Detaje të reja nga grabitja në aeroport: Zbulohet kush është femra që ndihmoi grabitësit

24 Prill 2019, 12:16Kronika TEMA

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije identitetin e femrës të përfshirë në grabitjen e më shumë se 5 milionë eurove.

Ajo është 31-vjeçarja E.Bici.

Ka dyshime se kjo shtetase ka djegur një nga automjetet që të krijonte kaos te policia, që u drejtua në krahun e kundërt të drejtimit të grabitësve.

Ndërkohë, sot do të zhvillohet seanca për 3 të arrestuarit e tjerë të dyshuar se janë përfshirë në grabitjen e 9 prillit në aeroportin “Nënë Tereza”.

Seanca për masën mbahet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, aty ku një ditë më parë u shqyrtua masa edhe për Alkond Bengasin. Oltjon Veseli, Saimir Çela dhe Reinaldo Sula do të dalin para gjykatës.

Ka edhe persona të tjerë të dyshuar, pasi Bengasi ka dhënë emrat e 9 prej tyre.

4 komente në “Detaje të reja nga grabitja në aeroport: Zbulohet kush është femra që ndihmoi grabitësit”

  1. e verteta says:

    Autoret e grabitjes,truri e realizatoret kush jane.ALeket ,tollonat ,mani,leftat eurot, keto na sqaroni ku jane,po si bashkepuntor ne grabitje ka me lopate ,te cilet pranojne te bejne dhe ca vite burg ne favor te milionave.Cdokush do ta bente nje sakrifice te tille.

  2. Qivaç Qishani says:

    Po kta.
    Do vidhnin lek,apo do benin protesta opozitare!?
    Dhjetra vet per me mor tre thas?!
    Po kur ti ndanin leket do ju binte nga nje kocke secilit.
    Nji bataljon çeçensh si ata qent e slitave te alaskes…

  3. Fatos says:

    Ku shkuan 5 milionet e tjera?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje