Jari inkurajon rregjistrimet e reja në PD, për të mos marrë pjesë në zgjedhje

Siç dihet, Luli ka filluar një fushatë rregjistrimesh në PD në gjithë vendin, nga Shkodra deri në Vlorë.

Arsyeja është krejt e ndryshme nga partitë e tjera.

Ndaj Jari vendosi t’ua shpjegojë këtë anëtarëve demokratë:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Fushata e anëtarësimit që Luli ka ndërmarrë ditët e fundit është një fushatë historike, pasi është fushata më e pazakontë në histori.

Zakonisht partitë bëjnë fushata anëtarësime para zgjedhjeve, me qëllim që të shtojnë mbështetësit dhe të fitojnë zgjedhjet.

Kjo fushatë është e kundërta.

Luli po anëtarëson njerëz në parti, me qëllim që të shtohet numri i atyre që nuk do marrin pjesë në zgjedhje.

Kjo është një tip i ri partie, e panjohur më parë.

Për këtë arsye, është ngjarje historike.

Nuk di në u shpreha qartë, se nuk di si t’ua krahasoj me gjëra që i kuptoni.

Kjo është përshembull si përpara një dasme, ti të ftosh njerëzit që të mos shkojnë në dasëm.

Ose, si t’ua them unë,… para një ndeshje futbolli, njerëzit të presin bileta që nuk do të shkojnë në ndeshje.

Pak a shumë kjo gjë domethënë.

Nisma e Lulit ka shumë rëndësi për momentin, pasi ajo hedh poshtë zërat që PD po shuhet.

E vërteta është se PD nuk po shuhet, por po shtohen radhët e atyre që duan të shuhen vet.

Kjo ka shumë rëndësi për t’i dhënë moral popullit.

Nga ana tjetër, në këtë parti mund të hyjë kush të dojë.

Nuk ka rëndësi të jesh demokrat të marrësh teserën në këtë moment.

Mund të jesh dhe socialist, dhe republican, dhe demokristian, boll të marrësh teserën e të betohesh se nuk do shkosh në zgjedhje.

Ndaj kjo fushatë ka për të hyrë në histori si fushata e pare në botë e anëtarësimit në një parti që nuk do të shkojë në zgjedhje.

Nga ana tjetër, kjo metodë do nxjerrë zbuluar dhe partitë që do marrin pjesë në zgjedhje, pasi në fund do bëjmë bilancin e teserave që kemi shpërndarë këto muaj dhe atyre që do marrin pjesë në zgjedhje, dhe me siguri ne do jemi shumica.

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *