokati. Ai duket i dëshpëruar, sikur po i arrestojnë njerëzit e një kauze më të madhe.

Dhe kur them njerëzit e vet, nuk kam parasysh as ndonjë lidhje krahinore me Muratajn nga Tropoja, as shpirtërore me dy myslimanët e devotshëm komando, dhe as politike me ata të Elbasanit.

Ai po sillet si një avokat i dëshpëruar, që më shumë se klientët e vet, kërkon të shpëtojë një kauzë më të madhe.

Një sjellje e tillë, në kulmin e një hetimi penal për një ngjarje të rëndë, duhet të bëhet objekt hetimi më vete.

Në strategjinë e tij për të prodhuar rrëmujë dhe destabilizim, Sali Berisha, ndryshe nga çfarë e mendojnë si udhëheqës të fortë trazirash, është përdorues trazirash.

Ai nuk bën kurrë një bandë të vetën për të grabitur, por mbështet çdo grabitje. Ai nuk bën kurrë vetë një bandë për të vrarë kundërshtarë, por lartëson dhe himnizon çdokënd që vret apo dhunon kundërshtarët e tij.

Ai nuk bën kurrë një bandë në emër të tij, që të hedhë në erë shtylla elektrike, apo të bllokojë rrugë, por mbështet dhe shpall hero, çdokënd që e bën atë.

Dëshpërimi i tij për kapjen e grabitësve të Rinasit, është dëshpërimi i dikujt që po i dekurajohen banditët, mbi të cilët ai shpreson destabilizimin.

Në këto kohë, ai është i gatshëm të jetë avokat i çdo grabitësi, çdo vrasësi, çdo dhunuesi, çdo hedhësi shtyllash në erë, apo bllokuesi rrugësh.

Çdo dekurajim i tyre, çdo arrestim i tyre, çdo ndëshkim i tyre, është një dallgë dëshpërimi për Sali Berishën.

Dhe për ta kuptuar sa i dhemb kjo gjë, shikoni si vajton arrestimin e grabitësve të Rinasit. Sikur të ishin financuesit e revolucionit që nuk po shpërthen. Së paku, t’i kishin mbetur frymëzues.

35 komente në “Një avokat i dëshpëruar i grabitjes në Rinas”

  1. Gjenerata 1964 says:

    Sakte.

  2. Ai kete ka bere tere jeten e tij, por sefundi po i shtrengohet per dite e me shume litari ne qafe. Ramiz Aise ne burg i bene shuren per te pire, ketij do ti bejne mutin ne goje,.

  3. Shvejk says:

    E ke gabim Mero, kur thua qe ai nuk ben banda per vrasje, per grabitje e per hedhje shtyllash ne ere. Nuk ka Shqiptar qe nuk e di se bandat jane krijuar dhe udhehiqen pikerisht nga Sali Berisha. As Azemin, as Olldashin, as Trebicken,as te vraret me bombe te Vefa nuk i vrane bandat anonime dhe pastaj i shfrytezoi Berisha. Ata jane vrare me urdher direkt te Sali Berishes. I cili ishte i vetmi i interesuar per keto vrasje.

  4. Astrit Hysa says:

    Brilant Mero ne analizat e tua.

  5. Billy says:

    Nuk e di a e ka kush ne mend qe ti mbledhe te gjithe statuset e BerIshes ne FB, dhe dhjete vjet pas vdekjes se tij, ti botoje ato ne nje liber.
    Keshtu te gjithe shqiptaret me mendje te qete, edhe ata qe nuk do ta mbajne mend shume mire SB, kur te lexojne kete liber, do te mesojne psiqiken e tij dhe do te kuptojne pse tranzicioni shqiptar zgjati kaq shume.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      E ke goditur. Ti besh nje liber ku do lexohet nga rinia shqiptare qe po vjen qe nga fillimi I transeksjonit dhe deri ne fund, do dalin ne konkluzjonin qe shoqeria jone ishte shume e paditur dhe ky njeri e beri me keas kete shoqeri qe ishte tramatizuar nga e kaluara komuniste.. Statuset e FB-ut tani 10 vjetet e fundit kane dale por te mbledhesh filmat e vjeter ne Parlament dhe urdhrat qe ka dhene per lufte civile ato jane se c’jane.. Eshte me se e qarte, se sa here ka dashur te marri pushtet, dhuna dhe perdorimi I bandave ka qene e vetmja menyre ti rrealizonte.. Nxirrte dhe shkollat e mesme per miting kush e mban mend.. Semurte gjithe shoqerine.. Por ndryshimi eshte se kesaj rradhe s’do pushtet, do te shpetoje lekuren e vete dhe te familjes … Ike Sali… Mbarove.. Rama te hodhi nga kali njehere e pergjithmone.. Nuk jam I flakte per Ramen, por I puth doren qe te rrezoj nga kali nje berishian si ty.. Kam 6 vjet qe po te shoh se vuan nga gjumi dhe te pafsha sikur edhe 2 dite sa te marresh fryme ne kete gjendje psikike.. Tu shofte fara !!

  6. Azio says:

    Qe nga malet e Shkelzenit
    Lugines Drinit e buze liqenit
    Ne Valbone e Dragobi
    Nga Lekbibaj e deri ne Tpla
    As kerkush S’don ma me te pa
    Nga Vermoshi ne Konispol
    Ty mor qen,monster Vicidol.
    Ti kelysh,kopuk serbian
    Pacavure berishjan
    Tropojan kurre mos te thancin
    Trute prej vendit ty te plascin
    Rrenacak,kampjon shpifes i botes
    Koha jote si koke e lopes
    Ti doktor,doktor mavria
    Tani do te shohesh
    C’te ben Shqiptaria
    Ti qelbesire nga Tropoja
    Ty te humbte boja.

    1. Ervin says:

      Po spo e gjen gjo se…ska mo burra o lum miku…

  7. Ali Tabaku says:

    Cdo gje qe thua zoti Mero eshte e vertete. Sidoqofte une e kam mendimin pak sa ndryshe kur thua qe “ai nuk ben kurre nje bande te veten per te grabitur, por mbeshtet cdo grabitje. Duket si e vertete, por ne thelb mund te jete pak ndryshe. A nuk krijoi ai banden e tij per te vjedhur tokat dhe parate nen firmen e vajzes se vet duke legalizuar “dhjete perqindshin e garancise se suksesit?”. Kush ishte “garanti I suksesit” vec Sali Berisha Kryeminister. Po me Fazllicin a nuk ndertoi ai banden e vet te vjedhjes se bregdetit? Dicitura e vetme ketu eshte kush ishte kryetari I bandes, Saliu apo Fazllici. Keshtu mund te vazhdoj dhe me banden e kontrabandes se naftes apo te vjedhjes se floririt. Banda e djalit te tij ku u vrane njerez te pafajshem etj etj. Eshte pak te thuash qe Saliu kurre nuk krijon banda. Vecoria e tij eshte qe ai krijon banda te sofistikuara…Ai ka eksperiencen e luftes guerile ne Tirane ku guerilasit ishin te grupuar ne formacione treshe, per te qene e veshtire te kapej koka. Kete platform mund te kete edhe Saliu ne zinxhirin e bandave qe veprojne sot ne Shqiperi… Ju nuk e dini te verteten zoti Mero. E verteta do dali kur te futet ne burg Saliu dhe te japi llogari. Ai mbeshtet gjithe bandat jo vetem per te bere rremuje, por edhe per te fshehur bandat e veta. Kush e di, mbrojtja qe ai u ben atyre eshte sinjal qe u dergohet se Saliu e ka situaten ne dore dhe banditet do kufizohen ne zberthimin e tryre zinxhir per te mbritur tek koka….Ai I ndihmon ata sepse ka frike per vehte…Ai eshte aq monster sa ben thirrje te hapur per lufte civile dhe asnje nuk e fut ne burg. Ku e di Edi apo Lleshi qe ai nuk ka krijuar “grupet goditese treshe”? Duke qene frikacak dhe I pabese ai po mundohet te futi popullin ne lufte dhe vet te hiqet thjesht si “njeri qe do destabilitet”. Kam frike zoti Mero, por edhe ju keni rene viktime e dredhive te Sales. Ai eshte nje monster e vertete, qe e ka shpirtin te shitur dhe mendjen te perpunuar per te keqia.

  8. Orli says:

    Mero! Jo tamam ashtu si thua ti,pervecse mbeshtetes,kopili i vicidolit eshte dhe krijues dhe organizator i grupeve te tritolit,zjarreve e vrasjeve te ndryshme!

  9. Artur says:

    Ja ke kaluar edhe Frrok Cupit me artikujt kunder Berishes. Frroku mbante rekordin qe ne vitet ’96-97, askush nuk kishte permendur emrin e dikujt me shume ne nje artikull. Mero po ja kalon. Analiza e fakte do ishin me interesante se hamendesime e fantazira, megjithate media eshte e lire.

  10. Adi says:

    Po ca lodheni ti beni reklame:
    Ai largqofti digital I vjen keq qe Po I kapen djemte qe vodhen per Te, per ti perdorur keto euro per ti dhene dermen shtetit
    Me kapsolla, heshta , boje, flakafane,
    I duhen para, ka 6 vjet qe ju mbaruan rezervat
    I vjen keq qe Po shkon huq
    Eshte per Te ardhur keq, ne fakt Ben mire qe Po tretet e diskretitohet vete, figure me e keqe e post komunizmit, si vemje e sistemit Te kaluar qe fatkeqesisht eshte gjalle

  11. K9 says:

    Jo nuk e shoh si avokat, por thjesht si idjot!
    Kështu do të sillej në çdo rrethanë, sepse përveç denlikuentit nuk di të bëj gjë tjetër.
    Mos mendonit se do të shkruante libra, për t’i lënë Shqipërisë diçka të vyer intelektuale nga karriera e tij?!
    Mos kujtonit se në pleqëri do t’i kushtohej diçkaje intelektuale apo spirituale?! Mos mendonit se pas 50 vjetësh pushtet, do të sillej si aristokrat i kulturuar, i fisëm dhe i përgjegjshëm?!
    Mos mendonit se pas 30 vjetësh në drejtim të shtetit, sot në muzgun e jetës së tij, do të ishte më mënçur, më i kujdesshëm, më unifikues, më zotni, më i ndjeshëm, më i respektueshëm ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, në apelet që ju drejtonte?!
    Mos kujtonit se pas posteve më të larta që i ranë nga qielli pas rrënimit të komunizmit ku të gjithë jashtëqitjet u ngritën sipër, sot në ditët e pleqërisë do t’a shihnim me ndonjë lider apo diplomat perëndimor që fati i ra t’i njihte, duke ngrënë një darkë si miq?! Jo, jo, nuk ka të tillë! Përveç nesh, çdokush tjetër jashtë vendit e sheh për atë që është.., një sharlatan tribal të pagdhendur, hileqar, injorant, hajdut, të paqëndrueshëm, orjental, harbut, intrigant, grykës, pabuks dhe tmerrësisht arkaik.
    Kështu do të vdesi. Duke u përlyer me jashtëqitjet e veta. Një dramë për historinë dhe imazhin ndërkombëtar të shqiptarëve, që përfaqësohen nga denlikuentë të rrangut të Sali Berishës dhe vështirë në të gjithë botën dhe historinë se mund të gjesh një idjot të përmasave të tilla, që vetëm barku jonë i urisë, i injorancës ekstreme, i grykësisë së egërsirave mund të pillte.

    1. Daku says:

      K9 e ke qa komentin! Nuk i heq dhe nuk i shtoj dot as nje presje.

  12. Peço says:

    Për mënyrën si është organizuar dhe funksionon, PD nuk ju duket bandë juve zoti Mero? Pse, mënyra si “shkau në banjo” Dylber Vrioni nuk përbën për ju shëmbull kuptimplotë se Berisha kurrë nuk e ka drejtuar PD si kryetar Partie, por si kryetar bande?

  13. Dardan says:

    Ne Prokurorine e Krimeve te Renda paska akoma njerez besnike te Perbindeshit te Vicidolit, Sali Berisha!
    Ndryshe si mun te kuptohet nxjerrja e sekretit hetiomor?!

  14. TOMORI SHBA says:

    urime e pergezime policis se shtetit, organeve ligjezbatuse, qe munden tu ven prangat dhe te hetohen pese antere te nje bande famkeqe, per shqiperin e shqiptaret, brenda e jsht vendit
    Saliut i ka pelqyr dhe i pelqen, te ket sa me shum banda e bandit qe vjedhin, perdhunojn , vrasin, se kjo esht edhe filozofia e tij.
    E kemi qare e degjuar, ne parlament e jasht tij, kete moster te felliqur, te bej thirje per armatosje, trazira, dhune e revlucjon, vetem e vetem te rezohet qeveria Rama, se vetem nga ai, paska frik si shejtani nga temjani.
    Berja e avokatures, ndaj pes te dyshuarve, per vjedhjen ne Rinas, deshmon edhe njeher se, sa i zhytur ne krime dhe sa dashakeqes esht berisha, per demokracin, rreformat dhe ndeshkomin e bandave qe terorizojn qytearet , demtojn ekonomin dhe mirqenjen e qytetareve,
    deshiron, nje shtet rumpall, jo ligjor, ku te mos e mar vesh qeni te zone.
    Ka drejtesi apo ska, qe ta izoloi , hetoi kete antishtet, anti ligj, anti moral. Mezi presim SPAKUN dhe BKH, ti ven hekurat keti maskarai, qe po e sjell verdall SHqiperin dhe shqiptaret.

  15. Aslloni says:

    Ka vetem nje zgjidhje. Ate mund te jape vetem Partia Zgjidhja me Koco Kokedhimin ne krye. Ahahaha. Saliu eshte cmendur, familja e mban me zor brenda qe te mos marre rruget, shpejt do e shihni ne spitalin e burgut te akuzuar per pedofili.

  16. Nik says:

    Persa i perket rendit standarti per Sali Pyken jane Kuliçajt dhe Noket!

  17. Sokrat Turtulli (spiun në internim dhe kanabist në Mokër) says:

    Ah çfar ti bëj atij Berishës që nuk më merr mua për këshilltar por mban ca legena të tjerë

  18. 19 says:

    nuk ka epitet per kte kafshe

  19. Donald says:

    Ata duhet te ishin kapur me gjithe para qe ne rinas, apo pa hyre brenda ne Rinas. Kjo do ishte policia normale e nje shtetl normal. Para te papastra pafund ne Shqiperi qe blejne deputete, parti politike apo eksponente te larte te medias e politikes nderkombetare, te FMN e Bankes Boterore etj cfare problemi e kane te blejne ca familjare te varfer a te kapur apo ca avokate , prokurirore e gjylkates dallaverexhinj.Leket ku Jane?

  20. SPAK says:

    S’ka faj, po afrojnë prangat dhe po bën stërvitje si avokat! Po ja arrestuan shushunjat që ka pjellë dhe i sekuestruan pasurinë, kush do t’ja bëj avokatin pa lekë? Armina?!

  21. Flutura says:

    Meri Baze, perfundimisht ti je psichiatri i Sali Berishes!?

    1. Citty says:

      Mos eshte e kunderta
      Berishen ky e ka ushqim shpirteror kur mos te jete nje dite Berisha edhe ky nuk do te jete me interesant per asgje.

  22. naimi says:

    PO LEKU, KU? APO I KAPEM KETO E DO I MBAJME ME BUKE CA KOHE, PASTAJ E DINE VETE KETA E ATA QE KANE PARATE..

  23. naimi says:

    KESHTU STIMULOHET EDHE RINIA. GJYSMA E NJEZETVJECAREVE JANE GADI TE BEJNE 5 VITE BURG PER 500 MIJE EURO…..

  24. the american says:

    “ai nuk bën kurrë” ështe e pasaktë, është një alibi që i bëhet salihut.
    ai ka bërë sa të duash, vazhdon të bëjë, dhe do bëjë, e do organizojë banda & grupime të ndyra, me qëllim destabilizimin e shtetit shqiptar. ai nuk ka për të ndaluar diversionin antishqiptar, derisa ta ndalojë një ditë ligja, ose natyra.
    e kaluara dhe tashmja flet qartë për atë që “ai nuk bën kurrë”, të qenurit patriot shqiptar.

  25. Irfani says:

    I nderuar Mero, te gjithe keto ne fort mire i dime. Po ajo qe ne nuk dim esht si mund ti gjendet zgjidhja problemit me kte njeri.

  26. Artur says:

    Mero Baze ti je Fahri Balliu i Ps ngjani aq shume me njeri tjetrin sa me vjen peshtire kur ju lexoj!!

  27. Kar derrri says:

    Ju do tia runi ketije avokati SHOKU merian bythe lepiresi

  28. ta says:

    une jam dakort me zhvejkun.

  29. realisti says:

    Ja more shpirtin o Mero! Nuk besoj se ne bote do te kete tjetre njeri qe Sala ta urreje me shjme se Mero Bazen. As Edi Ramen nuk besoj se e urren me shume.

  30. anton says:

    me cfare arsyeton populli 2 partite jane 2 Banda me turmat e tyre qe duan te plackitjen vendin.popullin the zihen se kush do jete mbetet ne post apo I pare.kurse perreth bandat e tyre vazhdojne plackitjen.pra crendesi ka se kush po vjedh popullin.hajduti.anetari.turmes se PS apo te PD..apo te is.partise si Banda e re per te vene .ca lidhje midis 2 bandave. Pro populli si do ngrihet kunder plackitjen se 3 bandave qe po behet jo per 30 por per 80 vite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje