Nga grabitjet me dhunë, te dëbimi nga Gjermania: Zbardhen faktet e reja për vëllain e Ervin Salianjit

30 Prill 2019, 20:10Kronika TEMA
Nga grabitjet me dhunë, te dëbimi nga Gjermania: Zbardhen faktet e

Zbardhen dy dënimet e vëllait të ish-deputetit demokrat në Gjermani dhe dëbimi i tij. Mashtrimi i deputetit Salianji për të vëllain dhe garancia për shpëtimin nga burgu

Vëllai i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji rezulton me rekorde kriminale në disa shtete të Europës. Pas publikimit të dokumenteve një ditë më pare, ku vëllai i tij, Klodian Bedri Xhengo rezultonte dy herë i dënuar në Britaninë e Madhe, të tjera fakte vërtetojnë lidhje të tij me botën e krimit.

Mësohet se krahas mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, vëllai i ish-deputetit demokrat ka të regjistruar në shtetet europiane edhe krime të tjera, sikurse është grabitja me dhunë dhe shkelja e kufirit.

SIkurse mund të shihni edhe nga këto dokumente të publikuara nga redaksia jonë, rezulton se Klodian Xhengo,  ose siç njihet me identitetin e ri Alex Kacani, më 08.05.2017 në orën 13:10 mbi bazën e denoncimit të një punonjësi të dyqanit Knauber – Markt në Ahrweiler, është kapur në flagrancë nga ana e policisë së krimeve të zonës Mainz, në Gjermani, duke vjedhur sende të ndryshme.

Ai është larguar me vrap nga dyqani dhe është kapur në parkingun e makinave duke u ndaluar në zyrën e policisë së zonës.

Siç shënohet në regjistrat e policisë së landit, vëllait të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji nuk iu morën shenjat e gishtave, por ndërkohë ai është fotografuar për vjedhje me dhunë.

Kontrolli në banesën e vëllait të Salianjit

Nga kontrolli i banesës, vëllait të ish-deputet demokrat Ervin Salianji ju gjetën edhe sende të tjera (artikuj kozmetike, orë dore dhe mjete të tjera) të cilat rezultonin të vjedhura në dy vendngjarje të tjera.

Krahas procedimit për tre rastet e vjedhjeve me dhunë nga vet policia, gjithashtu u bë kallëzim ndaj shtetasit Alex Kacani për veprën penale të shkeljes së rregullave të qëndrimit në vendet Shengen.

A ka ndihmuar Salianji vëllain duke i paguar garancinë për gjykatë

Në një kohë që Ervin Salianji ishte i ngarkuar si koordinator për aksionin qytetar në PD, i vëllai i tij ia ka hedhur paq nga burgu falë një garancie pasurie të derdhur në gjykatat gjermane.

Prokurori e Koblenzës ka regjistruar Çështjen Nr.2030/ Ks 33185/17. Për shkak të pagesës së garancisë pasurore në vlerën 5000 euro mbështetur në Kodin e Procedurë Penale Gjermane, prokurori ka vendosur të mos e dënojë me burg dhe ka urdhëruar që autoritetet e landit ta përzënë nga territori i shtetit gjerman ku i ndalohet hyrja dhe me shënimin pa të drejtë hyrje në zonën Shengen.

Por kjo pagesë ngre pikëpyetje të shumta se si një person i cili dënohet për grabitje dhe vjedhje që nga orët e dorës e deri te kozmetika, arrin që të paguajë një garanci prej 5 mijë eurosh brenda një kohe të shkurtër.

Pyetja që lind në këtë rast a mos është ish-deputeti demokrat Ervin Salianji që ka ndihmuar vëllain e tij duke i dhënë 5 mijë euro si garanci për ta shpëtuar nga burgu?

13 komente në “Nga grabitjet me dhunë, te dëbimi nga Gjermania: Zbardhen faktet e reja për vëllain e Ervin Salianjit”

  1. S.Krasniqi says:

    Ervini është duke mbledhur të dhëna që ta denoncojë publikisht vëllain e vet se ai me direktiva të Ramës ka vjedhur!

  2. Raul says:

    Sipas Klevis krricit te Faros dhe per keto vjedhje qe ka bere vellai i Salianjit Fajin e ha Edi Rama qe e ka lejuar

  3. shqip says:

    Qenkan fis kellirash, e paskan ne gen bastardet.

  4. JIMMY says:

    O Gazetar .Ahrweiler me Mainz eshte 160 km larg nga njeri tjetri.Apo ja futi vrapit nga Ahweiler dhe e kapen ne Mainz.Jo se eshte ndonje burr i mire ky fytyr miu po verifikojeni njeher pastaj shkruani

  5. Deep State says:

    Po po merruni me vellane, nderkohe Floriri i Cepanit dhe Bunkeri i Surrelit po pjellin veze pa u ngrohur fare.Popull ma legenato nuk ka ne bote.

    1. tarasi says:

      Ik ore plere po ti ku futesh ??? Apo je i vecante ti , ik ore zhuls , kalon tere diten neper portale dembel muti , parazit i piste . Kujton se shkruan gjera me vlere , ke nxjere dhjetra iniciale dhe vret kohen duke vjellur vrere . Tipa si puna jote quhen letra per te fshire bythen , pisanjoz .

  6. Roberto says:

    Po ju c’merreni me nje UFO. A e shikoni ca pallaveshi eshte? E ka koken mu si kove pusi? Sa i ngjan Ervin Salianjit njesoj sikur i ka pjelle nje nene hahhaha.

  7. Petrit says:

    Sa qesharakë jeni bere o gazet-karë te paçavures tema.
    Duke u munduar të goditni Salianjin po beheni te peshtire.
    Po merrni me vendimin e gjykatave gjermane qe jane me vite drite peepara shqiperise.
    Megjithese se po kerkoni qe te beni goditje poshte brezit po goditni ne bythe.
    Shkruani per arritjet e qeverise më mire se jeni me te besueshem.

  8. Polici says:

    Jo se Salianji eshte burre i mire , i cope legeni eshte. Por ato qe thuhen ne kete shkrim jane brockulla.
    E para, nga fotot nuk kuptohet asgje sic thhet ne shkrim.
    E dyta , te vjedhesh ne dyqan e te ikesh me vrap nuk eshte vjedhje me dhune.

  9. Plato says:

    Lereni vellan e saleshit ju, po shikoni vellan e ish ministrit te brendshem, apo ai ministri tjeter I brendshem!!!

  10. Daku says:

    Bracvo tema, keshtu e duan k4iminelet e pd me te njejten monedhe se keta nuk hajne pyka me sjellje europiane. Mundesisht nqs gjeni fakte te tjera degjenerative per te tjeret nxirrini se gamoret vetem keshtu marin vesh

  11. shkodra says:

    Ju e keni të vëllanë deputet të tillë idiot dhe flisni për të vëllanë që është hajdut dhe kriminel.Ai është dënuar dhe e ka paguar disi ndërsa tjetri zen rrugët thyen xhama,lyen me bojë etj etj dje nuk i hidhni dot hekurat.Për të vëëlanë ky nuk mba përgjegjësi ndërsa pët bëmat e tij ai duhet ndëshkuar…gjë që keni frikë ta bëni..

  12. Timi says:

    Bobo cfare surrati….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje