Kujtimi i Sachit: Gullit tha se pa bërë seks, nuk vraponte dot

13 Maj 2019, 14:13Sport TEMA

Trajner i madh italian, Arrigo Sachi, i cili e bëri të lavdishëm Milanin në fund të viteve ’80 e në fillim të fiteve ’90, i ftuar në një emision në Rai 1, është kthyer më shumë se 30 vite pas në kohë duke, kujtuar një episod të veçantë me protagonistë ish-presidentin, Silvio Berlusconi, dhe holandezin e famshëm Ruud Gullit.

Ishte vitit 1988 dhe presidenti, për të fituar titullin kampion në Serinë A, u kërkoi futbollistëve të hiqnin dorë për një muaj nga jeta seksuale.

“Belusconi kërkoi që për një muaj futbollistët të mos bënin seks, por Gullit tundi kokën në shenjë mospajtimi. Unë ktheva sytë menjëherë nga Gullit e ai sërish tundte kokën. I thashë: president, Gullit dëshiron të të thotë diçka. U ngrit me madhështinë dhe autoritetin e tij fizik dhe i tha se nuk mund të vraponte në fushë nëse s’do të bënte seks.”

Atë sezon, Milani, gjithsesi, arriti të shpallej për herë të parë kampion i Italisë në erën “Berlusconi”.

2 komente në “Kujtimi i Sachit: Gullit tha se pa bërë seks, nuk vraponte dot”

  1. Tan_Tironci says:

    E cfare ndeshje, si finale , fiton 3-2 kunder Napolit te Maradones, brenda ne Napoli. Van Basten kthehej pas 8 muajsh nga rehabilitimit te gjurit.

  2. gullit says:

    fix nuk jeton dot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje