Jari bën konkluzionet e protestës së 11 Majit!

Pas protestës së 11 Majit, Jari vendosi të bëjë disa konkluzione që të orientojë demokratët drejt betejës së radhës pa i dëshpëruar ata. Për këtë vendosi të hedhë dritë mbi disa pika të errëta të saj.

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Suksesi i protestës së 11 Majit është shumëdimensional.

Së pari të gjithë ata që janë të mërzitur pse ne nuk arritëm të kishim një hero të vërtetë, e kanë gabim. Ndryshe nga PS që demonstruesit i vret dhe pastaj ata nuk kanë mundësi ta shikojnë lapidarin apo nderimet për të, ne ja kemi arritur që si demokrat mund të jesh hero, por dhe mund ta shikosh lapidarin dmth të jesh i gjallë. Ndaj askush nuk duhet të ndjehet i mërzitur për këtë. Hero është ai që quan hero Doktori dhe jo ai që duhet të vritet vërtet.

Së dyti, kjo protestë ishte një leksion i hidhur për ndërkombëtarët. Njësiti jonë guerilë arriti të depërtojë në rezidencën e ambasadorit të OSBE dhe të shkruante në murin e tij, atë mesazh që ja kemi thënë dhe publikisht. Tani gjithë ambasadorët e tjerë kur të flasin duhet të mendohen mirë. Mos të kujtojë ambasada amerikane se nuk futemi dot nga gardhi i rezidencës të hedhim trakte dhe atje. Lere pastaj ai i BE, që e ka dhe vilën tek “Rolling Hills”. Aty i ka shtëpitë gjysma e udhëheqësve të PD dhe e kemi më lehtë. Ndaj tani e tutje duhet të mendohen mirë.

Së treti këto mediat që duan të jenë neutrale ndaj protestës duhet të vënë mend. Dje sulmuan vetëm dy TV që bëjnë gjoja si të pavarur. Por radhën e kanë të tjerët. Kush nuk ndjek vizionin e Lulit, ka punë me protestuesit.

Së katërti e kemi me policët që përdor qeveria kundër nesh. Atyre ua kemi marrë emrat dhe adresën dhe do ti gjejmë në shtëpi ku të jenë. Askush nuk do ti shpëtojë dot ndëshkimit.

Së pesti për ditën e hënë, do të kemi një përballje finale trup më trup. Për këtë arsye, protestën do ta marrë në dorë Gaz Bardhi, pasi është më i shkurtër, më manovrues dhe do ta pajiset me atlete kundër rrëshqitjes. Ai nuk i trembet policisë dhe sikur ta prekin.

Së gjashti objektivi i ri i sulmuit do jetë KQZ. Të henën në darkë përfundon afati i regjistrimti dhe ne duhet të sulmojmë KQZ të djegim dokumentacionin. Vetëm kështu mund të paralizojmë zgjedhjet.

Së shtati duhet të ndryshojmë metodat e sulmit. Molotovët duhet t’i fusim në kazanë plehrash dhe të ndezim zjarr në gjithë Tiranën. Vetëm kur lufta t’i shkojë çdo kujt tek shtëpia, do bashkohet me ne.

Së teti duhet të sulmojmë Bashkinë e Tiranës, pasi aty nis prishja e vizionit të Lulit për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Ne duhet ta detyrojmë Edi Ramën dhe Lali Erin të kthejë vizionin e Lulit në Tiranë.

Së nënti duhet të jemi vigjilentë për njerëzit e infiltruar në radhët tona. Çdo njeri që lëviz duhet të ketë dy vetë anash që e njohin. Nëse nuk i ka, duhet goditur se është armik.

Së dhjeti duhet të shmangim gratë dhe vajzat nga protesta, pasi ato shkaktojnë panik kur fillon lufta. Partizanët e kanë pas zakon që merrnin gra dhe vajza në mal kurse ne demokratët jemi të qartë se lufta është për burra.

Fitore të hënën.

I juaji Jari!”

 

 

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Jari bën konkluzionet e protestës së 11 Majit!”

  1. Raimond vlonjati says:

    Me Jarin mo e kruaj se Jari ha buke vec lol hahahaha

    Se Eshte kapteri me I papare ne dheun Ame lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *