Kur shqiptarët bëjnë sikur “qajnë”, për Kosovën

Nga Mero Baze

Në pranverën e vitit 1995, Ibrahim Rugova kishte vendosur të takonte partitë e opozitës në Tiranë. Pas përdorimit që Berisha i kishte bërë emrit të tij për referendumin e dështuar për Kushtetutën, ai shikonte nevojën e vendosjes së kontakteve me partitë e tjera politike. Kishte planifikuar të takonte Partinë Socialiste, Socialdemokratët e Gjinushit dhe Partinë Demokratike. E shoqërova si gazetar në të tre takimet.

Në dy prej tyre, ndodhën dy incidente që e shpjegojnë më së miri si e njeh Shqipëria, Kosovën.

E para ishte tek Partia Socialidemokrate.

Në takim ishte Skënder Gjinushi, Paskal Milo dhe Gaqo Apostoli.

Gjinushi dhe Milo ishin shumë të qartë në bisedë, të kthjellët për Kosovën, të kujdesshëm politikisht dhe dukej se e dinin me kë flisnin dhe përse flisnin. I treti ishte Gaqo Apostoli. Për të folur dhe ai një fjalë, si dy udhëqësit e tjerë, ai pyeti Rugovën.

-Zoti president, aty në Gostivar ndodhi një ngjarje e rëndë. Si e përballuat, se me sa dëgjova, u vra dhe dikush, se ngriti flamurin?

Rugova që ishte mësuar me mos-njohjen e Shqipërisë për Kosovën, e kaloi me sportivitet.

-Po kam dëgjuar, tha. Në kthim do ndaloj të takoj kryetarin Gligorov dhe t’ia theksoj se është e rëndësishme të mbrohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

-Ah… po, se Gostivari është i Maqedonisë, tha Gaqua, dhe çdo gjë kaloi me një të qeshur.

E dyta ishte me Tritan Shehun. Rugova u takua formalisht dhe me Tritan Shehun, meqë ai ishte kryetar në detyrë i PD. Pas takimit, isha tek Vila 31 ku rrinte Rugova, dhe sekretari i tij më thotë se ky Tritan Shehu është i çmendur.

-Pse, i thashë?

-Kqyr mor ça ka shkru në komunikatë shtypi, thotë, dhe më vuri para një faks të shkruar me makinë shkrimi, ku thuhej se “biseduam me presidentin Ruogva për arritjen e autonomisë së Kosovës….”!

-A është mor normal ky njeri?

Më kapi gazi pasi përfytyrova Tritanin me tre telefona në dorë, një duke i thënë sekretares shkruaj, tjetrin duke fol me Doktorin, e tjetrin për ndonjë pazar.

Fola me Berishën për gafën e komunikatës, me qëllim që të frenonte trasmetimin në TVSH.

Dy minuta më vonë mori sekretarja e Tritanit të më sqaronte dhe mua si gazetar, se ishte një lapsus ajo puna e autonomisë, pasi Tritani mbante mend që ja kanë heq autonominë Kosovës dhe nuk e dinte që ja kishin kthyer….!

Mu kujtuan këto histori, ndërsa shoh këtë dalldinë e analistëve dhe politikanëve periferikë dhe histerikë të Shqipërisë, të cilët befas janë kujtuar për Kosovën dhe kanë zbuluar se dikush po e copëton dhe po e shet.

Mes tyre pashë dhe Tritanin dje në një panel, që së bashku me Mesilën kishin gjetur dhe armikun, që quhej Baton Haxhiu.

Problemi nuk është se thonë broçkulla për publikun shqiptar, se publiku shqiptar, është pak a shumë si ata, për Kosovën. As e njeh mire Kosovën dhe as merakoset shumë për hallet e saj. Po ashtu, as Edi Ramën nuk është se e dëmtojnë politikisht.

Por problem i këtyre debateve të cekëta televizive, të shpifura, qesharake, banale, histerike, dhe pa asnjë përmbajtje, është se ato shikohen në Kosovë. Dhe atje befas, ata që na adhurojnë si toka mëmë, që mendojnë se ne e kemi mendjen tek ata, që mendojnë se jemi “ëngjëll mbrojtës” për ta, dhe akoma më shumë, ata që mendojnë tani në Kosovë, se dikush në Shqipëri po i shpëton nga humbja e Veriut dhe fitorja e Preshevës, befas shikojnë një tufë idiotësh histerikë që thonë broçkulla për Kosovën.

Është e dhimbshme ta shikosh si shqiptar i Kosovës këtë diarenë e ligjërimit publik të Shqipërisë për Kosovën, nga politikanë të cekët, sharlatanë, nga gra histerike që bëjnë si burra të fortë, dhe mbi të gjitha nga gazetarë që kurrë nuk janë marrë me Kosovën, që kur i shikon se çfarë thonë, të krijohet ideja që Kosova është një livadh i Ramushit, që do t’i shesë Hashimi me këtë Batonin, por ai s’do, se kështu i ka pas ik një livadh në Dukagjin, për llogari të Malit të Zi.

Është më mirë ta dëshpërosh Kosovën, duke i thënë nuk kemi punë me ju dhe vrisni veten, se sa t’u thuash “ne po të dalim zot” dhe ata befas shikojnë, që “ëngjëjt mbrojtës” të Kosovës, nuk e kanë haberin as për Kosovën dhe as për problemet e saj. Thjesht tregojnë se Shqipëria as e njeh, as e kupton dhe as nuk di si ta ndihmojë Kosovën. Pasi gjithmonë, i duhet ta përdorë për hallet e saj.

REMOTE_ADDR:[]

26 komente në “Kur shqiptarët bëjnë sikur “qajnë”, për Kosovën”

  1. Baton DR says:

    Nuk e di për cilët shqiptarë të RSH po flet po mua personalisht më qan zemra për Kosovën që fëmijë…që kur isha në gjendje të kuptoja që gjysma e gjakut tim dhe tokave të mia ishte në robëri …dhe për më tepër nga ca mongoloidë !
    Se cili Esad Pashë është në pushtet sot apo nesër atje apo këtu smë hyn në xhep fare….unë di që Kosova është e imja ….dhe sa të ketë shqiptarë përmbi dhe kjo nuk ndryshon…..Zoti vetë e tha me gojë…!

  2. Bismarku Europjan says:

    E mer se dava shqiptarqiqsh jan t dy palet.
    Si biçim debila masiv

    1. Shqiptari kendej e andej says:

      Po ti more Dule, pse je europian, apo se keni mashtru dikur Europen??
      Sa per Bismark, nuk ja as sa nje qime kari e tij-hale!

  3. Babkulla says:

    Mero ,kam konstau ne shkrimet e tua se je vene totalisht kunder heroit te gjall Ramush Haradinajt .Nuk di se kush te shtyn? Ti e kupto kete shprehje qe do te citoi tani : Me mire xhepin bosh se dreqin brenda . Te beje thirrje publike , si lexues i Temes , terhiqu nga kjo loje se do te dali me keq se me nipin e Gramoz Ruçit . Shenim: Po deshe me pa preceptimin popullor botoje komenti tim .

    1. tani says:

      babkulla je ty fol brockulla.Nuk ke kapacitet te kuptosh Mero Bazen.Je larg,por shuuuume larg.Si ti,ashtu shtu dhe Ramush lopa qe eshte ne vendin e gabuar ne kohen me kritike.Dhe jane pikerisht disa si ju qe per fat te keq nuk jeni pak,qe mbani mbi kry budallenj politike si Ramushi.Te luftosh me mend dhe te luftosh me arme jane dy gjera krejt te ndryshme. Rralle i bejne te dyja,por Ramushi kurrsesi nuk eshte eshte i zoti.Perkundrazi po behet gazi i botes.

      1. marie says:

        te lumte pena …tani!pergjigje me vend!

  4. Naseri says:

    E po te shtosh ketu ambasadoren e Shqiperise ne UN, e cila ishte ambasadore ne UNESCO kur Kosova deshtonte ne perpjkjen e saj per anetaresim, ambasadore kjo e cila nuk di se ku i bie Ferizaj, God forbid te dije me teper.

  5. TIMO says:

    Analize e perkyer Mero dhe mjere kush ta kupton se do ndjehet i poshteruar!Ma do mendja qe ne kete vend gjysma nuk lexon shtyp fare,gjysma e gjysmes tjeter jane budallenj qe i njeh vetem familja e tyre dhe gjysma tjeter e gjysmes eshte me PD e per rrjedhoje nuk kuptoje asgje!Edhe njehere flm per analizen e perkryer ne menyre sintetike!

  6. era! says:

    Nese ti Baze te erdhi keq sepse Mesila Doda ju pervesh BALTON SPIUNIT atehere del se edhe ti je nje akrobat konjuktural si gjithe kazanxhinjt e kohes ne mos me i lig.

  7. Raimond vlonjati says:

    Vetem EDI RAMA di si ta mbroje Kosoven , se ai esht I zgjuar shume dreqi, mezi I kuptohet “mbrojtja” qe I ben Kosoves

    Biiles tregohet tamam patriot “inteligjent a modern” , sepse perdor Vucicin dhe ata prifterinjte serbe ,per mbrojtjen e Kosoves

  8. Alban Dega says:

    Kujtese

    RAMUSHK HARADINAJ DUHET TE MESOJE ABC-NE E DIPLOMACISE DHE POLITIKES !

    – Nacionalizmi eshte streha e fundit e te gjithe maskarenjeve !
    Faik Konica

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Atdhetaria eshte ti sherbesh qofte edhe me jete atdheut e popullit tend.
    Por arma me e fuqishme qe Nena Natyre ose Zoti i ka dhene njeriut eshte truri !
    Nuk e kercenoi as me arme berthamore, as me hidrogjen, as me nitrogjen … bile as me revole kaubojsish ish- Presidenti historik amerikan Ronald Reagan Mihail Gorbacovin por i beri vetem nje lutje ose kerkese krejt njerezore “ Tear this Wall Mr. Gorbachov!” “ Fshije nga faqja e dhe ate mur Zoti Gorbachov” per Murin e Berlinit simboli i Perdes se Hekurt komuniste qe ra pa asnje pike gjak e pa asnje plumb !
    Politika eshte Arti i se pamundures ashtu si diplomacia eshte mjeshteria qe i ben topat te zbrazin pellumba paqeje e jo gjyle vdekjeprurese e kobi te zi!
    Ramushi duhet ti mesoje e mbi te gjitha ti zbatoje keto mesime elementare te te dyjave.
    Po ashtu duhet te mesoje se korrigjim nuk eshte fjale shqipe. Korrigjimit ne shqip i themi ndreqje!
    Dhe detyra e njeriut gjithe jeten eshte te ndreqe jo te carti, te prishi.
    Edhe marredhenie midis shteteve do te thote me marre por edhe me dhene me njeri- tjetrin duke vendose ne peshore cka do marrish e cka do japish!
    E se fundi, Ramush Harafinaj duhet te mesoje edhe parimin e burrerise dhe privatesise ose vetanakesise: rrobat e pista te familjes lahen ne shtepine tende… nuk nxirren ne pazar !
    Ai ishte ne nje ze me kryeministren lesbike te Serbise kunder Edi Rames!
    Akuzat e tij ndaj Presidentit te Kosoves Hashim Thaci, qe e beri Kryeminister dhe Edi Rames, qe eshte bere faktor sigurie e paqeje ne Ballkan, dhe simbol bashkimi te shqiptareve ne Ballkan per presione per taksen edhe me te egra edhe se ato te Vucicit jane sherbim ndaj Beogradit dhe jo Tiranes, Prishtines e Tetoves me krejt trevat Shqiptare ne Maqedoni e Mali i Zi !
    Bashkimi ben fuqine !
    Percarja sjell skllaverine !
    Eshte koha qe Ramushi ti lere tupanat e folkokallashat ne Kullen e Gllogjanit e te beje kryeqeveritarin e krejt Kosoves jo lojera nacionaliste pa breke ne bythe per bajrakun e tij !
    Po te kete dyshim le ta vendosi nje banderole me percaktimin gjenial te Faik Konices ne balle te zyres se tij:
    “ Nacionalizmi eshte streha e fundit e te gjithe maskarenjeve !”

    1. DOKLEATI says:

      @ALBAN DEGA, mos harro se ne Ballkan kufijte gjithmone jane vendosur nga fuqite e medha.
      Shume here eshte me e rendesishme qe keto fuqi ne teren te kene lojtare te besuashem. Lideret lokal nuk munde te luajne politike globale.

  9. DOKLEATI says:

    Me teper se 100 vite shtet dhe Europa nuk din cka te beje me Shqiperine.
    Slovenia dhe Kroacia u bene shtet para 28 vitesh dhe tani u bene antare te BE.
    Tani Mali i Zi dhe Serbia kan gjasa te behen antare te BE me pare se Shqipetia dhe Kosova.
    Po, pra cka te u themi udheheqeve te dy shteteve shqiptare . Apo kurireve te tyre ( Baton Haxhiut).
    Per Saleh Berishen as mos te flasim- Kryetari i shtetit te pare dhe te vetem islamist ne Europe. Per Hashimin Thacin, vellaun e Erdoganit, i cili u be i njohur me jihadistet shqiptare ne Siri dhe me deportimin e gjashte turqeve si shembull i nje milion te deportuar.
    Per Haxhi-kuririn, ishte e vogel gota e ujit.

  10. realisti says:

    I sakte z.Baze! Triran Shehu dhe z.Doda jo vetem qe nuk e njohin realitetin e Kosoevs por edhe si debatues lene per te deshiruar. Per Enkelin me vjen keq

  11. pirua says:

    Vetem nje vrejtje kisha une, Mero; nuk thuhet Shqiperia nuk e njehe fare Kosoven, por gjeje vete se jane ca palaço njerez qe nuk perfaqesojne Shqiperine dhe ti permende nja dy raste si ate te Gaqo Apostolit apo Tritan Shehut. Dhe ne emisionin e Fevziut, eshte idioti Fevzi me shkop ne dore qe therret aty bordellahe apo tritanasher qe perfaqesojne injorancen shqiptare dhe jo Shqiperine. Ata jane funderrina te kombit qe i ka nxjerre koha dhe dikush tjeter mbi uje. Dihet se ku do perfundojne ,por demin deri tani ja kane bere Shqiperise dhe te madh , bile. Dhe ne fund, keto komentet e mia nuk dalin asnjehere, nuk e di pse i bllokon kur aty lexoj komente te papershtateshme fare per logjiken dhe korrektesine. Valle kete fat do te kete dhe ky koment.

  12. Lloj lloj idiotesh hajdut kriminel na hiqen si patriote ,kane mesuar te bejne shqiponjen dhe kane mesuar ca fjale shqip dhe qajne si krokodili per patriotizmin e tyre fallco dhe per te fshehur zullumet qe bejne.
    Nuk dua te te perdor shprehjen qe streha e horrave eshte patriotizmi,por shikoj qe keta qe kane 30 vjet qe vjedhin e shkatrrojne Shqiperine u qane zemra per kisoven e camerine…..

  13. Flutura says:

    Pse te beri ty komunizmi inxhinier?!!!!
    🤔

  14. Dash says:

    Analize e sakte ! Nje sarkazem (kush do ta kuptoje) qe tregon mesemiri nivelin e shumices se klases tone politike ….per sa i perket popullit mendoj qe jane mjaftueshem te informuar per Kosoven ,pavaresisht se si e mendojne dhe shumica e tyre e duan me zemer dhe ju vjen keq per fatin e ketij populli ketej apo andej kufirit…..me editorialet e tua je njesh Mero…

  15. Futja kot says:

    Kulture primitive. Te gjithe bejne te diturin dhe patriotin.

  16. Isa Boletini says:

    Në ka nje njeri ne politike qe nuk njeh realitetin ne Kosove , ky eshte Edi Rama. Nuk njeh as historine e Kosoves, as mentalitetin e tyre. Duket qartazi.
    Por e bashkuar, kjo me nje ndjenje nje politike per ti sherbyer vetes, politikisht ; ai ia kalon dhe Esat Pashes.
    Cdo vleresim mbi politikanet shqiptare duhet te filloje me te.

  17. maga says:

    ymer bazja, gjithë qëllimin e shkrimit e ka te fjalia e fundit- ”ju në punë tuaj” ! çiraku i janullatosit, kërkon me çdo kusht të pengojë bashkimin kombëtar,si parakusht për zhvillimin e shqiptarëve. mbështet këdo që mund ta pengojë atë. si karagjozët e kombit artificial kosovar(buzhala,matoshi,robelli etj), ashtu edhe inmternacionalistët, filogrekët,islamistët, krahinaristët, e shqipërisë.
    kërkon ti paraqesë shqiptarët si qënie pa ndërgjegje kombëtare. mundësisht të armiqësojë shqiptarët me njëri tjetrin, si brenda shqiperisë, ashtu edhe në trojet shqiptare. përdor gjithmonë përkatësinë krahinore (kosovar,çam etj) dhe jo atë kombëtare kur i vë përballë me grek apo serb. boshti i gjithë shkrimeve të ymerit është goditja e ndërgjegjes kombëtare shqiptare, që shqiptarët të ngelen turma pa identitet dhe pa shtet solid që të mbrojë interesat e tyre. vetëm spiunat e grekut dhe turma injorante i bëjnë qejfin

  18. LILOLABJA says:

    Analize e perkryer Zoti Mero !
    Na vjen me te vertete turp nga vellezerit tane, per nivelin e paneleve kur flasin per Kosoven ,por me te vertete turp !!!!!
    Me nder ZonjaDode (te me falin komentuesit ) nuk bie ere ,as femer ,as intelektuale ,as deputete por thjesht nje Flamur Noka i konvertuar ne femer . Eshte menyra me e ulet e te sjellurit kemi 27 vjet si shoqeri qei kemi ulur kurrizin kesaj diktature injorantesh .Ka ardhur koha te fitojme sfiden qe kemi me kete diktatature per ti kthyer sa me shpejt brezit pas ardhes ate shoqeri vlerash dhe edukate demokratike qe ka ketu e 27 vjet qe kjo diktature ka marre peng kete shoqeri .Duhet te filloje nga intelektualet qe ftohen neper panele te ndryshme te bejne nje rezistence kunder kesaj diktature duke refezuar ftesen qe bejne moderatoret dhe tu vene kushte kanaleve televizive .
    Kete lloj katandisje shoqeria jone duhet ti beje balle ne çdo lloj niveli . ESHTE IMEDIATE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Me nder Dodes duhet ti tregohet vendi .

  19. Ragipi says:

    Ha ha bravo Mero je nder me te miret me analiza dhe je asnjanes nuk ta nin per asnjenen pale ju mshon forte dhe kenaqem me shkrimet e tua bravo dhe perpara.

    1. Dima says:

      Politikanet kosovare te mendohen mirè :Lirine e fitoi Kosova me lufte dhe mebeshtetjen vendimtare te ShBA dhe europianoperendimoreve,prandaj edhe Ramushi te mos krekoset,le te merret vesh me vellezerit e tij.

  20. Nexhat says:

    Kur Mero gel-Baze bene sikur qane per Ramen, ashtu edhe Shqipetaret bejne sikur qajne per Kosoven.

  21. Arjan says:

    Te kam thene Mero nuk e mbron dot rahmutin Kur eshte plotesisht gabim sado mundohesh te na thuash Se ramushi eshte gomar.Nje pyetje kam per ty ,Pse u mbajt e fshehte kjo marreveshje ?dhe kush e hodhi kete ide.Thenieve te Edi Rames ne Beograd Se Serbia duhet ta njohe kosoven u ka dale boja jane thenie nacionaliste por realiteti eshte dicka tjeter .Kosava ka te drejten legjitime si cdo ish republike jugosllave te kerkoje pavaresine brenda kufijve te saj me cka ka brenda .Deri sa themi Se shkojme drejt evropes pa kufij Pse Serbia kembengul per veriun e kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *