Kërcënimet, që Berisha shpreson se i dëgjon SHBA

7 Maj 2019, 20:10Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nga gjithë mallkimet e djeshme të Sali Berishës dhe rolin e tij si “kasandër” për të ardhmen e Shqipërisë pa të, vlen të qartësohen dy pika. Kërcënimi i tij ndaj Hashim Thaçit dhe kërcënimi i tij ndaj Lulzim Bashës, si një mënyrë që SHBA të dëgjojë hallin e tij.

Ndaj të parit, Sali Berisha lëshoi akuza të rënda, që lidhen me ato që ai i quan vrasje të kundërshtarëve politikë në Kosovë, mbështetës apo anëtarë të LDK-së, gjatë dhe pas luftës së Kosovës. Shpresa e tij është se mund t’i ringjallë konfliktin civil në Kosovë me këtë stil, ndëra thotë se Hashim Thaçi duhet të shkojë në Hagë.

Kjo është një temë e ndjeshme në opinionin publik në Kosovë, pasi e vërteta është se ka pasur vrasje politike, kryesisht të krahut të UÇK-së mbi LDK-në, sidomos në vitet e para pas luftës. Kërcënime për vrasje dhe disa likujdime politike ka pasur dhe gjatë luftës.

Dhe unë, si gazetar që jam marrë gjatë me Kosovën, kam qenë në disa lista vdekjesh nga celula politike që nuk i mora kurrë seriozisht. Me marrëzinë e tyre dhe indoktrinimin enverist, disa celula politike në Kosovë kanë hartuar lista likujdimesh kundërshtarësh politikë dhe disa prej tyre dhe janë ekzekutuar.

Nga Enver Maloku, tek Xhemajl Mustafa, si figurat më të rëndësishme, por dhe disa veprimtarë lokalë apo korrespondentë të shtypit, janë ekzekutuar dukshëm për arsye politike, dhe ky është një debat që në Kosovë duhet të bëhet me kurajo dhe pa paragjykime.

Por likujdimet ishin frymë e krahut të luftës, si revansh ndaj konsolidimit politik të LDK. Nuk ishin vetëm njerëz të Thaçit ata që kërcënonin, por dhe ata që janë sot në partinë e Ramush Haradinaj apo Albin Kurtit. Së paku, Hashim Thaçi është distancuar prej tyre dhe ka bërë gjeste pajtimi, që e kanë frenuar këtë shëmti që po çonte vendin në luftë civile. Ka nderuar Ibrahim Rugovën dhe ka kërkuar hetim për ngjarjet, qoftë dhe formalisht.

Të tjerët që Berisha i pret dhe në zyrë dhe i shpall aleatë, si Ramush Haradinaj apo Albin Kurti, po harrohen prej tij.

Haradinaj, rrethi familjar dhe politik i të cilit së paku janë nën akuzë për disa nga këto vrasje politike, biles në disa raste hasmëria i ka shkuar deri në familjen e tij, nuk di pse është harruar nga Sali Berisha. Dhe më tej akoma Albin Kurti, lideri i “Vetëvendosjes”, i cili ka në parti të tij njerëz që bënin dikur lista likujdimesh, nuk i ka dënuar kurrë ato vrasje, vetëm pse janë bërë nën stilin enverist të likujdimit të kundërshtarit. Bile ai shkon e përkulet me adhurim tek varri i Izetbegoviçit në Sarajevë, babain nacionalistë mysliman të Bosnjës, por ende nuk ka shkuar të vërë një tufë lule e të nderojë Ibrahim Rugovën, qoftë dhe në shenjë pajtimi kombëtar.

Por Sali Berisha nuk do ta shikojë këtë gjë. Ai biles bën sikur ka harruar, që në kulmin e likujdimeve politike të LDK-së, ai vetë e ka pasur mik Hashim Thaçin dhe e priste në zyrë në Tiranë, si karshillëk ndaj Rugovës, që nuk e priste Berishën në Prishtinë. Xhavit Halitin po ashtu e ka pasur në paradhomë dhe punonte me njerëzit e tij.

E gjithë kjo hipokrizi lidhet vetëm me gjuhën e koduar të Berishës ndaj amerikanëve, për shkak të izolimit që ata i kanë bërë. Ai do t’u tregojë atyre, se ka fuqi të ndezë luftë civile në Kosovë, duke vënë në qendër të saj atë që ai me mendje të vet e quan njeri të amerikanëve në Kosovë, duke e etiketuar si kriminel lufte, për t’u hakmarrë ndaj asaj që SHBA i bën Berishës në Tiranë, duke e izoluar dhe duke e cilësuar si shkakun e problemeve.

E gjithë pjesa tjetër është hipokrizi.

I njëjtë është dhe mesazhi për Lulzim Bashën, për përplasje civile në Shqipëri. Kërcënimi që Berisha bën “o luftë deri në vdekje, o do shuhemi”, duke kërcënuar Bashën se mos bën ndonjë marrëveshje me Ramën nën ndikimin e amerikanëve, është thjesht mesazhi i tij për SHBA, që pa Sali Berishën nuk mund të bëhet asnjë pazar.

Është paniku i një njeriu të braktisur dhe të izoluar, që e di nga e ka problemin, dhe përpiqet t’i tregojë SHBA, se ai është në gjendje t’u shkaktojë probleme, edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë.

Në Shqipëri duke mos lejuar paqen sociale dhe tentuar të shkatërrojë sistemin me dhunë dhe bojkot institucional, në Kosovë duke tentuar të rindezë luftën civile, në emër të dhembshurisë ndaj LDK, e cila ka meritën historike që ka përballuar vrasjet politike me dinjitet, duke ruajtur institucionet dhe shtetin e ri të Kosovës.

Pra kemi të bëjmë thjesht me një kërcënim të Berishës, ndaj izolimit që i ka bërë SHBA dhe disa vende Perëndimore, si aktor destruktiv politik. Dhe duke qenë burracak dhe tinzar, si gjithnjë nuk iu del ballë për ballë, por përpiqet t’iu tregojë se ku mund t’u hapë probleme.

Por këtu nuk ka shumë probleme. Ka vetëm një problem, dhe ai është Sali Berisha. Fatkeqësia për të, është se këtë e di dhe SHBA.

19 komente në “Kërcënimet, që Berisha shpreson se i dëgjon SHBA”

  1. ben says:

    Mero
    1. Refim jo shume llogjik, edhe nje femije ne klase te pare nuk ja mbush dot mendien. Sepse deri me sot na ke thene qe PD e kontrollon Sali Berisha dhe nese kete e marim per te vertete Basha nuk ka si vepron me koken e tij, ose eshte tjetra e verte qe Basha kontrollon PD dhe Berishen nuk e pyet njeri. Te 2 bashke nuk rine. Sa per Haradinajn, Mero nese nuk e ke mare vesh ka mare pafajsine ne Hage ndersa per Thacin nuk mund te themi gje akoma se nuk eshte gjykuar ende.
    2. Sot policia arestoi Klevis Balliun. Nese arestimi eshte bere per tubim te paligjshem jemi pothuajse ne diktature. Por ajo qe te ben pershtypje eshte se ky ish deputet ka protestuar kunder nje projekti te vertetuar tashme si I fallsifikuar per nje vjedhje 20 millione euro dhe nuk eshte arestuar as fallsifikatori, as drejtori I rrugeve as ministri I ndertimit. Ne keto kushte duket me shume si banditokrature ku pushteti hakmeret ndaj njerezeve qe nuk e lane te vidhte miliona euro
    3.Po ti shtosh kesaj edhe tentativen e qeverise per te shkarkuar nje rektor te zgjedhur ne menyre ligjore dhe demokratike nen kercenimet e bandes se shullazit gjithkush e ka te qarte se banda e shullazit dhe qeveria jane e njejta gje.
    Pra shkurt jetojme ne nje kohe te pa pare me pare dhe ne ndonje vend tjeter te botes qeveria eshte ose zgjatim ose pjese e bandave.
    Me keq se kaq nje shtet nuk mund te jete!!!!

    1. cccp says:

      O Ben qe gjithnje , mendon te besh opozitarin ndaj Meros…por flet kot me kot dhe gjera pa lidhje.

    2. 1111 says:

      per te dy ata djem nuk flas dote se kane luftuar po per saleh e di qe conte nafte ne serb idoni tju tem dhe emra mjafton

    3. Naimi says:

      Sa i erresuar qe je nga mendja,more ben.
      Po ende do zvarritesh pas maskarenjve qe po dridhen si minjte nga drejtesia qe shpresojme te vendoset.
      Po akoma me gjuhen e Sali kriminelit artikulon mendimet?Apo edhe ti je nje nga ta qe ke humbur kerigen e pushtetit?Flije mendjen me gjithe shpuren,nuk do te shpetonin nga mekatet e vjedhjeve qe kini bere.
      Do te jepni llogari deri ne nje.
      Saliu para e ju nga prapa si dhente ne shtrunge do te dorzoni gjithcka qr kini zhvatur sebashku me Like floririn.

  2. Taku says:

    Sdi vjen pas apo para Hoxhes ky monster antishqiptare qe vetem me demokracine ska lidhje..

    1. bureto says:

      Si karakter janë të njëjtë, por veprimtaria në kohë të ndryshme bën diferencën. Hoxha kishte pushtet absolut, ishte monark, Berisha ka patur pushtet absolut deri në vitin 1997, por të kufizuar me hartimin e kushtetutës në vitin 1998. Nëse regjimi komunist nuk do binte në vitin 1990, berisha me urinë dhe servilizmin që e ka karakterizuar për pushtet, duke iu ngjitur pas këpuce (më falni, si muti) familjes Hoxha, nuk ishte çudi që të ngjiste shkallët deri anëtar i Byrosë Politike dhe më pas dhe i pari mbas vdekjes apo largimit të Ramiz Alisë, besimin e të cilit e kishte deri sa e delegoi në ngjarjet e dhjetorit 1990 dhe i dha në dorë PD, pra pushtetin. Falë karakterit të tij dhe sigurisht rrethanave (njëlloj si Hoxha) ja ku pas 30 vjetëve, e kemi ende edhe sot të rrezikshëm nëpër këmbë.

  3. Shqiptar says:

    Djaksi i Vuk Karaxhicit te pare ben k…r derrin me
    Daj Samin por harron se ata te shtrydhin si limon e te hedhin ne koshin e plehrave te mos qelbet mileti .

  4. Qytetar says:

    Shume e sante !

  5. Taraboshi says:

    Nje analize prefekte z.Mero.nje te lumte me te madhe.

  6. Uss says:

    E ke marrë shumë seriozisht torollakun! Amerika varrosi Sadamin dhe Millosheviçin, që kishin ushtri, shtet dhe gjithë kombet e tyre nga prapa, mendo se sa mund t’i plasë për një katunar barkthar me tridhjetë malokë pabuksa që i vijnë si çerra nga prapa për ndonjë picë apo kothere. Sali Berisha që nuk ka lënë bythë pa lëpirë dhe nuk ka takat të ngrejë as brekët e veta, ka takat vetëm të hedhë një litar në qafë në halenë e shtëpisë së tij. Kaq!
    Amerikanët nuk janë budallenj të arrestojnë një gërdallë si ai, se po të duan e urdhërojnë për 10 minuta, por nuk duan të shndërrojnë një plak matuf, hajvan, gomar, hajdut, që mund t’ju vdesë në dorë nga frika, në hero të katunarëve të tjera pabuksa. E kanë lënë të përlyhet me mutin e vet dhe të vrasë veten, ndryshe nëse nuk ka guxim t’a bëj, do t’i japin kënaqësinë të mbyllë sytë me Shkëlzenin nëpër burgje dhe Gitën të zhdukur kushedi se ku nga gjakesit që berishajt mbollën.
    Një Berishë kaq i degraduar, kaq gomar dhe kaq i zhytur në mut, për amerikanët i shërben edhe shqiptarëve që të hedhin prapa me përçmim një epokë ku sunduan katunarët e rastit, duke vjedhur, duke zhvatur, duke shqyer dhe duke vrarë.
    Mendoj që epoka e Berishës do të ngelë në histori si ripërsëritje e dalldisë katunare haxhiqamiliste, që Berisha do të vdesë keq, proçes që ka filluar dhe ka marrë trajta tragjike dhe që fëmijët e tij do të lajnë jo vetëm krimet e tyre, por edhe krimet e panumërta që Sali Berisha ju la peshqesh, si frikacak që ju shmang gjithmonë përgjegjësive mbi aksionet e veta.
    Sali Berisha, një nga njerëzit më të pandërgjegjshëm, sot është më i ndërgjegjshëm se kushdo tjetër për fundin e tij tragjik.

    1. Tirons 60 says:

      I ke thane Te gjitha qarte dhe qendrojne.

  7. Vatra says:

    Këtu gazetari shkruan edhe për disa vrasje që kan ndodhur në Kosovë dhe jashtë Kosove nëse aludohet në prag të luftës dhe pas luftes duhet theksu se si viktima të para kanë qenë ata të rrezistences armatosur tu fillu nga Hafir Shala Lec Gradica Abedin Rexha në Shqipëri Ilir Konushevci e tj mbas lufe janë vra edhe të Ldk edhe të UÇK por kur vritej ndonjë nga ishUÇK trajtohej si vrasje mes vedi për ndarje plaçke kurse kur vritej nga Ldk vrasësi ishte nga UÇK askush nuk e beson se Uçk e shëndrruar në parti politike do të ishin aq naivë dhe do të vrisnin aktivist të partie tjeter dhe për ta damtu dhe njollos vehten te populli dhe aleatët dhe qëllimi u arritë për herë të parë ndodhi që forcat që fituan në luftë humbën në paçë p.sh çka i ka rreziku Xhemajl Mustafa Pd nëse angazhohet ndonjë prokuror neutral për vrasjet në Kosovë atëhere udbashët keq kan për tu demasku

  8. ???????????????????? says:

    Berisha është kart e djegur .
    Hungërimat e fundit .Se detyron dot Bashën ta ndjek nē humnerên e sigurt që po e shtun e shkuara e tij .
    Shteti s’do të falimentojë sepse e mbështet Amerika .
    Basha ,s’është Berisha, por, s’mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë .Ka shumë kusure.

  9. DOKLEATI says:

    Me tregoni te cilin fshat E mbrojten UCK.
    Roli i tyre, sipas ketije artikulli, paska qene vrasja ne mes vehte si dhe likuidimi i antareve te LDK.

  10. '91 says:

    Atë që bëri me xhepat e shqiptarëve, me ushtrinë dhe Shqipërinë në 1997, duke i hedhur në humnerë,
    Atë që bëri me borxhin, financat, pronat, bregdetin, kufijtë e jugut dhe drejtësinë më vonë duke i hedhur në humnerë,
    Po atë po bën edhe me PD në duke e mbytur përdhunshëm më parë, për t’a vrarë dhe varrosur, gjithmonë duke ja vënë në faturë të tjerëve sikur është përgjegjësi e tyre, por i ka hapur gropën vetes, Shkëlzenit dhe Shkërdhitës.
    Pas ca muajsh janë demokratët ata që do t’a masakrojnë dhunshëm për humnerën ku i hodhi, vetëm për interesin dhe xhepin e tij dhe familjes së tij. Shumë thonë se mund të vras veten, por për mua Shqupi shpërthen në kaos, vrasje dhe anarki brenda vetes pas pak.
    Karagjozit që mbajnë peng dhe shesin për lider, i doli komplet boja. Tani që partinë e hodhi në humnerë nën terrorin e Saliut dhe kur gjithë bota e ka izoluar si teveqel dhe kone të sodomizuar të familjes Berisha, si ka ngelur gjë tjetër që të eksitohet duke u vetëemëruar kryeministër që zgjedh qeveritë etij virtuale, shëmbull tragjik se ku Berisha hodhi partinë, që nuk ka më asnjë lloj shprese përveç dhunës, vrasjeve dhe shporrjeve të çdo lloj kërme berishiste nga partia, nëse do që të mbijetojë.
    Partia që Saliu përdori për urinë e tij për pushtet personal, për të pasuruar familjen, për të terrorizuar shqiptarët, për të shkatërruar dhe vjedhur, nuk është çudi të shndërrohet në varrin e tij dhe ti gjëmojnë pjellë të e tij në vilat dhe luksin e paskrupullt ku shëmbëllehen dhe kurdisin djegien e Shqipërisë dhe mbytjen e Partisë Demokratike.

  11. katarakti says:

    Pavaresisht se jane bashkuar me Berishen, Albin Kurti dhe Haradinaj jane nga politikanet me patriote dhe kurajoze qe ka Kosova. Por meqe Haradinaj “sulmoi” Ramen, Mero Baze sulmon Haradinajn. Ndryshimi i kufijve i mbeshtetur nga Thaçi dhe Rama eshte nje gabim i madh. Se nuk ka asnje garanci se pas ketij hapi Serbia do ta njohe Kosoven. Dhe me te vertete qe ky veprim hap “Kutine e Pandores”, jo aq per Ballkanin, sesa per vete Kosoven. Se kur Serbia nuk te njeh si shtet dhe t’i pranon te diskutosh me te per ndryshim kufijsh, atehere ti ve ne dyshim sovranitetin tend. Persa i takon Rugoves ai ka qene nje vegel e Millosheviçit ne Kosove per te mbajtur ne gjume popullin e saj. Prandaj ai nuk meriton asnje lloj respekti.

  12. Flutura says:

    Meri Baze! Je Doktor Psichiater i Sali Berishes. Enveri te ka borxh ty personalisht qe te dha inxhinierine…

  13. vera says:

    O z. Mero , ti qe din shume sekrete per Shqiperine e ketyre 30 vjeteve dhe per Kosoven se ke qene bashkepunetor n(korrespondent ) i Zerit Amerikes : A din gje me na thene pse nuk denohet Berisha se boll flisni edhe ju te medjas se populli po e po se ate kerkon , burgosjen e kryekriminelit Berisha po kush e pengon kush pra nuk lejon burgosjen e tij se nga njehere shkoni deri aty sa filloni me ja hap petet lakrorit dhe fap ju vjen nje ze i nendheshem e ju thot boll stop dhe ju e mbyllni gojen , kur ky ze do dale ne siperfaqe . Dhe e dyta , A mund te me permendesh disa emra te Lidhjes demokratike Kosovare qe kan marre pjes ne lufte ? Dhe kur ishte puna per te drejtu vendin me kriju qeverine erdhen nga te gjitha skutet e Europes dhe Amerikes per te marre poste drejtuse

  14. Nard Ndoka says:

    Se Berisha mund të ndez Konflikt civil në Kosovë kjo as që meriton të diskutohet. Në Shqipëri ka ca skuadrone vagobandësh por nuk i Mjaftojnë për të ndezur Konflikt. Dhe ky Berisha më shum se gjithkush tjetër tmerrohet nga ndonjë trazirë. Amerikanët as që marin mundin me i deshifruar codet e supozuara të një plaku Gërnaq të cilin e kanë në dorë dhe po deshën e shtypin sikur Morrin. Dhe ate mbrenda ditës ky pëson sulm Cardiak. Albin Kurti është politikan i mençur dhe i pastar e me Integrität. Të gjith njerzit normal që kanë vlerësuar Figurën e Albin Kurtit janë habitur kur e kanë parë te Sali Berisha. Më së paku ka treguar se në rrethana kur ndjehet i anash kaluar humb ekuilibrin. Edi Rama njëhere e ka quajtur Albin Kurtin Aset kombtar!! Kjo duhet ta ket mikluar shum Albinin. Dhe kur Rama disi e Harron ky tregon hatërmbetje. Lëvizjet e tij drejt Berishës dhe Bashës nuk ishin dhe nuk jan as parimore as Programore, Por as të mençura. Partia e Thaqit dhe Haradinajt për ta frenuar Albin Kurtin dhe Partinë e tij kanë zgjedhur metodën e marjes së kalasë nga mbrenda. Dhe kjo ndërmarrje ju ka ecur. Sëpaku për një kohë e kanë kaluar në plan të dytë. Por gjithsesi Albin Kurti dhe lëvizja që ai drejton mbetet rrezik potencial për pushtetarët e Kosovës. Jo shkaku i Albinit por shkaku i kriminalitetit dhe korrupsionit që ka kapur majat në krejt aparatin shtetëror në krejta Segmentet. Pushteti dhe bartësit e tij nuk kanë anjë rrezik tjetër pos së keqes që e kanë rritur dhe zhvilluar vet. Janë shëndrruar në Multimillionäre me vjedhje e zhvatje e ozorpim. Dhe nga ky mal i së keqes e shohin se nuk shpëtojnë dot. Mero Baze ndodhet tani në nj kurs përqafimi me Edi Ramën dhe Thaqin. Dhe me Baton Haxhiun që gjithsesi është përfitues nga korrupsioni në Kosovë Pavaresisht të kaluarës së tij është vën n shërbim të Thaqit. Dhe mundohet ta përpunoj opinionin në Kosovë. Mero Baze dhe Baton Haxhiu armik të përbashkët kanë lëvizjen Vv dhe Albin Kurtin. Këta dy Gazetar dhe pronar Gazetash e Tv janë ai Kazani i Ramës që i quan shumicën e shtypit dhe portaleve në Shqipëri. Por Mero Baze dhe Baton Haxhiu në moment janë rreshtuar me njerzit e pushtetit. Të kritikosh Sali Berishën nuk përbën më asgjë. Në kohën kur ai ka bërë krime Mero Baze i ka shërbyer pa asnjë hamendje. Por tani Mero ka ndërruar padronin. Nese ato mediumet tjera janë kazan që kundërmojnë hapur dhe nuk e kanë problem janë në ambientin e tyre të vetëm ku mund të vegjetojnë. Mero Baze me gazetën e vet dhe Baton Haxhiu janë Kazan pak më i sofistikuar. Në esencë kundërmojn njejt, Ose edhe më keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje