Jari ndan detyrat për revolucionin e 11 Majit

Pas betimit të Lulit se më 11 maj, Rama do shkundet mirë dhe do largohet, Jari vendosi të sqarojë demokratët se nuk bëhet fjalë për një kritikë të fortë ndaj Ramës, siç thoshin dikur që “do ta shkundë”, por për ta rrëzuar nga pushteti.

Për këtë, ai vendosi të ndajë dhe detyrat që duhet të kenë krerët kryesorë të revolucionit:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Kur themi që qeveria do rrëzohet duke u shkundur, mos e përfytyroni qeverinë si një pemë me kokra, por si një ndërtesë që e shemb tërmeti popullor.

Se realisht qeveria jonë është pemë pa kokra dhe nuk ka çfarë të shkundet.

Nëser është vendosur që qeveria të bjerë, dhe për këtë janë ndarë të gjitha detyrat deri në detaje

Qëllimi është që ministrat të kapen të gjallë dhe kryeministri të merret peng.

Për këtë, kemi marrë një sërë masash.

Brigada e Dibrës nuk do të vijë më nga Miloti, por do vijë nga gjurma e “Rrugës së Arbërit”, tek “Shkëmbi i Tujanit” do marrë kthesën në faqen e Dajtit dhe do zbresë mbi Surrel.

Aty do mbajë nën vëzhgim shtëpinë e Edi Ramës dhe sapo të shikojë flakën tek Kryeministria, duhet të sulmojë shtëpinë.

Janë porositur të mos bëjnë dëme materiale, pasi shtëpia do t’i duhet pushtetit të ri, por të mbledhin gjithë dokumentet që mund të gjejnë aty, se na duhen si prova në gjyq.

Brigada e Kamzës duhet të pushtoj Bashkinë e Tiranës.

Pasi të hyjnë brenda në Bashki, ata nuk do të lëvizin më deri më 30 qershor, për të mos lejuar që  të bëhen zgjedhje.

Gjithë hallet e njerëzve duhet t’i zgjidhin njerëzit e Bashkisë së Kamzës dhe administrata e lali Erit nuk duhet lënë të firmosë gjë.

Brigada e Elbasanit duhet të sulmojë Pallatin e Brigadave, pasi ka dyshime për orgji seksuale.

Aty ata do të qëndrojnë deri më 30 qershor, me qëllim që Edi Rama të mos ketë mundësi të ftojq të huaj që flasin kundër nesh.

Ndërkohë do kërkohen prova për marrëdhënie seksuale të Mogherinit, Fleckenstein dhe Borchard, të cilët, sipas të dhënave që kemi nga LSI, që mbulon sektorin e seksit në opozitë, përdorin Pallatin e Brigadave për marrëdhnie seksuale sa herë vijnë në Shqipëri.

Brigada e Shkodrës duhet të sulmojë Kryeministrinë.

Ata duhet të pushtojnë katin e parë dhe bodrumet e Kryeministrisë, dhe duhet të qëndrojnë aty deri më 30 qershor, me qëllim që Edi Rama të mos ketë mundësi të hyjë në godinë.

Pikturat dhe sendet me vlerë duhet të paketohen dhe t’i raportohen Kunatit, se do financojnë revolucionin.

Grupi i jelekverdhëve të Unazës do të sulmojë Parlamentin.

Tani kemi gjetur një sozi të Klevis Balliut, që nëse i duhet policisë për ta arrestuar, arrestojnë atë.

Kështu dhe Farua është më i qetë dhe nuk shan Lulin që ja arrestoi djalin.

Pas fitores së revolucionit, që shpallet në orën 22:00, duhet të mblidhemi të gjithë tek SHQUP të këndojmë Himin e Flamurit.

Pastaj të dielën e kemi pushim.

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Jari ndan detyrat për revolucionin e 11 Majit”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    E tha Luli
    me Babale
    nesër luftë
    Lufta Finale
    Ndaj, siç ngrihet
    për shurrë .ari
    na u ngrit
    edhe Bujari.
    Saktë hartoi
    strategjinē
    si merr Rama
    arratinë.
    Ca do presin
    të zërë nata
    do sulmojnë
    me brigada:
    Me kaplloqen
    e Nishanit
    vjen’ brigadë
    e Elbasanit
    në buzmbrëmje
    gjer mesnat
    do dystohen
    në Pallat.
    Pa do pinë
    dopio e teke
    do pushojnë
    si dikur Meke.
    Si dikur
    Çeta e Mokrës
    do sulmojë
    Brigad’ e Shkodrës.
    do tregojnë
    trimërinë
    zap do bëjnë
    Kryeministrinë.

    Ahh, Bujari
    fillin e humbi
    se për dreq
    I doli gjumi.

  2. Kordinatori i brigadave revolucionare says:

    Pa marre paret nuk nisemi. I mbahemi pazarit te pare. Ashtu si jemi marr vesh do sjellim brigada shurrusish dhe dhjerrusish te kryeministrise dhe ndertesave te tjera. Nje natë perpara mesyesit me kete lloj artilerie i kemi ngopur mire me grosh. Me vete sjellim edhe brigadat e kumarxhinjve e bixhozxhinjve te pakenaqur nga mbyllja e dyqanave te basteve. Atje do ti prese i shkollumi me diplome per baste, balli i kerriçeve Klevisi dora vete.

  3. Xhelal Miu says:

    Parti e mbushur me gomare idiote qe turperojne jo vetem PD por kane mere peng edhe zhvillimin e Shqiperise! Eshte Jari, Luli, Saliu Grida, Klevisi apo Salianji apo Alibeaj islamiku njesoj eshte se keta terbojne edhe derrat jo me njerezit ndaj nuk duhen afruar ne zheshe por ne varreza.

  4. Raimond vlonjati says:

    Jari ashtu esht kopetent ,
    Nuk ja ha qeni shkopin lol, se e ka IQ. te njejte me IQ. e ketij timit

Lini një Përgjigje te Kordinatori i brigadave revolucionare Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *