Jari shpjegon domethënien e marshimit: Luli na shpjegoi vizionin e tij mbi Tiranën

13 Maj 2019, 21:30Antena TEMA

Pas marshimit të sotëm nëpër shi në rrugët e Tiranës, pati shumë pikëpyetje nga demokratët pse duhej bërë kjo gjë.

Për këtë arsye, Jari e pa të udhës të sqaronte domethënien e këtij marshimi:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Shumë vetë më pyesin të çuditur , se çfarë ishte kjo torturë nëpër rrugët e Tiranës.

Në fakt, kështu u është dukur atyre që e shikojnë në TV.

Ne që ishim në protestë, kemi pasur mundësinë të shikonim vizionin e Lulit mbi Tiranën.

Sot mbushen tetë vjet nga përpjekjet e ndyra të Edi Ramës për të fituar në Tiranë me dhjetë vota të vjedhura.

Në atë kohë Edi Rama mori përgjigjen e merituar dhe ja përmbysëm rezultatin, por ai nuk hoqi dorë dhe na i vodhi prapë votat më 2013 dhe 2017.

Sot Luli na tregoi një herë vizionin e tij në Bulevard se si do ta rregullonte Shqipërinë.

Pastaj nga Bulevardi, morëm djathtas buzë Lanës dhe na tregoi rrugës vizionin e tij për Lanën.

Dy krahët e Lanës do t’i jepen popullit pas ardhjes në pushtet dhe t’u hiqen nga duart oligarkëve që ndërtojnë kulla afër saj.

Më pas shkuam para Drejtorisë së Policisë dhe Luli aty shpalosi vizionin e tij për të hequr andej drejtorin e Policisë dhe për të kthyer hotel “Arbanën”, një emër i dashur për tironsit, që është zhdukur nga bandat e kuqe.

Në shenjë proteste aty hodhëm disa bomba molotov.

Pastaj u hodhëm në anën tjetër të Lanës dhe shkuam para Ministrisë së Brendshme.

Ndërsa ecnim në pedonalen që dikur quhej “Rruga e Kuantit”, Luli tregoi vizionin e tij se si do t’i kthehej identiteti kalasë së Tiranës, që tani është mbushur me kafene, restorante dhe vende argëtimi.

Luli premtoi se do ta rikthente atë në gjendjen e  mëparshme.

Hodhëm dhe aty disa molotov dhe ikëm.

Pastaj shkuam tek Drejtoria e Policisë së Tiranës ku mbahen të arrestuar shokët tanë.

Aty Luli tregoi vizionin e tij se si do zgjerojë tregun çam dhe në anën tjetër të rrugës duke e hequr andej fare Policinë e Tiranës.

Aty plasi entuziasmi dhe u hodhën dhjetë molotovë.

Pas kësaj Luli kendoi me mire se kurre Himnin e Flamurit dhe demonstruesit ndjeheshin më të sigurtë dhe më të qartë në betejën e tyre, dhe u kthyen krahëlehtë në shtëpi, edhe pse ishin lagur në palcë.

I juaji, Jari!”

2 komente në “Jari shpjegon domethënien e marshimit: Luli na shpjegoi vizionin e tij mbi Tiranën”

  1. Jar Kombinatsi says:

    I juaj Jari Gomari!

  2. Donela says:

    Bravo Z.Mero,perfekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje