REPORTAZHI: Këmbana e bujarisë kthen turistët në Pagri

11 Maj 2019, 15:11Turizëm TEMA
REPORTAZHI: Këmbana e bujarisë kthen turistët në Pagri

Përmbyllet me sukses një projekt që synon të transfomojë Pagrinë e Përmetit në fshat turistik

Nga Engjëll Serjani

Fshati Pagri i Përmetit, “porta hyrsëse” e Parkut Kombëtar të Bredhit të Hotovës, nuk është e përfshirë në projektin qeveritar të “100 fshatrave”. Por banorët e saj jane përfshirë në një aksion qytetar për transformimin e tij në fshat turistik, duke e vetëpagëzuar këtë projekt komunitar në “Projekti 100 + 1”, duke i dhënë kuptim e vlerë të veçantë shfrytëzimit aseteve që ofron natyrë në interës të turizmit dhe rritjes së të ardhurave të tyre.

Një këmbanë e thjeshtë bronxi, vendosur mes dy tabelave informative në qendër të fshatit Pagri, fshati që ndodhet në hyrje të Parkut Kombëtar të Bredhit të Hotovës në Përmet, është kthyer në symbol të ndërmjetësimit dhe komunikimit mes turistëve që frekuentojnë këtë park dhe banorëve të fshatit.

“Kjo mënyrë simbolike e informimi, ndërmjetësimi dhe pasqyrimit të ofertës turistike, është realizim i Qendrës Kulturore Mediatike Antigonea (QKMA), me ide dhe project teknik të studentit të arkitekturës Enea Serjani. “Prej 6-muajsh kjo organizatë e shoqërisë civile në jug të vendit është përfshirë në projektin “Natura 2000” të financuar nga Bashkimit Evropian që synon forcimin e kapaciteteve kombëtare për ruajtjen e natyrës dhe përgatitjen në Shqipëri e një rrjeti të përbashkët për forcimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë”, thotë koordinatorja e këtij projekti Dr. Irena Boboli.

Sipas saj, aktiviteti i QKMA në kuadrin e këtij projekti është fokusuar në ndërgjegjësimin e komunitetit të banorëve të fshatit Pagri të njësisë administrative Piskovë të bashkisë së Përmetit, fshat që ndodhet brenda territorit të zonës së mbrojtur “Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës” për të ofruar shërbime turistike.

Pedagogja e e degës së menaxhimit turistik në Universitetin “E. Çabej” të Gjirokastrës Dr. Irena Boboli, sqaron se krahas trajnimit të rreth 20 familjeve të këtij komuniteti për mbrojtjen e monumenteve natyrore të këtij parku nga zjarret, fatkeqësive natyrore dhe dëmtimeve, projekti ka ndihmuar edhe në zhvillimin e infrastruktures informative për turistët që për ditë e më shumë vizitojnë pakun natyror kombëtar të Bredhit të Hotovës.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar ndërgjegjësimit të këtij komuniteti për vetë faktin se ndodhet brenda “zonës së mbrojtur” dhe bashkëjetesa mes turistëve dhe vizitorëve të parkut, komunitetit vendas dhe punonjësve të parkut është me interes të ndërsjelltë dhe jetike për vetë këta banorë.

“Ndonse bëhët fjalë për një fond modest, rreth 5 mijë Euro, të investuar për këtë projekt ndërgjegjësimi tëë banorëve dhe rehabilitimin e infrastruktures informative në fshatin Pagri që

mund ta cilësojmë si “porta hyrse” për në “zonën e mbrojtur”, komuniteti i banorëve e përcolli me interes dhe shpresojmë që gradualisht Pagria të transformohet në një stacion të përhershëm të turizmit në këtë zone”, na thotë drejtori i Administrimit të Zonave të Mbrojtura të qarkut të Gjirokastrës, ing. Gligor Dushi..

Projekti u financua nga BE në kuadër të Instrumentit për Asistencë Para Anëtarësimit (IPA 2013) dhe që u koordinua nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, AICS Unioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës IUCN dhe Shoqata Italiane e Botanikës SBI solli një ndryshim cilësor në mentalitetin e banorëve dhe ktheu shpresë në një zonë që shpopullohetr me një shpejtësi të madhe. Gjithashtu një përfitim tjetër është se me përfshirjen në këtë projekt të QKMA është hedhur një hap të madh drejt përfshirjes në rrjetin më të madh evropian për mbrojtjen e natyrës, NATURA 2000.

Puna nisi në nëntor 2018 me ngritjen e grupit të punës me eksperte të turizmit, monumenteve të natyres, mjedisit, përfaqësues të biznesit dhe ekspertë të AdZM Gjirokaster, rrëfen koordinatorja Boboli. Grupi i punës zhvilloi takime me perfaqësues të pushtetit lokal, komunitetit, bizneseve turistike dhe atyre që ndihmojnë turizmi për prezantimin e projektit të fshatit Pagri për vleresimin e situatës dhe përcaktimin e mundësisë së shfrytëzimit të potencialeve të zonës.

Duke u fokusuar në sensibilizimin e banorëve për përfitimet që sjell zhvillimi i turizmit në këtë zonë të prekur nga largimet masive drejt zonave urbane, grupi i punës organizoi disa takime me gratë e komunitetit në lidhje me gatimin, rregullat e higjenës dhe etiken e sjelljes me vizitoret dhe turistet. Në lagjen e Sipërme të Pagrisë jeton vetëm një familje, ajo e Ismail Saliut. Përreth shtëpisë së tij, një banesë monumentale e ndërtuar qysh në vitin 1931, gjenden edhe tri banesa të të njëjtës arkitekturë tradicionale. Në të katë banesat duken të qarta gjurmët e rënimit të tyre. Imail Saliu dhe bashkëshortja e tij janë angazhuar në ngritjen e një “eko-bujtine” për ushqim e fjetje të turistëve dhe vizitorëve. Në përfundim të rijetëzimit të këtyre banesave të vjetra, Ismaili parashikon rreth 12 dhoma për fjetje, prej të cilave 7 do të jenë në funksion oxhakët e dikurshëm.

Numri i të rinjtë dhe nxenësve në gjithë zonën është i kufizuar për shkak të largimeve masive dhe kjo situatë bëri që puna për ndërgjegjësim dhe sensibilizim të fokusohet tek grupet e të rriturve që vazhdojnë ende të jetojnë në Pagri. Trajnimi përfshiu edhe mënyrat e përgatijes dhe përshtatjes së mjediseve familjare per akomodimin dhe ngrënien nga turistët e huaj. Muhamet Osmani, një banor tjetër i Lagjes së Poshtme angazhohet në pritjen e turistëve me një drekë tradicionale, byrek me lakra të egra, petulla me kos, përshesh me kulaç e me mish pule, etj. Ndërsa bletërritësit Dule Kuçuku dhe Maro Zaimi do të ofrojnë për turistët petulla me mjaltë, mjaltë me pite e hoje, qumësht blete dhe propolis. Gratë e tjera të Pagrisë ofrojnë gliko me arrë, koçimare, ftua, fiq të egër, bukëfiqe, fruta të fresketa dhe të thata, çajra nga bimët.

Një atraksion tjetër për këtë zonë është edhe Teqeja e njohur e Alipostivanit. Sipas Baba Hekuranit që u shërben besimtarëve bektashinj, gjatë gjithë vitit në këtë Teqe të ringritur dhe ringjallur, vinë për pelirinazh mijëra besimtarë dhe jo vetëm Bektashinj dhe jo vetëm nga Shqipëria, por të të gjitha besimeve fetare nga Kosova, Maqedonia, Greqia dhe Mali i Zi.. Pagri

nuk është veçse 3-4 km larg këtij Vendi të Shenjtë. Besimtarët e ardhur nga larg mund të çlodhen dhe relaksohen në banesat e fshatit Pagri.

Grupi i punës në bashkëpunim me kryeplakun e fshatit Koço Zaimi dhe ekspertët bashkëpunuan ngushtë me familjet që vazhdojnë të jetojnë në Pargi për të evidentuar mundësitë e çdo famijle se çfarë mund të ofrojnë ato për pritjen e turistëve nga produktet tradicionale të| zonës. Pas evidentimit të ofertës turistike të dhënat u sitemuan dhe u pasqyruan në një tabelë informative për të lehtësuar orientimin turisteve për shërbimet që ofron fshati Pagri. Tabela informuese në gjuhën angleze së bashku me një këmbanë sinjalizuese bronxi janë vendosur në hyrje të fshatit. Turistët që kanë nevojë për shërbime si: ushqim, kafe, prodhime bujqësore të zonës, fjetje, prodhime artizanati leshi dhe druri të zonës, kafshë për të udhëtuar në thellësi të parkut të Bredhit të Hotovës, mund të sinjalizojnë banorët me tingujt e këmbanës. Në mbyllje të projektit QKMA parashikohet organizimi i një panairi me produkte dhe gatime tradicionale ku do të ketë të ftuar dhe nga njesite adminsitrative ëerreth. Gatimet do të pergatiten nga amvisat e zonës.

Zona e Mbrojtur e “Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës – Dangëlli”, në territorin e së cilës përfshihet edhe fshati Pagri, nga ekspertët ndërkombëtar të mjedisit konsiderohet si “mushkëritë e gjelbra të Ballkanit”, është zonë e mbrojtur e kategorisë së dytë dhe është shpallur si e tillë me Vendim të Këshillit tëë Ministrave Nr. 1631 date 17.12.2008

Parku është i vendosur në Jug të Shqipërisë në rrjedhën e djathtë lumit të Vjosës dhe përfshin një sipërfaqe të përgjithshme e 34,361 ha nga të cilat 33,165.3 ha në rrethin e Përmetit dhe 1,195 ha në rrethin e Kolonjës. Parku i Bredhit të Hotovës përshkohet nga dy rrugë kryesore: Piskovë – Pagri – Frashër dhe tjetra Petran – Gostivishtë. Sipas ekspertëve në këtë territor përveç pejsazhit të papërsëritshëm egziton një pasuri e jashtzakonshme me përfaqësues specifik të florës dhe faunës natyrore. Flora përfaqesohet nga: bredhi i Maqedonisë, shparthi, qarri, panja, shkoza e bardhë, frashëri, dëllinja, marreja etj. Ndërsa fauna përfaqesohet nga: ariu i murrmë, kaprolli, derri i egër, lepuri i egër, ujku, dhelpra, ketri, shqiponja e malit, bufi, etj. Brenda territorit të tij gjendën mjaft “monumente natyre” si: Pylli i Rapushës, Bokërrimat e Dangellisë, Gështenja e Teqesë, Frashër, Bredhi i Kokojkës, Kanioni i Kamenckës, Kanioni i Borockës (Guri i Bletës), Burimet me ujrat termale të Benjës, Kanioni i Langaricës, etj.

Pagria nuk është e përfshirë në projektin qeveritar të “100 fshatrave”, por banorëve u pëlqen që aksionin e tyre qytetar për transformimin në fshat turistik ta konsiderojnë si projekt komunitar “100 + 1”, duke i dhënë kuptim e vlerë të veçantë shfrytëzimit aseteve që ofron natyrë në interes të turizmit dhe rritjes së të ardhurave të tyre.

14 komente në “REPORTAZHI: Këmbana e bujarisë kthen turistët në Pagri”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    vec sumes se palare dhe teqese se mohamedit nuk keni gje tjeter me i tregu ”turisteve” te shumte!![sipas jush] o beqiraaaaa………….gezuar ramazonin!

    1. janull shovinisti says:

      o kurvice shoviniste urrejtja te ka shkerdhyer mendjen je per te ardhur keq

  2. undefined says:

    Te vije turp per menyren e komunikimit !!! Por mr shume JU TE TEMES qe lejoni kete kategori kafshesh !!!^

    1. Lori says:

      Undefined, perse ndjeheni te fyer nga te vertetat dhe perse i frikesoheni te vertetes? Te jesh realist s‘esht turp, e kunderta.

      1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

        perse cuditesh me rreagimin e arabit,kjo eshte psikologia e tyre[shiko Erdoganin]:MASHTRIM,GENJESHTER…………e pordhe me rigon,myslo jeton ne mizeria e kur te dal ne rruge te duket me mercedes!

        1. Franko says:

          Qarte e kuptova filemu

  3. T. V, says:

    —- Mbase ky shkrim, kish nevoje te sistemohej me mire ,me qarte.
    Gjithe sesei , suksese ne realizimin e deshirave per venien ne jete te projekteve.
    —Le te jete ky shkrim, edhe si nje ftes-th irrje per te gjithe ata qe jane larguar ,per ringritjen , rregullimin e sistemimin e shtepive e mjediseve, per clodhen periodike te vet atyre dhe zhvillim te turizmit .
    — Le te jet nje Ftes-thirrje per qeverine, bisnesmene e donatore , per te kontribuar edhe me shume ne gjallerimin e te gjithe zones , perfshi Frasher, Kolonje e Leskovik..

  4. Lec-kabashi says:

    —- I nderuar ”undefined”..!!
    Mos u cudit . Ai ” kategori kafsha ”, qe Ju i drejtoheni , ka kohe, per ate pune paguhet .
    Pervec se eshte ”300 eurosh”, paguhet edhe nga TEMA , e cila shperblehet nga paret e ”zbulimit te korrupsionit ” , [ te kuptohemi ”drejt” , jo te konspiracionit qe qeveria e ministria e jashtme te greqis investon edhe ne Shqiperi] qe u ” pergojua” vitin e kaluar.

    1. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

      reeeeeeeeeee ouuuuusssssttttttttt………………..vrromoarapi!

  5. Vjola says:

    Regulloni valet telefonike..esht turp 2019 e nk kap telefoni

    1. Hoxh Armandi says:

      Nuk kap telfoni por ka intenet 4G ahahah

  6. kurvica e janulles says:

    kte vit turistet e huaj drejt gerqise jane shtuar 200 perqind per te zbrazur janullen ne bourdellot e gerqise si vendi i pare ne evrope per kurveri

  7. Me shume se llogarinë bankare duam Shqipërinë says:

    Deputet prandaj zgjidhen ne parlament për te qenë syri dhe veshi i zones elektorale qe u ka dhene votat e vyera atyre. Sa trashin bythen, le te shohin çfare problemesh kane keto zona si kjo rrugë e pashtruar qe nuk te fton për të vizituar bukuritë që ka falur natyra.

  8. tomorraku says:

    Sa me shume shembuj te tille aq me pak ,pushtet do te kete e keqia ne kete vend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje