Një pikturë e nënshkruar Nelson Mandela del në ankand në Nju Jork, ja shifra që do shitet

Një tablo shumë e thjeshtë e pikturuar nga ish-presidenti afrikano-jugor, Nelson Mandela që përfaqëson derën e qelisë në Robben Island aty ku ai u burgos për 18 vite, pritet të dalë në ankand në fillim të majit në Nju Jork.

Vlera e “The Cell Door, Robben Island”, e cila u realizua në 2002 nga fituesi i Çmimit Nobel të Paqes 1993 për luftën e tij kundër aparteid-it, është paraqitur mes 60 000 dhe 90 000 dollarë nga shtëpia e ankandeve Bonhams. Vepra do të dalë në ankand të enjten e ardhshme, si pjesë e një ankandi të artit bashkëkohor afrikan.

‘’Të zotërosh një pikturë të një prej figurave më të rëndësishme të shekullit XX është diçka e jashtëzakonshme për çdo koleksionit’’, pohon për median, Giles Peppiatt drejtori i artit afrikan tek Bonhams. Kjo është vepra e parë e Nelson Mandelës që pritet të dalë në ankand.

Kjo vepër shumë e thjeshtë, e cila nuk ishte prezantuar më parë deri tani për publikun tregon thjeshtë nga pjesa e jashtme, derën e qelisë me disa rrjeshta me hekura dhe çelësin në bravë.

Kjo është një nga pikturat e rralla që Mandela ruajti deri në momentin e vdekjes në 2013.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *