Mos na detyroni të qajmë për qaramanët!

Nga Mero Baze

Debati mbi tejkalimin e dhunës nga protestuesit, është debat i konsumuar. Çdo protestë politike vendos vetë nëse do të jetë e dhunshme, apo paqësore. Partia Demokratike e ka deklaruar paraprakisht dhe e ka mbajtur fjalën që protesta do të jetë e dhunshme, dhe këtu nuk ka më nevojë për debat.

Është kohë e humbur të diskutojmë pse i vunë zjarrin derës së Kryeministrisë, ballkonit të Kuvendit, apo edhe protestuesve të tyre padashje.

Ata e kishin objektivin shumë më të madh se kaq. Kishin objektiv “të rrëzonin qeverinë me dhunë”. Prandaj nuk ja vlen të diskutojmë arsyet e dhunës. Ato janë bërë publike nga vetë aktorët. Ajo është një dhunë e vetëdijshme, e orientuar dhe e përdorur si instrument force për nevoja politike. Madje, Basha ka shkuar deri larg, duke imituar “Ku Klux Klan” ku ka kërcënuar ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, të cilit i kanë shkuar deri në rezidencën e banimit për ta bërë të ndjehet i pasigurt për jetën. Ndaj nuk kemi çfarë diskutojmë për arsyet e dhunës së motivua politikisht.

Ajo që duhet të diskutojmë është ankesa nga dhuna e policisë.

Në të gjitha rastet e ushtrimit të dhunës nga protestuesit, dhuna e policisë ka qenë propocionale, një shkallë me e ulët se dhuna e protestës. Protestuesit qëlluan me bomba molotov, ata me gaz lotsjellës. Bomba molotov të merr jetën, gazi lotsjellës maksimumi nuk të lë të këndosh Himnin e Flamurit në fund.

Protestuesit qëlluan me kapsolla të rrezikshme dhe gurë mbi policët, kurse policët rrahën vetëm një protestues, organizatorin e tyre, pas një dialogu të zgjatur mbi mos përdorimin e kundra gazit dhe distancën që duhet të mbante nga policia.

Për gazetarët që u rrahën nga demonstruesit nuk u tha asnjë fjalë, madje as nga ata organizatorët e protestës kundër rojes së Arta Markut, që ka pasur shtyrë një ditë një reporter. Opozita jonë duket se e ka legjitime të drejtën për dhunë ndaj institucioneve, shtypit, apo policisë. Tani i gjithë debati është pse policia ka rrahur një demonstrues…!

Kjo nuk është dinjitoze për opozitën në radhë të parë. Kur përgatit turmat që do ushtrosh dhunë, që do marrësh pushtetin me dhunë, që do rrëzosh Kryeministrin me dhunë, kur kërcënon personalisht policët, kur i qëllon me molotov apo kapsolla e gurë, duhet të jesh i përgatitur që do ta kthejnë dhunën. Fati e do që kjo polici është profesionale dhe e ka dhunën një shkallë më poshtë se protestuesit. Por mund  të ndodhte të ishte ministër i Brendshëm Lulzim Basha dhe sot Sahit Dollapin e kishe në varrezat e Tropojës, nën thirrjet e Sali Berishës, “Sahit, Sahit,  ti je gjallë”.

Mund të ndodhte të ishte kryeministër Sali Berisha dhe sot Presidenti dhe Kryeprokurori do shpalleshin “puçistë”, ndërsa të vrarët (nënkupto Sahitin) do shpalleshin “kokë palarë”.

Pra, Partia Demokratike nuk është se nuk ka përvojë në dhunën dhe në heronjtë e dhunës. Ajo e di kush nderohet dhe kush ndëshkohet kur ka dhunë. Ndaj është pak e çuditshme që ata ankohen për shkopinjtë e policëve, si për një fatkeqësi që nuk e prisnin.

Një betejë e tillë e paralajmëruar si luftë, natyrisht që do pak kurriz. Do pak shtyllë kurrizore, do pak nerva dhe qetësi, por mbi të gjitha do që të mbash edhe pak përgjegjësi. Për fat, janë të gjithë gjallë. Edhe Lulzim Basha është i lirë të kërkojë sërish gjak e dhunë për të hënën në mbrëmje.

Nuk i rekomandoj të tërhiqet nga dhuna, por nga ankesat për dhunën. Shpresa e tij se do vdesë patjetër dikush dhe ai nuk do jetë i vetmi ministër i Brendshëm që ka vrarë në demokraci, nuk do të realizohet.

Por që dhuna do të marrë përgjigje, për këtë duhet të jetë i përgatitur. Se mbi të gjitha burrit, nuk i ka lezet të ikë me vrap nga fronti i dhunës që përgatit dhe kërkon vetë.

Ai duhet të përballet me dhunën që kërkon dhe duhet të ketë respekt nëse i reziston. Por kjo që na detyrojnë të qajmë për qaramanët, është pak si e tepërt. Bëhuni trima, durojeni dhunën dhe pastaj së paku t’u respektojmë si të fortë.

Se për sprint në 100 metra kemi kampion, nuk ja vlen t’i zbulojmë në protesta. 

REMOTE_ADDR:[]

28 komente në “Mos na detyroni të qajmë për qaramanët!”

  1. 19 says:

    Mero je lap i qut .100 gazetare nga kto te kazanit ste afrohen dot .

    1. AMY says:

      asnje gazetar apo analist nuk krahasohet me Meron, ne konkurence si publicist ka vetem nje person, dhe ky eshte Edi Rama, qe ka mendje dhe pene te arte. me ate po Mero mund te konkuroj.

  2. Ah mo BRAÇE , çi bêre Dollapit !🤣🤣 says:

    Ç’ti bënte asja lëkurës së bananes, që ja pati vën Braçja në rrugë, pa le ta kapnin dot Dollapin .
    Ai qe rrufe e vërtet .Na gajasi , ne u dhjem së qeshuri , po ai i varfri u dhje nga frika 🤣🤣

    1. Prind says:

      Vallahi c’ a skene ishte ajo e vrapit, e rrezimit te cubit 2 m, pastaj…ah me ju lumshin duart atyre policeve. Paguhen nga taksat tona me rujt rendin e mos me leju cenimin e sigurise. Boll pate shoket te plagosur dhe duroni, po verviteni kamzhikun sa ju ha krahu, se nuk keni popullin perballe, por vec nje tufe kriminelesh te paguar.

  3. Nexhat says:

    O Mero gel-Bazja eshte tu te ikur Rama do ngelesh prape me Saliun. Bashke me Ramen do te ike dhe tagjija qe te ushqente Rama se ty nuk je per kurgje as per çobane nuk bene dhe jo vetem ty po edhe ata qe lehin per pese leke tere diten. Po neqoftese ke muhabet me Trampin thuaje qe ta fale se Sadamin nuk e falen.

    1. Tani says:

      O xhevat Kaka esht ty te ikur mendja dhe gruaja SE Ramen aty e ke derisa te kete mutera si ty qe iken me bisht nder shale kur shikon shkopin siper kokes .

    2. prizem says:

      Eh Nexhat, Nexhat. Ke harru qe ai Trampi qe permend ti ja ka heq vizen Salibabales dhe gjithe salisumlepiresve te sojit tend, po ben kohe qe ja ka heq mor Nexhat ziu.

      1. Nexhat says:

        Or or ty prizem nuk e di kush je se nuk kam pa emen prizem, por vetem nje gje tet them qe ju shume pak njihni politiken Sllave dhe mos pyet me per ate Europiane e Amerikane.
        Sllavet u ka komanduare per 50 vite ne kohen e komunizmit,dhe jane ata Serbe qe u prune Ramen keryeminister dhe nuk e moret vesh. Prandaj ju them qe nuk mirni vesh nga politika se ata ku nuk te duan te fusin krahun per te ta fute ne by……
        A nuk e kuptuat pse Rama deshte tu jep Trepçen Serbrve per tu paguare borxhin.
        Sa per Saliun, vetem Saliut nga gjithe pushtetareve qe ka pase Shiperia i kane thene burre Shteti, dhe vetem Saliu pru kryetarin e Amerikes ne Shiperi ku ne mes te Tiranes deklaroi per pamvarsin e Kosoves. Po ty e Mero gel-Bazes u interesone te shihni Saliun ne burge se ai u beri njerez ju dhe shume tjereve. Po ty si mendone se opozita me mende te vete e bene kete te jeshe i sigurte se ata kane dikend mbrapa qe u dha shkas me pergjimet.

    3. vang says:

      Ti o Nexhat flet rroma pertoma.Mero ka penen e tij dhe talentin.Nuk ka nevoje ti serviloset askujt.

  4. shpellar me toke te xanum says:

    Edi Rama tu dale zot policave se jane bije nenash dhe po digjen per se gjalli nga serbo-shpellaret. Populli te votoi ty the PS te beni shtet ligjor e jo te jeni butake pa shtylle kurrizore qe shkermoqeni nga nje grusht banditesh. Cfare muti jane keta gjykates qe i leshojne kriminelet sapo i kap policia.

  5. Po si mos te qash me keta qaraman:kur shikon lulushin me dy gishta lart me zerin e cjerre qe kendon hymnin dhe Dollapi nje cub malsie qe mbahen si trima dhe te beses ja mbath me brek te dhjera dhe rrezohet….ky trim i saliut qe ka vjedh sa i ka dash trapi me dy bajpase eshte heroi i protestes qe frymezon cdo shpellar me heroizmin e tij.
    Si mo te qash kur shikon sonila mecon me artur zhejin te indinjuar se dollapi sulmohet nga policia..
    Si te mos qash kur monikes po i mbarohen parat dhe i shoqi nuk e mbron dot.
    Po cuni spiun fahriut te mallengjen me fjalet dhe pamjen e tij.
    Po si te mos qash me gungacin fytyr vrerosur qe eshte ber per gjynah.
    Po andi bushati nga bllokmen i vitos nuk pyet per gjyshin e luftes….
    Ky komb eshte katandis per ta qare me lot e me qurre

  6. rita says:

    Te lumte. Je njesh, njeqind vende bosh, pastaj vijne te tjere.

  7. rita says:

    Te lumte. Je njesh, njeqind vende bosh,pastaj vijne te tjere.

  8. Çeço selimi says:

    Ç’do te kishte bere Sali Berisha dhe Lul Basha ,ne se do te kishin hedhur bomba molotovv ne deren kryesore te Kryeministrise !? Ata vrane 4 protestues ne bulevard ,vaj halli me tej !Sali Berisha ka deklaruar publikisht se atehere kishte urdheruar 4 snajpera per te vrare Edi Ramen !

  9. 🤠🤠 says:

    Gallatat e opozitës .
    Shfaqja, vazhdon .Personazhet janë zgërlaqur.
    Regjizori ,është çmendur.
    Dritat , janë fikur .
    Spektatorët po gajasen me personazhet që po i vënë flakën njeri-tjetrit, ndërsa përpiqe të ndezin qirinjtë.
    Lulushi , këndon hymnin me një zë të kthjellët, që i mahnit të gjithë .

  10. TOMORI SHBA says:

    Berisha, Basha, Monika kusar e zagar qe drejtojn protestat e dhuneshme, kunder shtetit shqiptar, policis, institucjoneve, prones kolektive dhe asaj private, sado qe bertasin si hajduti qe theret kapeni hajdutin, si mbulojn dote, veprimet antikushtetuse e ligjore, qe ben falangat e krimit, rrugacet dhe inicjusit e tyre, ben per mbi gjasht ore, policia e shtetit, Kryeministria , godina e parlamentit ishin nen veprimin e bombave molotov , shisheve me benzine, mjeteve piroteknike, jo sikur shikonje Tiranen, por sikur ishte ne Siri, afganistan.
    Korbat e zeza qe organizuan e vazhdojn thellimin e veprimeve antikushtetuse e ligjore, per turpin e tyre, jo vetem mundohen te justifikojn dhunen ndaj policis, hedhjen e mjeteve te ndaluara ligjore piroteknike dhe venjen e zjareve objekteve te rendesis se vecant, venjen e zjareve kazaneve te mbeturinave etj.
    Vazhdodojne te bertasin e te mbrojn nje organizator , inicjus te veprimeve vandale, sait Dollapin, qe e pa ter bota sesi qellonte me gure policine, si nxiste protestusit te silleshin si vandale , ndaj policis dhe zjarvenjes . Te ishte ky zuzar, ketu ne Amerike, me ate veprim dhe sjellje ndaj policis, qe i kerkonte te sillej , brenda ligjit per protestat dhe ai kundeshtoi dhe mbsi i feu , ja futi vrapit, do ishte qelluar me arme zjari.
    Mbasi policia, duhehet ti vinte hekurat, por e ndodhur ne nje gjendje te renduar fizike, psikologjike, sepse ai u suall si rrugac i pabindur, hengri dhe nja dy shkopinj, por jo plumbin, si ne kohen e Berishes. kur u vran qytetar nme duar ne xhep ne mes te bulevardit.
    Qendrimin dhe veprimet e opozites, gjithnje e ne vecanti te djeshmen, e denoi me force, SHBA, BE, dhe diplomat te tjere, te botes demokratike. dhe thuajse gjith shqiptaret jasht Atdheut
    Vetem drejtusit e PD, Lsi , qe jan edhe inicjusit e protestes, i mbrojn veprimet e dhuneshme dhe inicjusin e tyre. Sait Dollapin. Per turpn e tyre, askush se ka zene ne goje, plagosjen e 16 policeve, sjarvenjen ne kryeministri e godinen eparlamentit, djegjen e gomave dhe kazaneve. qe jan vepra penale, por , protestojn per te ndaluarit , qe duhet te hetohen e ndeshkohen.

  11. Tonini says:

    Nga gjithe episodet e protestes,ajo qe do te kujtohet gjate dhe qe thote shume,eshte sprinti i Seidit.Ne nje moment te vazhdimit te protestes,ne oret e vona,isha me nje mbese te vogel timen,ajo eshte 5 vjece dhe ishte teper e perqendrume duke pre se cpo ndodhte,per nje moment desha te nderroja stacionin,por nderhyri dhe me tha,o gjysh,leje te protesta,po pse i them,se mos shof babin_ me tha,se dhe i jati eshte gazetar,po mbasi u siguri qe i jati nuk ishte aty,me pyti:O GJYSH,PO PSE KETA TE PASURIT,DUAN TA DJEGIN TIRANEN.Kjo eshte gjendja qe krijojne keto levizje,vetem shqetsim,stres,stimulim te krimit dhe kriminelve,se sa per zgjidhje hallesh qe kane qytetaret,as nuk behet fjale

  12. Lalai says:

    Populli injorant Shqiptar duhet ta kuptojë përfundimisht që Lul basha e Rama janë zëvëndësuesja Berisha Nano të dalë nga klanet Xhunglini Alia Hoxha!!!!

  13. Gjenerata 1964 says:

    Bravo pet diskretitimin qe u keber bandes kriminale se parti politike nuk mund ti quash.

  14. QELBËSIRAT! says:

    ORE, KU JANË ATO BAJGAT , ZHEJI, LELA,LUBONJA I NDYRË , HEJ , KA HUMBUR DHE GJAKMARKAJ .
    PO KËRKOJNË NIKOLL LESHIN , KA SHKU ME VRA VETEN .
    KËTA KURVA, SHKOJNË DHE ME MOTRAT E TYRE, VETËM TË NXJERRIN MLLEFIN NDAJ RAMËS .
    U DHJENË .POPULLIT SI NGRIHET .
    LE TJA KTHEJNË BRRISHËS, SE AI GJITHMONË GATI JA KA PASUR .

  15. A says:

    Rebelimi i opozites helmon shoqerine ne pergjithsi.Me panshmeri dhe respect njerezor me duket se mendimet e Bashes jane kontradiktore ,sh.here shkeputen nga realiteti dhe humbasin ne mjergullen qe ka krijuar ne kohen e tij FIKSIMI per tu bere km. Dmth dua nuse e dua sonte! Familija apo ata qe jane me prane tij ndoshta do ishte mire te shqetesoheshin per shendetin e tij mendor…

  16. Likja says:

    Gazetaret jane tamam kazan. Po te shikoni qendrimet nda protestes ata jane vertet legena.
    Nese do ish ndryshe forumi i gazetareve do ishte mbledhur dhe fo kish dale me nje deklarate kunder dhunes te ushtruar ndaj gazetareve…
    E kuptoni cfare jane keta..falanga te financuesve te paligjshem dhe qe i kane bere milionere.
    Gazetaret jane large pretendimit te ombrelles te profesionit te ndershem te gazetarit.
    Ata jane me te paskrupullit qe dezinformojne punlikun

  17. Flutura says:

    Humor i zi 👌

  18. Brixi says:

    une o miq nuk e kuptoj fare “Telenovelen” ne Tirane.
    Luli esht hajdut? ne qoft se po pse esht i lir?
    Monika gruaja e kujt esht? e Lulit apo e Sales?
    Kush esht Jari?
    Kush i vodhi florit ne shqiperi? Po leket nga trenat e vjenes kush i vodhi?Po milionat e gerdeceit? po milionat Euro te Autostrades per kosov kush i vodhi?
    e çmendet ate popull te shkret per 30 vjet me radh.
    fundi i Telenoveles sduket🤔😳

  19. Black Eagle says:

    Viktima e pare ( larg qofte ) nqs do jete ,do jete nga rradhet e policis, deshperimi dhe mos arsyeja te cojne ne akte kriminale, sidomos ne nje shoqeris te djegur nga politikat e SALEHUT

  20. Ceno says:

    E Rama bam e Mero Ham ,aman o shoke aman aman.

  21. gjakmarrja says:

    te gjithe ju legena qe flisni per trimeri e frike,pse nuk dilni me emer e figure dhe pastaj e shohim trimerine tuaj. sahit dollapaj ka nje fis ku vetem djem 20 deri 40 vjec jane nja 60 veta qe te marrin gjak ne vetull. ne ju nuk ju gjejme dot, por policin tepelens dhe meron e njohim me emer dhe figure. dhe nuk harrojme ne maloket, e marrim gjakun edhe pas 5 vjeteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *