Jari bën një premtim solemn në Ditën e Dëshmorëve!

Jari po shikonte sot gjithë zili politikanët që vendosnin kurora në Ditën e Dëshmorëve. Ju kujtua koha kur ishte vetë President dhe vendoste kurora. 

Sot në fakt ai duhet të ishte aty si ish Ushtarak por meqë i ka dalë nami që ka mbrojtur bustin e Enverit nuk shkoi. Dhe më këtë rast mendoi të bëj një premtim se si do ta rregullojë PD punën e dëshmorëve në të ardhmen.

“Të nderuar demokratë!

Jari ju sqaron!

Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët, pasi është Dita e Dëshmorëve. Socialistët kanë keqpërdorur gjakun e dëshmorëve dhe kanë mbajtur pushtetin pesëdhjetë vjet. Dëshmorët ranë për atdhe dhe nuk i panë të zezat që i bënë Atdheut këta pisa.

Tani vazhdojnë përsëri dhe dëshmorët janë të pafuqishëm për ta ndalur të keqen.

Për këtë mendoj që PD duhet të bëjë një premtim solemn, që tani e tutje dëshmorët të jenë të gjallë. Unë kam formuluar një propozim, i cili mundëson që dëshmorë të quhen njerëz heroikë që bëjnë gjëra të mëdha për Atdheun por që janë gjallë. Kështu ata kanë mundësi të mos lejojnë politikanët të spekulojnë me heroizmin e tyre.

Ky propozim më ka ardhur në mendje, duke parë legjendën e PD, heroin tonë kombëtar, njeriun që ka sakrifikuar gjithçka për Atdheun, Sali Berishën. Duke qenë një hero i gjallë, ai e udhëheq PD dhe korrigjon çdo veprim të saj. Ai është jo vetëm udhërrëfyesi, por dhe diktuesi i rrugës sonë, kur ne humbasim rrugën.

Ndryshe nga komunistët të cilëve u ka vdekur Enver Hoxha dhe e quajnë hero, ne e kemi të gjallë heroin. Dhe në fakt kështu duhet të jetë dhe më vonë. PD do të njohë vetëm heronjtë që ka gjallë. Pas Doktorit nga mosha natyrisht njeriu me pozitë më të lartë në PD mbetem unë dhe dhe kështu me radhë. Pastaj vjnë ata që kanë sakrifikuar si ministra apo deputetë. Vetëm kjo mund të bëjë që me gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve dhe heronjve të mos luhet më.

I juaji Jari”!

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Jari bën një premtim solemn në Ditën e Dëshmorëve!”

  1. pokeristi says:

    Z.Baze!
    Rubrika me presidentin manekin Bujar Jari me duket se po ja u merr te gjithave rubrikave te Antenes.
    Eshte mjaft e kendeshme, te lexosh sygjerime,hamendje,
    vleresime,parashikime ,pergjithesime,keshillime nga nje mendje cunguar,pamvaresisht se ka qene student i zellshem dhe i devotshem i “Akademise ushtarake” Kamber Hoxha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *