Jari thotë se Hoxha dhe Ypi janë “Pal Melyshat” e kohës moderne

Sot Jari u bë shumë optimist, pas lajmit se një deputet i listës së PD, që kishte pranuar të merrte mandatin në KQZ, e refuzoi atë në sallën e Parlamentit.

Jari vendosi të tregojë strategjinë e Lulit në këtë pike:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Kur e pamë që vala e deputetëve të listës nuk po ndalej, Luli thirri dy depuetë të rinj të listës, për t’i futur në radhët e armiqëve.

Njëri me mbiemër Ypi, e tjetri ky i sotmi.

-Duhet të bëni sikur pranoni mandatin, u tha Luli, të kontaktoni me armiqtë tanë, të merrni vesh planin e tyre dhe pastaj të ktheheni në bazë.

Kështu dhe vepruan.

Skema është pak a shumë si ajo e Pal Melyshit.

Të bëhej me amerikanët, pastaj të kthehej në bazë.

Me ardhjen e Palmerit në Shqipëri, na duhej një njeri të merrte vesh se çfarë do t’i jepte ai porosi Rudina Hajdarit.

Atëhere vendosëm që ky deputeti të shoqëronte Rudinën, si tradhtar i Lulit, pra si Pal Melyshi.

Palmeri e hëngri karemin.

E priti në takim dhe ju zbarz Rudinës kundër Doktorit dhe Lulit.

Ai erdhi, raportoi menjëherë në bazë.

Luli i tha të vazhdonte më tej, për të kuptuar si do bëhej partia e re, cilat ishin detyrat e tij etj.

Të njëjtën gjë mori përsipër dhe djali i Ed Ypit, por pasi bëri dhe deklaratën e dekriminalizimit, ai u tërhoq.

-Nuk e kam traditë nga babai të bëhem spiun, tha. Më mirë po tërhiqem.

Kështu që ky deputeti tjetër, vazhdoi i vetëm, derisa hyri në strofkullën e armikut në Parlament.

Aty ai verifikoi gjithë vendet ku rrinte opozita, kush kishte zënë karrigen e Doktorit, kush kishte zënë të Lulit dhe Monikës.

Pasi i pa të gjitha, në sallë ishte dhe Genta e Dosjeve.

Atëhere ne i çuam mesazh. Ngrihu se po provokojnë me dosje.

Atë moment, ai u ngrit dhe refuzoi betimin.

Këtu rilindasit u hutuan, ndërsa jashtë Parlamentit filloi festa.

Shembulli i këtyre dy djemëve, që janë Pal Melyshat e kohës moderne, duhet të na frymëzojë të gjithëve.

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Jari thotë se Hoxha dhe Ypi janë “Pal Melyshat” e kohës moderne”

  1. Shigjetari says:

    ahhahahahaha keta jane “Antene” jane ne te vertete jo vetem ne kete rubrike 😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *