“Duel i Heshtur”: Historia e Spiro Kotes, marinarit që ktheu pas anijen e grabitur nga tre detarë për t’u arratisur

Flet ish-oficeri madhor i Flotës Luftarake Detare, kolonel në rezervë, Myfit Qorduka

 1 qershor 1947/ Një film, një histori

Rasti e solli, apo ndoshta isha me fat që e nisa jetën në marinë dhe punova bashkë me Heroin e Popullit, Spiro Kote. Dikur ai bëri një odise të gjatë për ta kthyer motovedetën në atdhe, sepse nuk dimë asgjë nga të fshehtat e detarisë. Kurse në vitet 1960-1970, ai kishte në dorë fatin e një anijeje nga më modernet e flotës, të pajisur me teknikë luftarake dhe mbi të gjitha përgatiste detarë të zotë, që e ndjenin veten të sigurtë nën komandën e tij. Zëri i tij buçiste nëpër megafonët e anijes, i plotë dhe i prerë, nga ura e komandimit, nga ku ai drejtonte anijen dhe ekuipazhin i veshur me rroba lundrimi, me pamje të qetë e vështrim të menduar, fytyrëzeshkët e babaxhanë dhe që na kujtonte detarët e vërtetë, për të cilët jeta nuk ka kuptim pa detin.

Ai vinte me eksperiencën e Lamanshit, Gjirit të Biskajës, në lundrim me nëndetëse që erdhën nga Kaliningradi në vitin 1958 në bazën e Pashalimanit,  ku Spiroja u caktua një ndër katër komandantët e parë të nëndetëses. Me ne në atë periudhë lundronte edhe shkrimtari e publicisti i njohur, Nasho Jorgaqi, që do të shkruante më vonë skenarin e filmit “Duel i heshtur”. Ky ishte një tjetër rast i mirë për mua të dëgjoja për heroizmin e Spiro Kotes, sepse në rastet e zakonshme, ai u shmangej me shumë modesti kërkesave tona rreth aktit të tij heroik. Shokët tanë më të vjetër, si Astriti, Bardhyli, Miltoja, Pulka, etj., që kishin vite me Spiron, i dinin përmendësh këngët që ishin ngritur për të dhe i këndonin ato duke patur në mes tyre edhe Spiron, ashtu siç ishte ai krenaria e flotës. “…E more anijen ……., Trim o Spiro Kote,  ushtar i vërtetë”.

1 qershor 1947. Spiroja kryente detyrën roje. Pas çlirimit të vendit, ai u caktua në anijen luftarake “Mujo Ulqinaku” për të kryer shërbimin ushtarak. Ai ishte i sjellshëm dhe njihej nga të gjithë shokët si njeri i qetë e fjalëpak. Pra, atë të diel ai po kryente sherbimin e rojes në anije, ndërsa efektivi kishte shkuar për të kryer një ndeshje miqësore futbolli me ekipin e këtij qyteti. Në këto momente vjen papritur në anije kapteri i marinës V.B, me dy detarë të tjerë dhe njofton se duhej të niseshin sepse komisari dhe efektivët e tjerë rrezikoheshin të mbyteshin në det të hapur. Në bazë të rregullores, që ishte në fuqi, kapteri me detyrën motorist, kishte të drejtë ta nxirrte anijen në det, në rast të mungesës së komandantit të anijes, rast që u shfrytëzua me mjeshtëri nga terroristët.

Pas kësaj, Spiro Kote vihet në gatishmëri për një lundrim të pazakontë emergjence. Motovedeta doli nga porti i Durrësit në mbrëmje dhe u nis drejt perëndimit. Tashmë dihet nga të gjithë se në filmin “Duel i heshtur”, heroi kryesor është Spiro Kote, i luajtur shumë mirë nga Rikard Ljarja dhe kapteri V.B. i luajtur nga aktori i mirënjohur Ndrek Luca. Batutat se “çështja e komisarit ishte loja…”, nuk është thjesht një trillim artistik, por një e vërtetë, në qendër të së cilës ndodhet komisari Petro Bicolli, i cili më pas  kreu detyra me rëndësi në ushtri dhe arriti deri në gradën kolonel, e tani nuk jeton më. Mbasi kishin përshkuar dhjetëra milje pa rimorkiator dhe komisari nuk po dukej, Spiroja pyet kapterin se në ç’drejtim ndodhej. Pak nga pak, atij i lind dyshimi që sa vinte e shtohej më shumë. Në atë kohë, një nga marinarët, që kapteri e kishte marrë “për ndihmë”, e sqaron se “akoma nuk e ke kuptuar që ne po ikim në Itali dhe prej andej mund të vemi në Amerikë?”.

Spirua mbeti i habitur, gati u shokua nga përgjigjja që mori, po aty për aty nuk e dha veten, megjithatë diçka filloi të bluante në kokë. Sa për sy e faqe e pranoi vendimin e tyre, i vuri në gjumë terroristët që të fitonte kohë. Rrëmbyesit e anijes ndryshuan kursin dhe e drejtuan anijen për në Itali. Ata filluan të interesoheshin se ku do të zbarkonin. Studiuan hartën dhe kodin e bisedimit, njëkohësisht caktuan edhe detyrat  që do të kryenin. Kapteri V.B qëndronte te motorat e anijes. Detari i parë qëndronte te timoneria. Gjykoi dhe konkludoi se i kishte të gjitha mundësitë për të mos lejuar rrëmbimin e anijes luftarake, qoftë edhe duke vënë jetën e tij në rrezik.

Më vonë Spiroja kujtonte: “Vendosa të pranoj vdekjen, por kurrë një tradhti  të tillë, megjithëse isha një i vetëm përballë tyre.” Ai, me shumë zgjuarsi e gjakftohtësi, mori automatikun e një shokut të tij, që e ruante që nga koha e luftës, dhe duke shfrytëzuar befasinë, zhurmën e motorëve e dallgëve të detit, sulmoi detarin që ishte  në urën e komandimnit, që e konsideroi si më të rrezikshëm. E qëlloi dhe e vrau. Me shpejtësi ngjitet në kabinë për të detyruar timonierin të kthejë anijen në port. Timonieri e kuptoi dhe e qëlloi Spiron me pistoletë, por ky shmanget dhe e neutralizon atë. Kapteri V.B, duke u ngjitur nga lokali i motorave  qëlloi disa herë në drejtim të Spiros. Lufta ishte në distanca të afërta.

Spiroja u mundua ta sillte të gjallë, por në pamundësi, e vrau edhe atë. Kështu i vetëm kundër tre rrëmbyesve, ai doli fitimtar dhe e kthen anijen në drejtim të tokës mëmë, drejt Durrësit. Arriti ta fusë anijen në port. Fiku motorat, pasi lejoi inercinë e anijes, hodhi dy spirancat afër molit dhe priti autoritetet e komandës për t’i informuar rreth ngjarjes. Rrëmbimi i anijes që nuk u realizua, synonte të tregonte para botës në gjyqin e Hagës, se gjoja me atë anije ishin vendosur minat që shkaktuan incidentin në kanalin e Korfuzit  dhe Shqipëria të ngarkohej kështu me faj, kur në atë periudhë ajo nuk dispononte as mina e as mjete për minim.

Pas ngjarjes, më ka thënë Kadri Hazbiu që kishte ardhur në bazën e Shëngjinit, kur ishte ministër i Mbrojtjes: “Shkova në Durrës, duke qenë shef i sigurimit të ushtrisë dhe takova Spiron, ishte i tronditur dhe nga ai moment krijova bindjen, e unë isha i pari që i propozova Enverit për ta shpallur hero të popullit, dekoratë të cilën ia dorëzoi në një ceremoni M.Shehu. Po ku është Spiro?” – më pyeti ai. Mbas aktit heroik, Spiroja u dërgua  për studime në Bashkimin Sovjetik. Tashmë ai nuk jeton më, por mbeti akti i tij heroik që frymëzon brezat.(afp)

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në ““Duel i Heshtur”: Historia e Spiro Kotes, marinarit që ktheu pas anijen e grabitur nga tre detarë për t’u arratisur”

  1. curro jimenez says:

    Ia ke futur pordhes. Nuk ka njeri ne Shqiperi qe nuk e di qe Spirua ishte nje njeri i trashe, komplet debil. Nga Bashkimi Sovjetik e kthyen me ceremoni sepse e kapen duke vjedhur nje aparat fotografik. I cuditshem mbetet fakti se si Spirua mundi te kthente anijen ne baze sepse ai nuk kishte asnje njohuri mbi lundrimin

    1. 666 says:

      Po more shurro,po ishte i trashe prandaj i vrau armiqt dhe solli anijen ne port!

  2. Taraboshi says:

    Curro mendjen e ke vetem per te ofenduar kjo tregon se manjak politik.Spiro Koleka nuk ka qene injorant.por nje njeri i dishem qe ka mbaruar jashte shtetit ne kohen e Zogut .Ka qene zbatuesi projektit te rruges Shkoder Kukes nen drejtimin e tij eshte ndertuar ura e Gomsiqes.
    Ndersa per tridhimet e tjerambaji per vete dhe mor fol me fjale klubesh.Ka qene nje njeri qe nuk i ka bere keq askujt.

    1. dino says:

      O tarrallak enverist. Nuk esht fjala per Spiro Koleken por per nje budall tjeter Spiro Koten.

    2. Tarabosh-bosh says:

      O trongull! Spiro Kote dhe Spiro Koleka jane dy persona komplet te ndryshem. Njoni ishte marinar ne Durres, tjetri minister ne Tirone.

  3. Q. Hamzallari says:

    Filluat perseri me mashtrimet e rradhes ? A e njihni mire personin ne fjale ? Keshtu ju tha Spirua juve? Historia e anijes eshte nje tregim paramith i cili u sajua per te kryer filmin qe Shqipetaret do e prisnin me habi qe ti ngjante cdokush ketij heroi paramith te heshtur ..Spirua nuk e besoj ta kete montuar kete mashtrim kaq te madh sepse e njoh fare mire ,por mosha ka bere te sajen mbase.

  4. Durrsi says:

    Eshte e verrete ajo qe ka qene mish me dy sy….durrsaket e vjeter e dine historine se kush e ktheu anijen ne porto dhe si u vra pabesisht.

  5. I dituri says:

    Clidhje ka Spiro Koleka me Spiro Koten? Dy njerez komplet te ndryshem.

  6. Erli says:

    Dërrrr të parit,,,, Dërrrrrrrr të dytit,,, Dërrrrrrrr të tretit,,,, kaq thoshte ky heroi kur u kthye.

  7. the american says:

    kotja ishte njeriu i kadriut & shehut…
    qe i bie njeri i jugosllaveve. minat i vune jugosllavet…
    keshtu qe ju rrofte heroi heroi i udb-se!

  8. populli says:

    S.Kote ka qene njeri trashe dhe pa asnje eksperience ne navigim edhe kur e pyesnin Spiro nuk ishte ne gjendje te jepte asnje pergjigje,i trashe komplet .Vetem thoshte zhzh-pshsh nen goje,kurse ne BS akademine nuk e mbaroi dot se ishte idiot.Per ngjarjen Dursaket thone qe ata te tre kane vrare njeri tjetrin per probleme rrugacesh(ishin tipa te keqinj)dhe ne kthim afer Durresit i treti ka dhene shpirt dhe Spiroja ka mare timonin dhe ka gabuar duke e perplasur anijen ne dek,mbasi kishte bere 2 tetshe ne det(nuk dinte asgje mbi anijen).Dhe Spiro u be hero se anija erdhi me tre rrugace brenda te vrare.Spiro ka pase nje te mire qe nuk fliste fare fare sepse e dinte difektin e tij qe kur kishte lindur.Keshtu thone.

  9. Leoni Rrapini says:

    Nuk ka deshmi qe Spiro Kote te kete qene aq I zoti. Duhet te kete qene loje e Sigurimit te Shtetit, te komanduar nga UDB-ja, per eliminin e elementit antijugosllev.

  10. Kosta says:

    Thoni cte doni por megjithese i vetem ne det ushtar i thjeshte perballe 3 njerezve kriminele te gatshem te shisnin kedo per para nuk e trdhtoi vendin qe do te ishte vene ne veshtiresi per incidentin ne Kanalin e Korfuzit i vrau tradhtaret qe ne Durres dikush nga ata njiheshin si rrugacer dhe e shkaterroi planin e agjentures se huaj.Kush nga ju do ta bente sot nje veprim te tille??Do te mendonit vetem per ato dy lira qe do tu jepnin sa per te tallur bythen agjenturat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *