Pse shqiptarët janë fituesit realë të zgjedhjeve në Maqedoni?

6 Maj 2019, 21:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kandidati i shumicës në pushtet, mbështetur nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski, ka fituar mbi 51 për qind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke qetësuar frymëmarrjen e një vendi, i cili po stabilizon kursin e ri Perëndimor, pas ikjes së Gruevskit.

Rezultati ka rëndësi të madhe për shqiptarët, pasi ata konfirmuan se janë faktori kyç për të mbajtur orientimin Perëndimor në Maqedoninë e Veriut. Rezultatet në qytetet kryesore me shumicë shqiptare, tregojnë se shumica në pushtet, mbahet me votat e shqiptarëve dhe se ata kanë dëshmuar qartësinë në vendimin për të mbështetur kursin Perëndimor të vendit të tyre.

Votat e kandidatit shqiptar në raundin e parë, edhe pse ishin kundër shumicës në pushtet, tanimë duket se kanë shkuar në favor të kandidatit të shumicës.

Rezultati i raundit  të parë duket se ishte më shumë një zemërim ndaj shqiptarëve që janë pjesë e pushtetit, për të ulur arrogancën e tyre, se sa një shuplakë ndaj kursit Perëndimor të Maqedonisë së Veriut.

Pas këtyre zgjedhjeve shumica e Zaev-it, është dhe më e bindur se pa shqiptarët nuk ka të ardhme në pushtet, dhe kjo ka shumë rëndësi për të hedhur themelet e një shteti qytetar, që tejkalon ndarjen etnike.

Po përse shqiptarët janë fituesit realë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut?

E para, ka të bëjë me rolin që Shqipëria luajti në formimin e kësaj shumice në Maqedoni, e cila ka qenë vendimtare në çmontimin e regjimit të Gruevskit. Mënyra se si Shqipëria nxiti faktorin shqiptar t’i bashkangjitej shumicës së Zaevit pas zgjedhjeve të balancuara parlamentare, është fillimi i çmontimit të regjimit nacionalist dhe autokrat të Gruveskit.

Dhe këtu nuk duhet të harrojmë që në Shqipëri ka pasur dy qëndrime. Partia Demokratike duartrokiti lajmin e rremë se u arrit marrëveshja për formimin e qeverisë mes shqiptarëve dhe Gruevskit, dhe se presidenti Meta, akoma është i dëshpëruar nga mënyra se si u largua nga pushteti Gruevski.

Tani është momenti që roli i qeverisë shqiptare në këtë pikë të dalë në dritë më i plotë si një vendim i drejtë e vizionar.

Së dyti, përfundimi i çmontimit të regjimit të Gruevskit është një inkurajim për fundin e pandëshkueshmërisë së liderëve të korruptuar në rajon, dhe përpjekjeve për karshillëk ndaj orientimit Perëndimor të Ballkanit. Në këtë pikë, Maqedonia e Veriut ka dhënë një shembull të shkëlqyer të shpejtësisë dhe vendosmërisë me të cilën ka reflektuar dhe ka çuar para drejtësisë, një kastë politike që po tentonte ta çonte vendin drejt një rruge të panjohur dhe të rrezikshme për të ardhmen e qytetarëve të saj.

Së treti, bashkëpunimi i shqiptarëve me Zaev-in ka ndryshuar dhe vetë shqiptarët dhe ka mobilizuar energji pozitive. Në kohën e  Gruevskit, kur ai ishte i vetëmjaftueshëm me pushtetin e vet, shqiptarët ishin në radhë para zyrës së tij, kë të merrte ai në qeveri. Interesi i tij ishte t’i mbante shqiptarët të përçarë.

Me Zaev-in, ku shqiptarët janë faktor vendimtar për qeverisje, interesi i Zaev-it është t’i mbajë shqiptarët e bashkuar, më shumë se sa janë vetë shqiptarët për këtë gjë. Dhe ky është një efekt pozitiv nga ky zhvillim.

Së fundmi, zhvillimet në Maqedoni janë një apel për Bashkimin Europian, për të mbështetur vendin në hapjen e negociatave, qoftë dhe si shpërblim ndaj vendosmërisë së shumicës së re për të pranuar kushtet deri poshtëruese në zhbërjen e simboleve të shtetit të vjetër dhe mënyrës se si bëri shqiptarët pjesë të këtij ndryshimi.

Kjo do ta kthejë këtë moment ndryshimi, në një proces të gjatë transformimi drejt një shteti qytetar. E kundërta mund ta rikthejë gjendjen e mëparshme, dhe t’i kthejë shqiptarët nga faktor kyç për kursin Perëndimor të vendit, në objekt lufte për ta zhbërë dhe vetë Maqedoninë e Veriut.

8 komente në “Pse shqiptarët janë fituesit realë të zgjedhjeve në Maqedoni?”

  1. Ladi says:

    Nje pyetje: Cfare na intereson neve me shume si shqiptare: nje Maqedoni perendimore, apo nje Maqedoni e shperbere dhe shqiptaret te bashkuar…??!!

  2. Joni says:

    Gjithmone gjen argument per te mbrojtur qendrimin shqipetar ne Maqedonine e veriut. Zaevi me mirenjohes ndaj shqipetareve.flm mero. Me lehteson te kuptoj me mire zhvillimet politike ne shqiperi dhe ne ballkan.

  3. Kastriot says:

    Pyetja qe duhet shtruar eshte kjo;Pse kudo ku ka shqiptare si ne Mal te Zi, Kosove e Maqedoni
    zgjedhjet Jane te lira e te ndershme e vetem ketu ne Shqiperi jo? Me vote te lire ketu fiton mazhoranca natyrale e zotit shqiptare! Ndaj nderkombetaret I bejne sallate zgjedhjet ketu qe te sundojne me mjete apartejdi minoritaret, kusherinjte e pare te tyre, si greke, boshnjake, vllehe gorane e maqedonas, rome e egjyptiane? Boll kane sunduar qe me renien e Ilirise.Nuk u ngopkan keta??

  4. John says:

    Ne Kudo jemi fitues , perverse ketu ne te ashtuquajturen shtepine tone , jo…..

  5. AMY says:

    Eshte fiks sic Mero e analizon. Dhe merita ne kete proces positiv ka shume Shqiperia, perfaqeuar nga nje emer i pervecem, qe quhet Edi Rama. Ishte ky qe bashkoi faktorin shqiptar dhe i beri bashke. Ndersa Berisha e Lul e Meta bene te kunderten, u bene pale me Gruevskin, dhe per ti percare sa me shume shqiptaret atje, bene lojen ruse, te tille jane keta njerez, dhe po te njeten vazhdojne bejne edhe ketu, per ti percare shqiptaret qe te fitojne pushtet dhe te mbajne parate qe kane vjedhur, keta jane Meta, berisha lu e mona, qe rraca ju shofte!!!

  6. I says:

    Ne duhet te jemi faktor ne te gjithe ballkanin. Kemi shqipetar me shumice gjithandej. Edhe te donim te pushtonim kaq shume vende nuk do te ishte e mundur ushtarakisht. Telekomande nga Tirana, baby.

  7. Puka says:

    Tashti ta shikoni ju mer legena. Do ju versulet Fahriu me lugen e corbes dhe tju haj mutin bashke me Petrit Vasilin, Bejdon, gazetarin kapterr dhe Rimin qe me zgjuarsinr qe e karakterizon da ti nxerre nga kjo situate te ngoput

  8. No name says:

    Po Dodig-u sipas teje eshte mire qe po vie ne Shqiperi.
    Kjo eshte shanse e mire qe ne Tirane ky fare Dodigu eshe Vuciq te na i q…. motrat …ne emer tr Europianizimit!
    Le te shkoje ky i droguari i gjate ne Banja Luja si e presin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje