Makinat elektrike në rritje, Eurostat: Arrinin 2 milionë në vitin 2017

Konvertimi në makina elektrike, do të kthehet në një luftë për mbijetesë së shpejti për prodhuesit e automjeteve në të gjithë botën.

Në shfaqjet e makinave në Detroit, Gjenevë dhe Shangai,  të gjithë përfaqësuesit e kompanive, bënë të ditur plane për të shtuar modelet elektrike te markat respektive.

Pavarësisht se i ulët në përqindje ndaj totalit të makinave, numri i automjeteve elektrike apo hibride po vjen gjithnjë e në rritje.

Sipas Eurostat, në vitin 2017,  kishte 262 milionë makina të regjistruara në vendet anëtare të Bashkimit Europian. Prej tyre, rreth 2 milionë, apo 0.8%, ishin elektrike apo hibride, që mund të ecin kombinuar me një motor benzine ose nafte.   Në vitet e fundit, ka pasur një rritje të qëndrueshme të numrit të makinave elektrike dhe hibride të regjistruara në Bashkimin Europian.

Në veçanti, numri i makinave hibride me benzinë në vitin 2017, në 1.5 milionë, ishte thuajse 7 herë më i madh krahasuar me 2013-ën, në 200 mijë.

Ndër vendet anëtare, Suedia zë vendin e parë të makinave elektrike apo hibride, në 2.4% të totalit. Polonia ndjek me 1.9%, ndërsa norma në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Belgjikë, shënon 1.5%, 1.4% dhe 1.2% në mënyrë respektive.

Megjithatë, kampioni në kontinent mbetet Norvegjia,  që zë vendin e tretë në të gjithë botën pas Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Vitin e kaluar, shitjet e makinave elektrike në Norvegji u rritën me 40%, duke numrin e makinave të kësaj kategorie në 31% të totalit.

Nëse ky trend vazhdon në vitin 2019, më shumë se gjysma e makinave të reja do të jenë elektrike dhe Qeveria do të jetë më pranë objektivit për të konvertuar të gjithë automjetet e reja në elektrike deri në vitin 2025.(scan)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Makinat elektrike në rritje, Eurostat: Arrinin 2 milionë në vitin 2017”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *