Jari u shpjegon demokratëve se Farua nuk ka tradhtuar

9 Maj 2019, 19:37Antena TEMA

Pas suksesit të lirimit të djalit të Faros nga Gjykata, me detyrim paraqitje, mes demokratëve u hap lajmi se Farua ka tradhtuar, pasi ka bërë pazar me Ramën t’i lirojë djalin.

Arsyetimi nisi nga deklaratat e forta të LSI e PD, që djalin e Faros e ka arrestuar me urdhër Rama, dhe meqë e liruan, filloi legjenda  e dytë se Farua ‘na ka tradhtu me Ramën’.

Ndaj Jari vendosi t’i sqarojë:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Historia që Farua na ka tradhtuar, nuk është e vërtetë.

Thashethemet kanë nisur nga fakti se Farua ka bërë përpjekjet e tij si prind për të liruar djalin, por ai nuk ka bërë pazar me Edi Ramën.

E vërteta është se për arsye teknike, Faros i është dashur t’iu thotë gjyqtarëve gjëra të tipit: “Mua më lironi djalin se nuk më plas për Lul Bashën”, apo “Lul Basha përdor djalin tim për punët e veta, por mua më duhet djali i lirë” etj si këto.

Zakonisht këto i ka thënë kur u ka telefonuar deputetëve socialistë që të ndërhynin.

Atyre u ka sharë padyshim të gjithëve Lulin dhe u ka lavdëruar Ramën.

Vetëm me një ish- ministër të larguar ka bërë fjalë, pasi kur i ka sharrë Lulin, ish- ministri është mërzitur dhe i paska thënë Faros “ti qenke legen, si shan Lulin. Ty ta ka fut Rama në burg djalin”.

Atëhere Faro e ka mbledh veten dhe ka thënë “Hë mo se mut janë të dy”.

Të gjitha këto thashetheme që janë përhapur, pra burojnë nga fakti që Faro ka bërë përpjekje personale për ta liruar djalin, ndërsa Luli ka vepruar parimisht, nuk ka ndërhyrë, pasi në fund të fundit PD i interesojnë martirët e revolucionit.

Por e vërteta është se sapo djali u lirua, Farua u vuri bllok në telefon gjithë deputetëve socialistë, ish- ministrave dhe ministrave që u ka telefonuar, dhe nuk ka më punë me ta.

Biles për këtë njoftoi dhe presidentin e Republikës.

Ndaj të jeni të qetë se Farua nuk na ka tradhtuar.

Ai do të jetë përsëri të shtunën në ballë të protestës para qeverisë dhe parlamentit, pasi tani e di dhe rrugën se si i shpëton burgut.

I juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje