Jari jep detaje nga takimi i Ramushit me “pesë xhuxhët”

Lajmi se Ramushi ka pritur koalicionin e “pesë xhuxhëve” (kështu ka qejf Jari t’i quajë aleatët e vegjël të PD), pati jehonë të madhe.

Për të shuar kuriozitetin e demokratëve në këto bisedime, Jari vendosi të bëjë publike disa detaje nga takimi:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Më poshtë keni disa nga detajet e takimit të Ramushit me “pesë xhuxhët”:

Ramushi me Gon Dukën

Ramushi: Ku je burrë i dheut, dikur të pata marrë inat fort, kur të thoshte Berisha je “Klani i Zemunit”.

Kisha pyet dikënd në Serbi a u njifte a jo.

Veç vonë e mora vesh se s’ke pas asnjë lidhje me ta, e Berisha i thojke për politikë.

A të poshtër kanë pas kenë ata të Zemunit, krejt kontrabandën e cigareve dhe ushqimeve e kanë pas bë me Kosovën.

Duka: Jo mor burrë ça pune kam unë me ata, unë s’kam bë kurrë gjëra të tilla jashtë Shqipërisë.

Ramushi me Nard Ndokën

Ramushi: Ty të du fort kur të dëgjoj. Krejt gjërat që thua janë të vërteta dhe më hynë në tru menjëherë kur i dëgjoj prej teje.

Kurrë s’më ka bë vaki me ndonjë politikan tjetër të jetë kaq i kuptueshëm.

Nard Ndoka: Po ça me bë, e kemi popullin nivel i ulët intelektual dhe përpiqem të flas thjesht dhe gjëra thelbësore. Dhe unë, ju kuptoj shumë mirë ju.

A është e vërtetë se i ke thënë Ramës “Ma ha rrushin”?

Ramushi: Po vallai i thashë.

Nard Ndoka: Interesante kur e dëgjova. Se në Shqipëri rrushi piqet në gusht, ju pakseni dhe tani në pranverë.

Ramushi me Fatmir Mediun

Ramushi: Ty të kam Jaran se na e ke ftofë të gjithë ne ushtarakëve.

Unë kur hidhsha një bombë në Dukagjin as deri në Gllogjan nuk dëgjohej, a Gërdecin e kena dëgju deri në Prizren.

Mediu: Ça të bësh o burrë, gjëra që ndodhin. Por rëndësi ka që të jemi më të kujdesshëm në të ardhmen, pasi rruga jonë euroatlantike ka dhe rreziqet e veta.

Ramushi me Dash Shehin

Ramushi: Më ke kënaq kur të kam pa në Parlament që ju ktheve Ed Ramës për atë punën e rakisë dhe Turqisë.

Zemnën mal ma ke bë, kur i the unë pi noj gotë raki, por ti pi kokainë.

Dashi: Ça ti bosh mo, na ka ra në pjesë ai njeri, dhe një gotë raki s’të lë ta pish rehat.

Po ti ke bë mirë që ja vë kët taksën Serbisë, se tani ata e sjellin rakinë në Tiranë dhe e kanë të mire këtë shlivocën.

Është dhe lire mor vëlla, s’di pse ajo jona del shtrenjtë.

Ramushi me Vangjel Dulen

Ramushi: Mezi kam prit të takohem me ty. I kam këta serbët në qeveri, po mu në maj të hundës ma kanë sjellë.

Ani kur donin të ndanin dhe Veriun e Kosovës. Ti po më dukesh krejt ndryshe.

Dule: Dhe unë kam shumë respekt për ju. Si mund të ndahet kufiri Serbi- Kosovë pa u ndarë njëherë Shqipëri- Greqi.

Të jam shumë mirënjohës që ja le radhën Greqisë të parën në këtë proces ballkanik.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Jari jep detaje nga takimi i Ramushit me “pesë xhuxhët””

  1. @ says:

    Po borebardhen Lulen se kishin marr me vete 5 xhuxhat?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *