“Një shans historik për të mbështetur fuqimisht integrimin evropian të shqiptarëve”

Është vetëm 50 vjeç dhe është shqiptari i parë në historinë mbi 60-vjeçare të prezencës së shqiptarëve në Belgjikë, që ulet në Parlamentin e Brukselit, kandidat potencial për deputet në Parlamentin Evropian.

Ahmet Gjanaj është gjithashtu i zgjedhur 3 herë radhazi në komunën e tij Molenbeek si këshilltar komunal nga Partia Socialiste frankofone belge.

Në karrierën e tij politike mbi 20-vjeçare, ka garuar në disa palë zgjedhjesh që faktorizuan politikisht më në fund, dhe komunitetin shqiptar të Belgjikës.

Dhe aktualisht, ai është duke bërë fushatë për zgjedhjet e 26 majit ku kandidon për deputet Evropian. Gjatë më tepër se 25 vjet zoti Gjanaj ka pasur disa eksperienca punësimi ku ndër to spikat ajo e analistit ekonomik në Zyrën rajonale të nxitjes së biznesit të vogël dhe të mesëm.

Ai aty ka ndihmuar në hapjen e mbi 1500 biznese të cilat kanë punësuar mbi 2000 veta në një hark kohor 20 vjeçar.

Ahmet Gjanaj është Kryetar i Shoqatës “Albabel”, i shkollës shqipe dhe i grupit të valleve “Vatra” si dhe i Qendrës kulturore me të njëjtin emër. Gjithashtu Gjanaj është kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks. Sot për sot është shqiptari më i suksesshëm në Bruksel, që na bën të ndihemi krenarë.

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

Si profesion, jam ekonomist i specializuar në konsulencën për nxitjen e biznesit të vogël dhe të mesëm. Aty kam pasur një sukses të konsiderueshëm, pasi në zyrën ku kam punuar për gati 20 vjet, kam ndihmuar mbi 1500 vetë që të lançojnë aktivitetin e tyre dhe rrjedhimisht në këto aktivitete janë punësuar gati 2000 vetë. Organizmi, në të cilin kam zhvilluar konsulencën, ka qenë një nismë e autoriteteve publike për të krijuar një alternativë punësimi për njerëzit me potenciale për biznes. Në këtë organizëm kam mundur të zhvilloj prirjet e mia sociale në favor të popullsive në nevojë. Duke pasur parasysh lidhjën direkte me rezultate konkrete në një aksion publik, ishte eksperienca që më lindi dëshirën për t’u marrë me politikë. Pastaj, në kuadër të lançimit të një mësimi plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë, hasa në vështirësitë e organizimit që më çuan të filloja jetën time politike. Politika hap fushën e mundësive për të gjithë dhe mund të riparojë pabarazitë që ekzistojnë.

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal ?

Nuk janë momente të caktuara që kanë shënjuar jetën time profesionale dhe politike, por prezenca e vazhdueshme e një vullneti të madh për të ecur pavarësisht vështirësive të jetës. Ky vullnet më është trashëguar nga shembulli i prindërve dhe gjyshërve të mi, të cilët u detyruan të linin vendin e tyre të origjinës për t’i shpëtuar diktaturës komuniste dhe që rindërtuan nga e para jetën e tyre në një dhe të huaj. Pastaj, mund të citoj përzgjedhjen time si këshilltar komunal në zgjedhjet e para si kandidat, ku mora një rezultat të konsiderueshëm dhe zgjedhjen time si deputet i Rajonit të Brukselit. Momenti shumë i madh është përzgjedhja ime si kandidat për deputet evropian. Kjo e fundit shënon një arritje dhe një sfidë jo vetëm për mua personalisht por gjithashtu për komunitetin shqiptar në Belgjikë.

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal ?

Nuk janë momente të caktuara që kanë shënjuar jetën time profesionale dhe politike, por prezenca e vazhdueshme e një vullneti të madh për ecur pavarësisht vështirësive të jetës. Këtë vullnet është i trashëguar nga shembulli i prindërve dhe gjyshërve të mi, të cilët u detyruan të linin vendin e tyre të origjinës për t’i shpëtuar diktaturës komuniste dhe që rindërtuan nga e para jetën e tyre në një dhe të huaj. Pastaj, mund të citoj përzgjedhjen time si këshilltar komunal në zgjedhjet e para si kandidat, ku mora një rezultat të konsiderueshëm dhe zgjedhjen time si deputet i Rajonit të Brukselit. Momenti shumë i madh është përzgjedhja ime si kandidat për deputet evropian. Kjo e fundit shënon një arritje dhe një sfidë jo vetëm për mua personalisht por gjithashtu për komunitetin shqiptar në Belgjikë.

Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Ashtu siç e kam lënë për ta kuptuar më sipër, çelësi i suksesit nuk është të natyrës së mrekullisë. Gjithçka vjen me punë, vullnet dhe dëshirën për të ecur përpara në mënyrë pozitive. Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj? Në kushtet e një niveli socioekonomik, jo të lartë që kishim si familje e madhe refugjatësh, si çdo shqiptar, do të thosha, çdo përpjekje për të ecur ishte një sfidë por, mbaj mend, që kryerja e studimeve ishte sfida e ime më e madhe, sepse do të punoja paralelisht në vende pune relativisht të rënda për t’i financuar studimet. Kjo sfidë ka farkuar vullnetin tim dhe ndjenjën që asgjë nuk është e pamundur kur ke vullnetin. Pastaj, një ndër sfidat e mia më të mëdha ishte që të shoqëroja vëllain tim të aksidentuar në një ndeshje të rëndë automobilistike për të rikuperuar një autonomi fizike për një jetë relativisht normale, pavarësisht pasojave fizike. Falë angazhimit të madh të së ndjerës Nënës time, që përsëri më dha një leksion force dhe vullneti, arritëm që vëllain ta çonim në një nivel autonomie relativisht të kënaqshme. Sfidat tjera janë fushata për marrjen e mandatit të deputetit në Rajonin e Brukselit. Sfidë gjigante është pastaj kjo e kandidimit për Evropë për këtë shans historik për mua dhe për komunitetin tonë.

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

Në kushtet e një niveli socioekonomik, jo të lartë që kishim si familje e madhe refugjatësh, si çdo shqiptar, do të thosha, çdo përpjekje për të ecur ishte një sfidë por, mbaj mend, që kryerja e studimeve ishte sfida e ime më e madhe, sepse do të punoja paralelisht në vende pune relativisht të rënda për të financuar studimet. Kjo sfidë ka farkuar vullnetin tim dhe ndjenjën se asgjë nuk është e pamundur kur ke vullnetin. Pastaj, një ndër sfidat e mia më të mëdha ishte që të shoqëroja vëllain tim të aksidentuar në një ndeshje të rëndë automobilistike për të rikuperuar një autonomi fizike për një jetë relativisht normale, pavarësisht pasojave fizike. Falë angazhimit të madh të së ndjerës Nënës time, që përsëri më dha një leksion force dhe vullneti, arritëm që vëllain ta çonim në një nivel autonomie relativisht të kënaqshme. Sfidat tjera janë fushata për marrjen e mandatit të deputetit në Rajonin e Brukselit. Sfidë gjigante është pastaj kjo e kandidimit për Evropë për këtë shans historik për mua dhe për komunitetin tonë.

Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja ?

Unë nuk e kthej kokën pas për t’u penduar për një trajektorë që do ta kisha bërë ndryshe, por e kthej kokën për të marrë mësimet e duhura dhe për të ecur përpara, për të arritur më shumë dhe më mirë

Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset?

Arritja më e madhe përtej vetës është ajo e tejkalimit të një ndrojtje patetike që kam pasur, kur kam qenë më i vogël.

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme,  të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe”?

Duke qenë i lindur në Belgjikë, por nga fakti që kemi jetuar me shpresën e madhe që do të ktheheshim në Shqipëri, sa të rrëzohej regjimi diktatorial, atdheu ka marrë një përmasë shumë të rëndësishme për mua dhe për të gjithë familjarët e mi. Ngaqë nuk kemi pasur mundësi që të preknim vendin tonë të origjinës, gjer në vitin 1991, kur shkova për here të parë në jetën time, kemi zhvilluar një marrëdhënie ideale me të dhe sidomos me kombin shqiptar, pavarësisht pjesës së kombit. Kam një ndjeshmëri të veçantë për të gjitha trevat shqiptare dhe një dhembshuri për çdo lloj padrejtësie që i bëhet kombit tonë. Dashuroj gjithçka është shqiptare dhe mundohem të informohem për gjithçka ka lidhje me atdheun. Kam një dëshirë të madhe që të kontribuoj për ruajtjen e traditave dhe vlerave autentike të atdheut.

Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm ? 

Unë kam lindur në Belgjikë, kështu që supozohet se problemi i integrimit nuk ekziston më për mua. Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në ekperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj? Për të gjithë ata që largohen nga vendi i tyre dhe gjendën në statutin e emigrantit apo refugjatit, është shumë e vështirë që të gjesh orientimin. Në këtë pikëpamje, mësimi i gjuhës dhe të institucioneve kyçe të vendit pritës është shumë i rëndësishëm, veçanërisht për gratë shqiptare. Prandaj në shoqatën tonë “Albabel” dhe Qendrën kulturore “Vatra”, kemi ngritur një departament që u dedikohet vetëm grave dhe aty zhvillojmë dhe kurse gjuhe dhe integrimi. Besoj se shqiptarët në përgjithësi nuk hasin vështirësira të mëdha për t’u integruar në shoqëritë perëndimore. Për më tepër, puna është një element shumë i rëndësishëm për integrimin në një shoqëri. Pastaj, për fëmijët e emigrantëve, problem është ruajtja e gjuhës shqipe dhe traditave dhe vlerave shqiptare. Prandaj kemi ngritur në Qendrën kulturore “Vatra”, mësimin plotësues për gjuhën shqipe dhe aktivitetet kulturore, si vallëzimi, që ka një sukses të madh tek të rinjtë e të rejat shqiptarë.

Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në ekperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

Për të gjithë ata që largohen nga vendi i tyre dhe gjendën në statutin e emigrantit apo refugjatit, është shumë e vështirë që të gjesh orientimin. Në këtë pikëpamje, mësimi i gjuhës dhe të institucioneve kyçe të vendit pritës janë shumë të rëndësishme, veçanërisht për gratë shqiptare. Prandaj në shoqatën tonë “Albabel” dhe Qendrën kulturore “Vatra”, kemi ngritur një departament që u dedikohet grave dhe aty zhvillojmë dhe kurse gjuhe dhe integrimi. Besoj se shqiptarët në përgjithësi nuk hasin vështirësira të mëdha për t’u integruar në shoqëritë perëndimore. Për më tepër, puna është një element shumë i rëndësishëm për integrimin në një shoqëri. Pastaj, për fëmijët e emigrantëve, problem është i ruajtjes së gjuhës shqipe dhe traditave dhe vlerave shqiptare. Prandaj kemi ngritur në Qendrën kulturore “Vatra”, mësimin plotësues për gjuhën shqipe dhe aktivitete kulturore, si vallëzimi, që ka një sukses të madh tek të rinjtë e të rejat shqiptarë.

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

Ky bashkëpunim duhet sipas meje të zhvillohet, duke ngritur sa më shumë të jetë e mundur shoqata kulturore. Minimalisht, në çdo qytet të vendit pritës, ku ka shqiptarë, duhet të ngrihet nga një shoqatë. Shoqatat pastaj duhet që të bashkëpunojnë për të përforcuar njëra tjetrën dhe të arrihet një nivel bashkëpunimi funksional. Këto shoqata duhet të bashkëpunojnë dhe me rrjetin e bizneseve shqiptare që do të financonin aktivitetet e këtyre shoqatave në favour të shqiptarëve. Paralelisht, në çdo qytet ku veprojnë këto shoqata dhe ku puna do të ishte e konsoliduar, do të duhej që të paraqiteshin një apo më shume kandidatë politikë për zgjedhjet lokale, pastaj ato në të përgjithshme. Se asnjë integrim nuk fitohet pa një përforcim të pozicionit politik.

Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

Niveli i organizimit shtetëror do të duhej të ishte i bazuar në meritën profesionale. Kuptohet me një menaxhim modernë shtetëror me pushtetarë të aftë dhe të zgjedhur, larg sarajeve të zakonshëm partiake për gati 30 vjet tani. Për ta arritur ndryshimin do të duhej që kodi zgjedhor të reformohej për t’u lënë hapësirë forcave të reja politike me njerëz dinjitozë e të papërlyer, as nga krimi e korrupsioni, as nga prejardhja nga klika komuniste. Llustracioni duhet që të ndodh në mënyrë formale, për të larguar cilindo që ka të bëjë me regjimin komunist dhe të trashëguarit e tij. Në këtë mënyrë do të spikatën njerëz të rinj, që duan vendin e tyre dhe që do të punojnë jo për interesin e vetë, por për zhvillimin e atdheut.

A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare? 

Nuk mendoj se qasja e qeverive shqiptare është e duhur. Do të duhej që qeveritë të punonin së bashku dhe të mos hartonin strategjira të ndryshme, ndërkohë që mërgata është krejtësisht e unifikuar pa dallime partiake, religjoze dhe krahinore. Një strategji për një mergatë.

Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen?

Uroj që të mund të fitoj mandatin e deputetit evropian që të punoj intensivisht për banorët e Belgjikës dhe evropianët, por në gjithashtu për të ndihmuar në integrimin evropian të trevave shqiptare dhe kundër çdo shkeljeje të të drejtave të shqiptarëve! Është një shans historik në këto kohëra të turbullta që ta arrijmë këtë rezultat për të mbështetur fuqimisht integrimin evropian të shqiptarëve!

“The Albanian”  tanimë ka mbi 1 milion ndjekës online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim)?

Së pari, punoni, ndërveproni dhe bashkërendoni veprimet sepse me bashkimin vjen dhe suksesi për cilindo shqiptar.

Së dyti, më 26 maj 2019, do të zhvillohen zgjedhjet në Belgjikë për 3 parlamentet: evropian, belg dhe rajonal. Në këtë kuadër kemi hartuar një strategji ku prezantojmë 6 kandidatë të pranishëm në 4 nivelet e përfaqësimit. Këtë ekip e kemi quajtur “Kombëtarja e Zgjedhjeve” për një avancim të shqiptarëve dhe një imazh të përmirësuar të tyre.

U bëj apel të gjithë shqiptarëve që mund të ndikojnë tek votuesit në Belgjikë frankofonë që të ndikojnë për të votuar:

  1. Në të gjitha qarqet e Belgjikës frankofone, për mua për parlamentin  evropian në numrin 6 të listës së PS-së frankofoneë
  2. Në qarkun e Brukselit, për parlamentin e Belgjikës, të votojnë numrin 12 Luiza Duraki në listën e PS-së dhe për parlamentin e Regjionit të Brukselit numrat 35 Habibe Duraki, 40 Avni Gjanaj dhe 47 Qëndresa Gërlica.
  3. Ndërsa në qarkun Namur, për parlamentin e Regjionit të Wallonisë, të votojnë numrin 4, Nermin Kumanova.

Duke votuar ashtu, komuniteti do të jetë i përfaqësuar në të gjitha nivelet e përfaqësimit të Belgjikës: në Evropë, Dhoma e përfaqësuesve e Belgjikës, Regjionin e Brukselit dhe Regjionin e Wallonisë!
“The Albanian”

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në ““Një shans historik për të mbështetur fuqimisht integrimin evropian të shqiptarëve””

  1. o tourkos nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    nje Ahmed ne parlamentin evropian…………..gezuar ramazonin!
    mqs ne keto zgjedhje evropiane pritet qe e djathta kunder ”mohamede” te fitoi shumicen ne Parl.evropian,imagjinoni se si do te ”mirepritet” Mohamedi shqipfoles ne kete parlament….!?

  2. kam degjuar says:

    Shume pasi shkruar per te nipin e Jeminit, por respekti per te nuk varet nga fustanet e malesise qe u vesh emigranteve, por shikojeni me kujdes; kush e ngriti ne Bruksel bustin e Gjon Markagjonit dhe kush nuk lejoi historianin Pellumb Xhufi per bashkebisedimin historik?! Tani, Gjon Markagjonin apo Skenderbeun do mbajne emigrantet shqiptare ne Belgjike?! Ne Tirane e gjithandej ka plasur lufta per te mohuar luften Nacional-çlirimtare dhe deshmoret dhe heronjte e saj, ndersa ne kryeqytetin e Evropes ngrihen buste te bashkepuntoreve te nazifashizmit dhe krimineleve shqiptar. Por pashe me larte se kishte dhe kandidate me te njejtin mbiemer! Valle , familjare do behet parlament belg? edhe atje arriten trimat e Saliut? Apo ekonomi tregu !

  3. mohikani says:

    Eagles on March.

  4. Lali says:

    Eshte vetem 50 vjeç…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *