Thirrje të dëshpëruara për të ndalur turpërimin që po i bëhet PD!

Nga Mero Baze

Të fundit që kanë shans të regjistrohen ende si kandidatë deri më 13 maj, janë kryetarët e bashkive në detyrë. Këtë gjë e bëri sot Kryetari në detyrë i Bashkisë së Finiqit, i cili është regjistruar sot si kandidat i pavarur pranë KZAZ. Janë dhe 15 bashki të tjera të opozitës që kanë kryetar në detyrë, të cilët kanë lehtësinë të regjistrohen vetëm duke plotësuar formularin, pasi janë kryebashkiakë në detyrë.

Është kjo arsyeja që Lulzim Basha dita ditës po trash zërin që nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, dhe nga ana tjetër hap lajme të rreme “të minutave të fundit”, të tipit “Gjermania ka marrë në telefon Edi Ramën”, “Amerikanët do bëjnë diçka e do shtyjnë zgjedhjet” dhe broçkulla të tjera.

E vërteta është se faktori Perëndimor është shumë më i unifikuar dhe më i vendosur se vetë Edi Rama për të mos shtyrë zgjedhjet dhe për të mos bërë marrëveshje me opozitën për këtë çështje. Dhe këtë më mirë se kushdo e di Lulzim Basha.

Problemi i tij janë pikërisht kryebashkiakët në detyrë, të cilët duhet t’i gënjejë, deri më 13 maj, që ata të mos regjistrohen për zgjedhje.

Kjo u pa qartë dhe në betejën ligjore që Lulzim Basha tentoi t’i bëjë Bindjes Demokratike duke tentuar çregjistrimin e saj. Përmes kontrollit që ka mbi KQZ, ai tentoi të bllokonte shkuarjen e përfaqësuesve të KQZ në Kolegjin Zgjedhor gjatë seancës gjykimit dhe prodhoi një fushatë dizinformuese, gjoja për firma fallco.

Por OSBE dhe disa përfaqësi të huaja Perëndimore në Tiranë i dhanë mbështetje KQZ, që të shkonte në Kolegj dhe të mbronte vendimin e saj dhe ishin dakord me procesin e regjistrimit.

Nëse do të ishin me Lulzim Bashën, natyrisht do bënin të kundërtën.

Tashmë shpresa e fundit e Bashës është të frenojë kandidatët e pavarur që janë kryetarë në detyrë dhe të përhapë fjalë se do destabilzojë zgjedhjet duke tentuar të marrë komisionerë që nuk i takojnë dhe të bëhen kamikazë në qendra votimi.

Aktualisht në betejë kanë hyrë 6 kandidatë të pavarur, që janë regjistruar me komision nismëtar, dhe kanë shansin dhe 16 kryebashkiakët në detyrë ta bëjnë të njëjtën gjë. Bindja Demokratike duket se po mbulon shumicën e bashkive të vendit me kandidatë edhe pse në një afat të shkurtër kohor, çka tregon se gatishmëria brenda elektoratit të PD për të marrë pjesë në zgjedhje, është shumë më e madhe se ajo që tentojnë ta eklipsojnë me protesta të dhunshme, militantët e Lulzim Bashës.

Kërcënimet e tij banale se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje dhe përbetimet e tij si për “Betejën e Stalingradit”, duke prishur zgjedhjet me komisionerë, janë shenja dëshpërimi, për të ndalur turpërimin e madh që mund t’i bëjnë dhe disa kryabashkiakë në detyrë, ndaj të cilëve po ushtrohet realisht terror, duke e kthyer Partinë Demokratike në forcën e vetme në botë, që kërcënon të drejtën kushtetuese të njerëzve për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur.

Është thjeshtë një klithmë dëshpërimi që të ndalet turpërimi që po i bën vetë PD duke plotësuar mbi 70 për qind të vendeve në Kuvend dhe akoma më keq turpërimi që mund t’i vijë dhe nga kandidatët që janë aktualisht kryetarë bashkish.

 

REMOTE_ADDR:[]

16 komente në “Thirrje të dëshpëruara për të ndalur turpërimin që po i bëhet PD!”

  1. Ce says:

    Nuk na duhet një forcë politike që ka në radhët e saj gangsteret si Klevis Kerrici i Faros dhe Flamur Herman Geringun

  2. BOLL ME BERISHAT 👎⚖️🇦🇱 says:

    Luli është leshko.Berisha po lufton deri në pikën e fundit .
    Mbase do të ketë ndonjë idiot , që në ditën e zgjedhjeve do të vetsakrifikohet për hatêr të Berishës, por zgjedhjet do të bëhen .
    Do të bëhen , sepse po të mos donte shumica e popullit që të mos bëheshin , Rama sot s’do të ishte ende kryeministër .

  3. Komentuesi says:

    Shume bukur.Eshte e qart se opozites po i vjene fundi.Ata po pllasin si gomeret neper qytete me disa rrugaçer,se do bllokojn votimet,nuk do kete zgjedhje etj gje qe tregon deshperimin e madhe te pd-ke dhe lsi.Me ata rrugeçer ata mburren,se, gjoja kane popullin me vehte,por nuk shikojne me larg se hunda e tyre,se populli do t’i ndeshkoi pameshire.

  4. allau dhe perndia says:

    Jam mallakastriot nga mallakastera dhe jetoj ne SHBA dhe kerkoj nga ju mallakastriotet mos u genjeni nga nje zagar me i ndyre ne opoziten shqipetare nje fare Lulzim Berisha, ju a dini nga eshte ky pordhac,ju nuk e dini,ky pordhac eshte nga Drenica e kosoves,eshte kosovar,prandaj ky zagar,mashtrues dhe genjeshtar muti kerkon tu genjej me te gjitha te zezat e tij.Ky njeri eshte pasuruar aq shume sa qe me pasurin e tije te vjedhur me leket e popullit mund te jetojne mbi 100 familje,ky eshte zagari i berishes,kurr mos votoni per keta zagar anti shqipetar,tradhetar,prandaj ju mallakastrijot votoni ku ju mendoni per te miren tuaj,dhe kurr mos votani per kosovarin Serb i ndyre,genjeshtar dhe mashtrues i ndyre.

  5. Dori says:

    Shume e qarte: Germadha e Vicidolit dhe Liliputi i tij po gerrhasin ne grahmat e fundit.
    Vilat e Recit po presin…

  6. MACOKU says:

    Bravo MERO FM

  7. Amy says:

    Eshte me se e sakte kjo qe analizon Mero, Ju bej thirrje gjithe bashkiakeve te PD te dalin te pavaruar, do jen me te fituar, te pakten do ken vende ne keshillat bashkiake, ose edhe nen/krytare bashkie, nuk eshte pak.

  8. Dash says:

    Absurde ,e pa degjuar , sa fatkeq qe jemi me disa te ngjashmit tane , te shikojme si do sillet shteti ….si shtet i vertete apo me pordhe neper breke…sakte si gjithmone Mero !

  9. Henry says:

    Dmth pas dates 30 qershor gjithe pushteti sovjeteve, zones se pare operative! Sikur nuk e pame, kuptuam e vuajtem 50 Viet.Sundim i mirefillte cka vec urrejtje e perbuzje prodhon duke e mbajtur perpetimobile ciklin e dhunes e hakmarrjes nderkrahinore.Kenaqen dashakeqesit e shqiptareve nga keqfunksionimi i shtetit e shoqerise shqiptare.

  10. Patriroti SHBA says:

    E vetmja pasuri, personale, ne ter boten, esht e drejta e votes, qe ka dhe mund ta perdor sejcili, simbas deshires dhe bindjeve personle.
    Sa me shume, presjone, shantazhe te bej basha se, sbehen zgjedhje me 30 Qershor, se dote bllokohen qendrat e votimit, se dote thyen kutit e te tjera marezira, aq me sume qytetaret dhe shqiptaret, dote distancohen elargohen, nga Pd e Lsi.
    Kryebashkiaket qe aktualisht , jane ne detyre dhe dote rikanditdojn per mandat tjeter, duhet mos degjojne kata shkaterimtare te demokracis dhe shtetit dhe te regjistrahen sa me pare ne KQZ, duke u ber thirje qytetareve qe te marin pjes ne zgjedhje, sepse vetem keshtu dote bejm shtet ligjor, demokratik dhe jo, shtet qe komandohet nga Basha e Monika.

  11. Goni says:

    Eshte per tu gajasur kur shikon lulximin pupacin tek ngazellehet kur disa idiote noterike ne lezhe e shkoder therasin: rofte luli kryeministri i jon i ardheshem.
    Tashme pd mori fund, shqipetaret shpetuan.
    Eshte koha qe saliu, luli likja e mona,tu dorezojne gjene e viedhur qe Nuk eshte pak por plot 5 miljard dollare.
    USA dhe giermani Po rine me dajakun Gati.

  12. Virusi says:

    Kjo pune nuk kthehet mbrapsht. Vetem budallet se kuptojne. PD u vetshkermoq. Zgjedhjet do behen. SPAK do ngrihet. Vendi do clirohet nga Hajdutet. Saliu, Meta & co, shkojne ne burg. Shqiperia do mari fytyre tjeter.

  13. A says:

    Turperimi eshte i gjithe Shqiperisesi si REZULTAT i politikes se deritanishme te dy kraheve,ku politikberesit ,superstruktura e shtetit perfshire punonjes te drejtesise,gazetare etj deri te qytetari me I thjeshte ju perveshen zhvatjes se shtetit deri me shkaterrim.Sigurisht BBM kane dale nga shinat,por nuk ngelet mangut dhe pjesa tjetet ,qe cuditerisht asnje nuk eshte nje gjendje te pohoj se mbreti eshte I xhveshur I!!! E turpershme katandisja ne nje shoqeri primitive kur ekzistojne te gjitha mundesite per berjen e shtetit ligjor ,te shtetit te se drejtes ku te gjithe jane te barabarte kundrejt ligjit etj etj dhe ku cdo individ I referohet ligjit per te drejtat e tij.Cfare mendoni tju lini pas femijeve tuaj pervec se nje shoqeri te pa organizuar,nje turme ku sundujne ligjet e xhungles?-Ky cikel I mbyllur prapambetje massive I kalon limitet e turpit …

  14. ce says:

    E po pushtet ne tavoline nuk ka me o Lulo. Futu ne zgjedhje po sta mbajti bytha , dhe lere Nicen se na e bere hero , se dhe nese ka ndihmuar ne blerjen e ndonje vote ja po themi 30 vota ato nuk jane asgje para dhjetra mijra votave qe vodhi dhe bleu Nafije dybeku vetem ne Elbasan, pa lere pastaj ne gjithe shqiperine, se me Sahit Dollapin , Strazon me patllake ne brez , Flamur Herman Geringun e naziskineve te Mamurasit dhe Gaz Henrih Himlerin e policise politike ( gestapo) te pd-se nuk vihet ne pushtet me vota por vetem me grusht shteti, por grusht shteti pas atij te deshtuar te 14 shtatorit te 98 qe beri Sala nuk mund te behet me ne shqiperi, prandaj Lulo rrugev do mbeteni deri ne vitin 2029,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *