“Në Skype me shokun Taras”: Vijon “Testamenti…” i Leka Bungos në “Tema Javore”

10 Maj 2019, 19:13Kulturë TEMA

Pasnesër në faqet e “TemA Javore” do të vijojë të publikohet kapriçoja në prozë e Leka Bungos.

Në kreun e tretë të veprës sarkazma dhe ironia arrin kulmin ku personazhet historike shqiptare ngërthehen metaforikisht, duke dhënë kështu një panoramë absurd që në fakt jep mesazhin se asgjë nuk ka ndryshuar thelbësisht.

Në Skype duke folur me shokun Taras, i cili ndodhet në Las Vegas, ndërkohë që ambasadorët e perëndimit shëtisin në Lungo Maren e Vlorës, duke folur për hapjen e negociatave.

Gjyqi partizan që dënoi me vdekje në Babrru armiqtë e popullit e pasazhe të tjera humoristike që vijnë si formë e ditarit të një mitomani që autori e cilëson si “Testament”.

Gjithçka rrjedh natyrshëm, që të jep impresionin herë pas here që nuk është fantazia e Leka Bungos që lëviz nëpër Shqipëri, por realiteti absurd i zhvillimeve aktuale..

Pasnesër në “TemA Javore”, mund të kaloni fundjavën duke u argëtuar me mendime e figura të gjetura artistikisht….

1 komente në ““Në Skype me shokun Taras”: Vijon “Testamenti…” i Leka Bungos në “Tema Javore””

  1. am says:

    Me ne fund nje shkrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje