Monika Stafa sjell librin e ri “Hebrenjtë në Shqipëri” me parathënie nga shkrimtari i njohur, Ismail Kadare

Nga Dashnor Kaloçi

Libri me titull “Hebrenjtë në Shqipëri”, i gazetares dhe studjueses së njohur, Monika Shoshori Stafa, Doktore e Shkencave Historike, që ka dalë këto ditë nga shtypi, është fryt i një punë disa vjeçare kërkimore dhe shkencore të saj. Hebrenjtë në Shqipëri kanë qenë dhe janë një komunitet jo pak i rëndësishëm në mjedisin shqiptar, një mjedis harmonik në lidhje sa i përket minoriteteve. Teza vjen si një studim i mirëfilltë shkencor, larg miteve të ngritura deri më tani për arsyet e shpëtimit dhe mbrojtjes së hebrenjve prej rrezikut shfarosës gjatë udhëve të historisë, me theks të veçantë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Punimi i saj synon të hedhë dritë mbi ekzistencën e këtij komuniteti dhe arsyet e bashkëjetesës së harmonishme me shqiptarët.

Qytetarë nga e gjithë Europa me shtetësi të ndryshme, por që i përkisnin kombësisë hebraike gjetën shpëtim e mbrojtje në Shqipëri, duke e parë atë si një rast “sui generis” në mes gjithë atij kontinenti që kërcënohej prej terrorit nazist. Vlerësimi i sfidave me të cilat Shqipëria u përball në një prej periudhave më të vështira që hebrenjtë e huaj dhe ata vendas po kalonin në Europë (1933-1944), përbëjnë bazën analitike dhe kërkimore të këtij studimi. Fokusimi në marrëdhëniet e tyre me autoritetet vendore lokale dhe popullin shqiptar zë peshën më të madhe në studim, për vetë rolin që këto të fundit luajtën në shpëtimin e tyre ndaj rrezikut shfarosës nazist.

Në fokus të tij, ky punim ka pasur pesë çështje për t’u trajtuar, në pesë kapituj të ndryshëm. Pjesë e punimit janë edhe parathënia, hyrja, konkluzionet dhe bibliografia. Studimi është ndërtuar kronologjikisht mbi dy fazat më të rëndësishme historike dhe me ndikim të dukshëm në historinë e këtij

komuniteti: faza e parë ka të bëjë me periudhën e Mbretërisë Shqiptare, për të vijuar me atë të Luftës së Dytë Botërore. Në tërësinë e tij punimi synon t’u japë përgjigje disa pyetjeve. Përse hebrenjtë iu drejtuan Shqipërisë, sapo u shpall doktrina famëkeqe “Final Solution”? Çfarë mundësish ofroi Mbreti shqiptar Ahmet Zogu dhe autoritetet qeverisëse të vendit ndaj tyre? Si vijoi ardhja e hebrenjve gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste dhe përse ajo ndoqi një politikë survejimi dhe jo ndëshkimi ndaj tyre? Cili ishte qëndrimi i qeverive kolaboracioniste ndaj hebrenjve të rrezikuar që erdhën prej Jugosllavisë, Bullgarisë, Rumanisë e Maqedonisë? Si ishte sjellja e shqiptarëve ndaj hebrenjve, kur vendi u pushtua nga Gjermania? Cilat janë veçoritë dalluese të Shqipërisë në raport me vendet e tjera, që i dorëzuan autoriteteve pushtuese gjermane listat me hebrenj? Përse me hebrenjtë e Shqipërisë në kushtet e një terrori të pashembullt në vendet europiane u ruajt një sjellje shembullore dhe rasti Shqipëri u shënjua si një ndër rastet më të paprecedent në historinë e popullit që kërcënohej për zhdukje masive? Çfarë ndodhi me ta gjatë luftës dhe pas saj?

Hebrenjtë në Shqipëri në vitet 1933-1946, është një çështje sa e studiuar, po aq edhe e pathelluar. Shënime të përzgjedhura mbi këtë komunitet gjenden në librin “Shqiptarët dhe hebrenjtë në shekuj”, një libër me kërkime të mëhershme mbi këtë komunitet, të studiuesit Apostol Kotani. Kërkimet e tij kanë filluar aty rreth viteve 1968 për shkak të një kërkese që atij iu bë nga autoritetet e kohës. Në fakt, kërkimet e tij mbetën në letër. Ato asnjëherë nuk u botuan derisa ai iu rikthye atyre sërish pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1991. Ky fakt nuk ishte i panjohur, por hapja e arkivave e pasuroi më shumë kërkimin mbi hebrenjtë në Shqipëri. Shumëllojshmëria e të dhënave të tyre ndihmoi shumë në profilizimin e studimeve rreth këtij komuniteti dhe kontributin që ai kish dhënë në shumë procese historike të shqiptarëve. Asgjë prej atyre që shkruhej në librat e historisë apo që thuhej publikisht gjatë viteve të komunizmit, nuk mund të krahasohej me atë që shkruhej në ato dokumente. Përpara syve tanë po shpalosej një faqe tjetër e historisë, krejtësisht e panjohur prej nesh, jo vetëm për fatin e hebrenjve apo të popujve të tjerë, por dhe të vetë shqiptarëve.

“Hebrenjtë në Shqipëri” është libri i shtatë i autores dhe studjueses së njohur, Monika Stafa, Doktore e Shkencave Historike dhe ai vjen para lexuesit me një botim luksoz të Shtëpisë Botuese “ONUFRI” nën kujdesin dhe dashamirësinë e z. Bujar Hurdhri dhe me një parathënie të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, të cilën po e publikojmë bashkangjitur këtij shkrimi.

P A R A TH Ë N I E

Është pritur prej kohësh një libër për hebrenjtë në Shqipëri. Nuk është e tepërt të theksohet se trajtimi i këtij problemi delikat do të ishte diçka e natyrshme për letrat dhe studimet kudo në botë. Qëndrimi ndaj hebrenjve ka qenë dhe vazhdon të jetë një çështje globale, planetare. Kjo, për arsyen e qartë se ndërgjegjja e njerëzimit mbarë është vënë në provë. Historia shqiptare ka një pikë takimi tepër të ndieshme me këtë dramë botërore. Qëndrimi ndaj hebrenjve, më saktë, mbrojtja e tyre, nga një popull me histori të zymtë, sii yni, që e nderon, në kuptimin më të madh të kësaj fjale. Është kjo një nga arsyet që librii shkrimtares dhe studiueses Monika Stafa «Hebrenjtë në Shqipëri» zgjon një interes të veçantë. Në Shqipëri hebrenjtë, sic dihet tashmë historikisht nuk janë mbrojtur nga një pjesë e popullit dhe janë diskriminuar nga pjesa tjetër, nuk ka qenë problem i njerëzve të kulturuar që mund ta kenë bërë këtë gjë për arsye emancipimi dhe pjesa e paditur e popullit ka bërë disa herë të kundërten siç qëllon shpesh. Nuk kanë qenë ndikuar nga rrymat politike, nuk ka asnjë dallim në qëndrimin ndaj hebrenjve mes katolikëve shqiptare mes ortodoksëve shqiptarë dhe muslimanëve shqiptarë.

Kjo tingëllon pak e habitshme, madje idilike por është e vërteta. Kur erdhi ora e provës së madhe, të tre këto ndarje fetare kanë qenë në një qëndrim kryekrejet të barabartë ndaj hebrenjve. Nuk kanë lozur rol regjimet politike. Shqipëria si në periudhën otomane, ashtu më pas kur fitoi pavarësinë dhe u bë një republikë, e më vonë nje mbreteri ballkanase, ndonëse arkaike, qëndrimet ndaj hebrenjve nuk i ka ndryshuar, d.m.th., zyrtarë dhe popull, administratë dhe shoqëri, komunistë dhe antikomunistë, nacionalistë dhe internacionalistë. Ka qenë një nga çështjet që i ka bashkuar të gjithë. Nuk gjendet në Shqipëri asnjë dokumentacion i një grupimi politik ose i një lëvizje që ta ketë prishur këtë unanimitet. Prova e madhe, siç u tha ka qenë Lufta e Dytë Botërore.

Kjo është një e vërtetë e njohur. Këtu, ky unanimitet u konfirmua edhe njëherë. Shqiptarët nuk kanë pasur unitet gjatë luftës, rrjedhimisht prova ka qenë e dyfishtë në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera. Sepse Shqipëria pati një keqkuptim të madh politik. Forcat komuniste dhe nacionaliste u ndeshën në shumë probleme themelore që lidheshin me komunizmin apo me antikomunizmin dhe Shqipëria përfundoi pas pushtimit gjerman zyrtarisht në një shtet gjermanofil. Pra me pozicionin e hebrenjve mund të ishin krijuar kushtet që të shpallej dukshëm si vend antisemit. Kjo nuk ndodhi. Ishte një nga rastet e rralla në Evropë që qëndrimet ndaj hebrenjve vazhdoi ai i mëparshmi. Hebrenjtë ndiheshin si në vendin e tyre, jo vetëm fjala përcmim që nuk ekzistonte, por asnjë shenjë e saj. Dhe kjo vazhdoi edhe në pushtimin gjerman.

Është folur për mosgjetjen e dokumentacionit të mundshëm të qeverisë kuislinge shqiptare, e cila mund të ketë qenë e detyruar t’ua kërkonte gjermanëve mosprekjen e hebrenjve, për të mos krijuar probleme afatgjata me kombin shqiptar. Këto dokumente nuk janë bërë publike as atëhere dhe as më pas, sepse komunistët nuk mund ta duronin që ky qëndrim luajal ndaj hebrenjve të ishte monopol i nacionalisteve ose i një qeverie kuislinge e cila për cdo gjë duhej përbaltur. Ata ishin kuislinge, ata bashkëpunuan me gjermanët, bënë një gabim historik, por në këtë pikë u treguan realistë.

Nuk është zbuluar natyrisht, as përgjigjja gjermane. Duhet të ketë qenë jashtëzakonisht sekrete, sepse Gjermania në kulmin e forcës së saj, nuk mund të pranonte se në një vend sado të vogël u pranua një marrevshje e tille e heshtur. Ky qëndrim ndoshta ka nevojë të shpjegohet. Këtu do të shtoja që shqiptarët nuk janë engjëj. Shqiptarët i kanë njohur sëmundjet e kohës. Ata janë një popull me temperament, disa herë të ashpër. Nuk janë ndonjë popull që falin cdo gjë dhe nuk diskriminojnë askënd. Shqiptarët dinë të jenë dhe racistë të verbër. Si në rastin kundër romëve apo egjiptianëve.

Pyetja se a mund të ketë racizëm me arsye është nga më të vështirat. Kurse racizëm me një farë arsye që unë quaj racizmin kundër një pushtuesi është tjetër gjë. Kam menduar se racizmi kundër një pushtuesi është një formë qëndrese jo fort e fisme sepse është racizëm gjithsesi. Por këtu duhet gjendur një emër tjetër. Gjuhët nuk e kanë gjetur këtë lloj fjale. Kur ti je racist ndaj një perandorie që të shtyp ditë e natë, me krejt peshën, ushtrinë dhe me hijen e saj të rëndë dhe ti guxon ta përcmosh madje në mënyrë raciste mendoj se nuk është thjesht racizëm. Ka pasur raste që ky racizëm ka qenë jashtëzakonisht i fortë te shqiptarët kundër osmanëve. Ka qenë racizëm në elita, ka qenë racizëm në popull.

Ka qenë për një periudhe paradoksalisht kundër italianëve në fillim të shekullit XX kur pati konflikte Italia me Shqipërinë kurse tani ka mjaft raste kur janë italianet racistë me ne. Ka njohur racizmin, kombi shqiptar kundër fqinjëve të tij, si përgjigje kundër racizmit të tyre. Është formë jo e lakmueshme por kështu ka qenë.

Ky popull pra, i njeh të gjitha ato që quhen sëmundje të shoqërive të kombeve, të shteteve dhe në këtë sfond, qëndrimi i tij luajal ndaj hebrenjve merr edhe një kuptim më të thelle, edhe me të ndërgjegjshëm. Do të shtoja në fund se ky ndërgjegjësim ka kaluar në artin dhe letërsinë shqipe. Një nga dramat e para te saj, “Izraelitë dhe filistine”, është shkruar një shekull më parë, nga peshkopi i Shqipërisë Fan Noli, përpara se të bëhej kryeministër dhe shkrimtar i madh i saj.

ISMAIL KADARE

Tiranë, 2018

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Monika Stafa sjell librin e ri “Hebrenjtë në Shqipëri” me parathënie nga shkrimtari i njohur, Ismail Kadare”

  1. Kallaman says:

    Po ato pushket aty mbi mur ç duan ato?!
    Nuk i rri bytha rehat shqiptarit pa u krrujt.
    Edhe aty ku ha buk nxjerr pushket !
    Dhe,pushket si emblema mbi koken e emblemes se kultures shqiptare,nobelistit shqiptar te letersis,pushket pra te vendosura si flamuj mbi kryet e tij,tregojn gjithçka.
    Qenka armatos edhe bossi i letrave shqipe!
    Paska mor shembullin e shqiptarve kudo.,..te ksaj rrace pushkatarsh…
    Na edhe kte pushken teme qe e kom ktu posht mes shalve dhe fute mas bythe o letraxhi me kalem …
    Fute nga pas “si vazhdim logjik i shtylles vertebrale…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *