DOSSIER: "Shpërngulja, dhuna dhe vrasja e çamëve nga autoritetet greke, dëshmia në dokumentin zyrtar të Lidhjes së Kombeve"

12 Maj 2019, 21:40Dossier TEMA

Nga Aurenc Bebja

Në faqen n°240 të dokumentit të “Société des Nations – Journal Officiel”, botuar në shkurt të 1925, gjejmë një memorandum që pasqyron, shpërnguljen, dhunën dhe vrasjet e çamëve nga autoritetet (milicia) greke.

Dihet se Lidhja e Kombeve ka udhëzuar Komisionin Miks në Greqi që të dallojë shqiptarët nga turqit në mënyrë që të parët të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

Për fat të keq, autoritetet lokale helene, me një zell të tepërt, përdorin mjete indirekte për të detyruar shqiptarët myslimanë të Greqisë që të largohen nga ky territor.

Këto mjete janë përndjekja sistematike e kryer me sqimë.

Kështu shqiptarët e Çamërisë (Prevezës dhe Filatit) keqtrajtohen dhe vidhen çdo ditë nga grabitës, nën sytë e xhandarmërisë dhe autoriteteve civile greke.

Grabitësi Çile Mastora dhe zëvendësi i tij Nikolla Qamo ishin veçanërisht të specializuar në këtë profesion, në rrethin e Paramithisë, ku banorët e fshatrave përreth duhet t’u paguanin atyre një haraç.

Autoritetet greke kanë zënë me forcë shtëpitë e shqiptarëve dhe kanë strehuar në to refugjatë, duke lënë jashtë, në rrugë, banorët vendas, ndërsa shtëpitë e të krishterëve nuk janë prekur.

Fshatrat si Karbunare, Gardhiqi, Dragumi janë zbrazur nga banorët e tyre, të cilët janë strehuar në Parga dhe Margariti, në mjerimin më të zi.

Autoritetet mbyllin sytë, nuk u japin kurrë të drejtë shqiptarëve, por, nga ana tjetër, mbështesin veprimin e bandave. Kështu nën-toger (officer) Papasi terrorizon popullsinë e Filatit, dhe shqiptarët që guxojnë të paraqesin një ankesë kundër grabitësve, i nënshtrohen dhunës. Disa grabitës imponohen zyrtarisht si mbledhës parash ndaj fshatarëve shqiptarë, dhe mjerë ata që nuk duan t’u nënshtrohen atyre. Për shembull, grabitësi Teodor Cimando u imponua për fshatarët e Lopes.

Grabitësit Nejo dhe Haidus vjedhin fshatrat shqiptarë të Lopes, Koskës, Sqeparit, Spatarit, dhe ndërsa shqiptarët kanë pasur prirjen për të shmangur këtë haraç, oficeri Papas (për të cilin biseduam më sipër) vrau përpara të gjithë shqiptarëve Adelin Pilafin dhe Rustem Hamzain nga Versela, për arsyen se ata refuzuan t’u paguajnë haraç këtyre grabitësve.

Shqiptarëve nuk u lejohet të ankohen për dhunën dhe vjedhjen e kryer nga refugjatët; shqiptarët Mamo Balo, Shuaib, Malo Mustafa Saidi, Adem Shuaibi dhe Qerim Melaku nga Margelleçi (Margariti) u burgosën dhe u dërguan në Prevezë pasi guxuan të ankoheshin se refugjatët po vidhnin perimet, ullinjtë dhe frutat e pemishteve të tyre.

Politika e ndjekur nga këto trajtime është t’i detyrojë shqiptarët të largohen nga Greqia. Autoritetet përndjekin ata shqiptarë që deklarohen kështu dhe nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Kështu shqiptarët Haki Musa, Musa Demi (nga Filati), Omer Çapari dhe Xhevat Merushi (nga Preveza) u sollën para gjykatës si “propagandistë shqiptarë”. Edhe muftiu i Filatit u dërgua para gjykatës, por u lirua menjëherë pasi premtoi se do të deklarojë veten si mbështetës i shkëmbimit.

Prefekti i Prevezës, z. Xhekas, kërcënoi shqiptarët Sheik Sabriun, Mehmet Buzën dhe Shukri Abazin pasi guxuan të thonin para Komisionit Miks se ata janë shqiptarë dhe për këtë arsye ata nuk duhet të largoheshin nga vendi.

Përndjekjet e shqiptarëve në fshatrat që ndodhen në prefekturat e Florinës dhe Kastorisë nuk janë më pak të neveritshme.

Atje gjithashtu, u morën gjithçka shqiptarëve, shtëpitë, të korrat, bagëtitë dhe, me qëllim që t’i detyronin të largoheshin, ata pësuan keqtrajtime të përditshme. Pra, të emëruarit Mustafa Ismaili dhe Demir Mustafa, me origjinë nga fshati shqiptar Revani (Kastorisë), u rrahën deri në vdekje, më 28 prill 1924, në postën ushtarake të Revanit dhe atë të Kalovishtës. Fytyrat dhe trupat e të dy viktimave ishin deformuar në atë mënyrë sa nuk kishte më asgjë njerëzore.

Një tjetër shqiptar, Abdullah Zeqiri, nga Sliveni (Kastoria), u vra më 4 maj 1924 nga refugjatët ndërsa autoritetet nuk bënë asnjë përpjekje për të arrestuar vrasësin.(darsiani)

22 komente në “DOSSIER: “Shpërngulja, dhuna dhe vrasja e çamëve nga autoritetet greke, dëshmia në dokumentin zyrtar të Lidhjes së Kombeve””

  1. ¬ says:

    E ka mashtruar Greku 40 miliard euro Francën.

    1. Deep State says:

      Pune Turqish e gjithe kjo pune.Asnje interes per Shqiptarin. Shikoni hallin tuaj se te merreni me boten apo “vllaznit shqypfoles” anembane jashte kufijve te Shqiperise loke pastaj ti qani hallin cdo shqypfolsi tjeter..

      1. i revoltuar says:

        Po ti Deep Shkerdhata, punen e kujt po shikon !?

  2. Shqiptar says:

    Cfare koicidence , lexova artikullin e te jini te sigurte qe vandalet ardhacake te Anadollit dhe pse nje shekull me pare jane po ata qe akuzojne camet dhe sot , se kane frike se jane zaptues pronash ne menyre te jashte ligjeshme njesoj si ata zaptuesit e Astirit qe bejne si pronare te ligjshem , keta bandite u pane mbreme ne shkaterrimin qe duan ti bejne Shqiperise me zatuesit e Kamzes , Babruse , Paskuqanit e Bathorezbergut .

  3. Raimond vlonjati says:

    Keto kane ndodhur ne vitin 1925 , dhe Zogu atehere kishte mundesine qe te bente te njejten gje kunder grekeve minoritare ne Shqiperi,
    Dhe ne fakt I tha Zogut atehere , Mithat Frasheri, qe ishte AMbasador ne Greqi,por Zogu nuk e degjoi

    Ne ate kohe ishte tamam koha qe mund ti ndiqje ne Greqi te gjithe monoritaret greke, dhe Greqia nuk bente dot gje, sepse ne Shqiperi ishte ndikimi Italian , dhe greku nuk reagonte dot

    Por Zogu u tregua qelbesire

  4. beni says:

    Në çdo vend të botës emigranti ngelet gjithnjë i huaj!
    Të bëhesh grek si në rastin e çamëve duhet t’i nënshtrohesh integrimit e kulturës greke sepse me trup në Greqi e mendje në Turqi sikur nuk shkon,çdo qytetar përfaqson interesa të shtetit ku jeton!
    Është e njëllojtë edhe në Shqipëri,mendjen tek Shqipëria e jo tek Turqia!
    Kështu u persekutuan edhe çifutët gjermane, ciganët sepse nuk ishin për Gjermaninë kur Hitleri mobilizoj popullin pavarsisht ideve fashiste!
    Ballkani vuan nga probleme të diversitetit kulturor dhe problematikat jan e do të ngelen kur popujt e ardhur nuk harijn të integrohen?
    Nuk është gjuha që bashkon mendjet e popujt,por është kultura?
    Feja është gjithnjë në pyetje në kapitalizëm,ajo dikton mardhënjet mes popujve!

    1. xxxxx says:

      Ne rradhe te pare…camet nuk jane emigrante por autoktone ne azo toka….ne rradhe te dyte per cfare kulture “greke” na flet mor carac gjysma e Greqise e mos me shume jane shqiptare dhe mbetja jane …turq..vlleh..sllave …armene…per cfare kulture “greke” e ke fjalen….mos ngaterro kulturen antike me keto hibrit te sotem qe nuk kane as me te voglen lidhje….sa per Fen ajo eshte nje shpikje arabo-cifute…dhe nuk ka fare te bej me “kulturen greke”, apo shkruajn te gjithe shkruan edhe ti…

      1. beni says:

        Çamët myslimanë janë më se 100% turq ,gjuha shqipe është e mësuar nga Çamët ortodokse arbëror!
        Çamëri është një fantazi e ekstremizmit islamik e jo se ajo ekziston!
        Çamët e krishterë ortodoksë gëzojnë dashurin e gjith popullit epiriote dhe luftuan në çdo kohë Turqinë e fashizmin!
        Epiri u zëvendësua me emrin shkiperi nga Arbëri!
        Çamët myslimanë jan kolonë Osman të ardhur nga Anadolli kur Arbëria u pushtua dhe quhen emigrantë në një shtet apo tok të huaj!
        Me plot kuptimin e fjalës jan e duhen quajtur Turko-shqiptare!

        1. Pargaliu says:

          Tipk COBAN, po jo ore Coban, evgjit mongol koco-vllacho keto genjeshtrat e tua nuk shkojne as me histografine Shqiptare dhe as me ate Europjane dhe Boterore. Kot e ke.

        2. Karaburun says:

          Shume po mundohesh o coban te ndezesh……. duke kujtuar se po mban te ndezur urrejtje ndermjet Shqiptaresh bazuar ne Besime/Fe. Ne Cameri miqesia dhe shoqeria ndermjet besimesh jo te njejta ka qene gjithnje me forte se sa nderhyja e politikave, shteterore Greke dhe kolonialiste nderkombetare qe perdoren te gjith amenyrat per te shkeputur dhe pervetsuar jo vetem territorin por dhe historine e Ilirise. Nuk po ben gje tjeter vetem nxit urrejtje nderfetare ndermjet rraces Shqiptare o plehr. Po harroni se ne jemi Evrope ketu gjalle jet e mot, kurse evgjit si ty do te sillen verdalle te gjejne padronin e rradhes……

        3. Alban says:

          Cfare idiotlliqesh degjon njeriu i shkrete? Po si more kellire, na qenkan camet turq, a ke ndonje dokument, qe paska patur shperngulje Turqish nga Anadolli? Se i vetmi dokument qe ekziston eshte qe me Traktatin e Lozanes, erdhen 2 milion turq te greqizuar ne Greqi, e iken grek te islamizuar e shqiptar ne Turqi. Ky ka qene nderrimi me i madh i popullates ne Ballkan, kur per here te pare jane vendosur popullata jo etnike te Ballkanit.

          Ti duhet te jesh deficente, se dukesh qe je femer me menstruacione, por cfare respekti na gezokan camet e krishtere ortodokse, kur s’i lene te flasin as gjuhen e nenes? Pse respekte qenka ky? Po arvanitasit qe dhane gjakun per ate vend, pse i mbyllen gazetat me dhune, e i ndaluan forumet, gazetat e vendet e tyre ku flitej gjuha shqipe. Pse kur vete tani ne Cameri njerzit flasin fshehurazi gjuhen shqipe e s’kane nje gazete ne gjuhen e nenes?
          Turq e pomak, Greket kane ne Traki dhe ata ligjerisht nuk i njohin si turq, por i njohin si Grek- Myslyman. Hahaha

          Dokumenti me lart, e tregon se me cfare menyrash makabre dhe te felliqura u be zevendesimi i popullates Came autoktone me refugjate turq pontik ortodoks qe vinin nga Anadolli.

        4. Zani Burimi says:

          Ore Beni, po kaq kaqol je sa nuk di se popllsia came eshte qe ne kohet e lashta vendase dhe me peshe ne Greqi?
          Une per vete nuk e marr me mend se si nje qe shkruan shqip thote genjeshtra me brire!

    2. ben says:

      Ore adash-per cfare mendje tek turku paskan patur keta fakir fukarenjte per te cilen po na perrallos ketu?
      Te besh paralelizma midis shfarosjes se cifuteve nga Hitleri me ato te vendasve came nga greket eshte injorance. Po keshtu te quash “emigrante” banoret e Camerise qe kishin me qindra vjet ne tokat e tyre te Morese e me tej dhe te quash “Greke autoktone” kaukazianet qe zevendesuan popullsine shqiptare te Greqise eshte maskarallek. Kur desheron te argumentosh dicka, mos perdor dy standarte te ndryshme per te analizuar dy ane te se njejtes medalje.

      1. xxxx says:

        Cfare shkruan mor hajvan….dilini nga bodrumet e Janulles more te mjere se jeni bere per te ardhur keq…..

  5. aleks says:

    Te njejten gje bene edhe tash gerqia me janullat e vte,por me metoda te tjera.Shqiperia udhehiqet nga janullet….

  6. Rrufeja says:

    Edhe ky dokument na trgon prap e prap( per fat te keq) se kurre nuk kemi mundur te mbrojme shtetasit tane.
    Me pak fjale…nuk kemi patur kurre shtet( perjashto perjudhen e enverit) dhe sic shihet as do kemi ndonjehere.
    Nga ana njerzore eshte e tmerrshme kjo çka ka bere greqia,por qe ta besh…do tope.

  7. Kuq e zi says:

    Po kryeministri kur pretendon qe po zgjidh problemet me greqine e ka prezantuar si prove komisionin miks?
    Traktati i lozanes duhet te denoncohet nga autoritetet shqiptare sepse ai ishte nje traktat ku fuqite nderkombtare ishin garante

  8. Detari says:

    Problemi Cam eshte nje tregues i padiskutueshem qe I ve pushtetaret Shqiptare ,te djeshem dhe te sotem ,perballe ligjit si tradhetare historik te kombit Shqiptar…..Ata nuk I fshihen dot (ne jete te jeteve)tradhetive dhe pazareve me patriarkanen dhe administratat Greke ,jo vetem per problemin Cam,por per shume leshme teritoriale(ne toke dhe me det) ,per mbrojtjen e te drejtave te emigranteve ….per keq -trajtimin e tyre nga shteti Grek,per lejimin e Grekeve te hyjne dhe te dalin ne teritorin Shqiptar kur dhe si te duane ,per fushata politike te politikaneve greke ne teritoret me popullsi shqiptare,per lejimin e patriarkanes Greke ne Shqiperi e tj….

  9. undefined says:

    Eshte mbush Cameria me kolon nga Ponti tufa tufa jevgjitesh qe e qelben ate toke ….me jane me keq se maloket e Saliut….toke e xanum…por me bukura eshte se mbahen edhe ..europian…hahahahahahahahahaha i ka thene Prifti bythec po mbajtet kryqin cifut ne qafe jeni …europian…..hahahahahaha edhe jevgjit edhe europian nje gje te tille e besojn vetem ato turma paranoidesh ne ate bordello me emer Greqi

  10. Abdylmuthalip emer shqiptari pfffffff says:

    mblidheni mendjen dhe bejeni top ,feja qendron mbi atdheun dhe pasojat ishin ato qe ndodhen.shqiperia nuk do behet kurre Europe sepse shumicen e saj e ka turkomuslimane,dhe as shtet normal nuk ka per tu bere kurre perderi sa aty ka tre fe ,me mbizotruese muhamedanet,Artikulli e thoshte qarte nuk u perzune shqipfolsit e krishtere por myslimanet.Nuk ke, cban ,kur tqujn Osman.Pastaj vertet ndoshta u perndoqen ne ato pak vite osmanet cam ,por 400 vite te sundimit otoman edhe camet osman kishin perndjekur popullsite e tjera,dhe bota o me rrota I vetmi shonc per tu rikthy eshte te bohet superfuqi prape perandoria ottomane.gje e cila ne te ardhmen e afert ete mesme nuk duket por as ne te ardhmen e larget nuk parashikohet,Gezuar ramazonin sic thote nje figure ketu.

    1. orthodhoks fanolist says:

      Sa klase shkolle ke ti o Taqi ? ? ?
      O analfabet, mos u merr me shkence se t’ka ra bytha n’uje o inferior ?

  11. emigranti says:

    Me kot mundoheni te perligjni krimet greke mbi popullsine autoktone shqiptare te Camerise.
    Zaptimi I territoreve nepermjet spastrimit nuk ka te beje me fene ( ke mjaft fshatra turq ne Greqi ), ndersa persa I perket pranimit te Shqiperise ne Europe, nuk ka te beje feja, sic nuk I tha Greqise se je orthodokse dhe jo katolike. Camet muslimane dhe orthodokse I lidhte gjuha dhe zakonet ndersa feja ishte shprehje e ndikimit dhe presionit te pushtuesit.
    Duhet te kuptosh nje gje qe Europa filloi te lulezoje ne periudhen e Rilindjes pikerisht kur shteti u shkeput nga feja dhe shtetet u bene laike.
    Europa eshte e interesuar per tregje, pra per territore e influence, por nuk di nese jane vertet te interesuar politikanet tane per te plotesuar kushtet per kete bashkim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje