VIDEO: Çmenden serbët, thirrje raciste kundër shqiptarëve: "Vriti, vriti shqiptarët"

23 Prill 2019, 16:25Sport TEMA

Një përballje sportive ndërmjet Buduçnostit të Podgoricës dhe Crvena Zvezdës së Beogradit, është shndërruar në event politik ku janë bërë thirrje morbide nga tifozët serbë për vrasjen e shqiptarëve

Në sallën “Aleksandar Nikolic” në Beograd, me 6500 shikues brenda, ekipi i Crvena Zvezdës ka mundur ekipin nga Podgorica, por përveç rezultatit ato që kanë rënë në sy janë thirrjet raciste “vriti, vriti shqiptarët” ndërkohë që edhe ekipi malazias ka marrë epitetin “shqiptarë” kur është shfaqur në parket, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, thirrjet kundër malazezëve dhe shqiptarëve kanë nisur sapo ekipi mysafir i basketbollistëve ka zbritur nga autobusi për të hyrë në sallë.

Ndeshja ka kaluar plot tension ndërkohë që sipas mediave serbe në fund të lojës është zbrazur një pjesë e tribunave.

Më poshtë mund të shihni pjesë të atmosferës së tensionuar në sallën ku u përballën serbët e malazezët e ku virtualisht ishin pjesë edhe shqiptarët dhe thirrjet për vrasje të tyre.

Sigurisht kjo nuk është hera e parë ku tifozët shpërthejnë në racizëm kundër shqiptarëve e malazezëve ndaj të cilëve janë të inatosur për shkak të njohjes së Kosovës dhe pikërisht për këtë urrejtjen nuk hezitojnë ta shfaqin edhe në terren sportive.

Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i FIBA-s për këto thirrje raciste.

7 komente në “VIDEO: Çmenden serbët, thirrje raciste kundër shqiptarëve: “Vriti, vriti shqiptarët””

  1. Paskali XV says:

    Shqiptaret duhet t shofin veten e tyre se kush jan.
    Po t ishin t mir s do urreheshin nga t gjith.
    Shifni se c bejn me njeri tjetrin shqiptart. T liq te shoshoqit.
    E nese jan t kqinj me njeri tjetrin vaj halli si jan me t tjert.
    Prandaj t tjert i urrejn shqiptart e liq.

    1. Hoxh Armandi says:

      E kane me turkoshqiptaret. Jo me njerez normale.

  2. Alban says:

    Ah keta serbet jane te semure psiqik per Zotin! Ubi ubi siptara (1.09) thone.

    Nuk e di, por kur keta bertasin si gorrilla primitive, mua, si shqiptar,me duket vetja si gjigand!
    Madje keta ngjajne si fiset Zulu qe adhuronin njeriun europian.

  3. Joni says:

    Ata jane ne rregull, te çmendur jemi ne qe vazhdojme e blejme produkte te Serbise ne marketet tona duke filluar nga lengjet Bravo tek Kubeti e mutra qensh patatina per te vegjelit te gjitha prodhuar ne Serbi.

  4. ¬ says:

    Njerëz të tillë janë të BE-së. Disa kërkojn viza, disa presin koka, disa i vrasin në tortura, dhe të tjerr që guxojn haptas. Është koha të shpallë Panvarsin Presevo.

  5. Ben says:

    Mos u merzit me më Serbet! Kanë mbetur dy shekuj mbrapa. Po ashtu edhe Greket. Te dy këto kombe duan të kthejnë orën mprapsht por nuk kanë fuqi.
    Meshiroje o zot se nuk e kuptojne se.çfarë thone.

  6. Iliro Pellazgus Nacionalistus Perrallat e Fahri Xhares and Company says:

    Fajin e Ka Akoma Turku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje