Marshimi i shpresave të lagura… nga Perëndimi

13 Maj 2019, 20:59Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ndryshe nga çfarë pritej dhe nga çfarë po përpiqej të krijonte me profilin e tij të ri, Lulzim Basha u kompleksua nga Perëndimi. Deklaratat e rënda të SHBA, Bashkimit Europian, OSBE dhe dhjetra ambasadorëve Perëndimorë në Tiranë, që përmendin dhe me emër Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, transformuan brenda një ore njeriun që filloi të bënte të fortin me Perëndimin.

Një ditë më parë në konferencën e tij për shtyp, Lulzim Basha ishte treguar cinik deri në neveri me kërcënimin ndaj ambasadorit të OSBE në Tiranë, duke u përpjekur të dëgjonte me kënaqësi perverse, kërcënimin që një bandit i tij kishte bërë në muret e banesës së ambasadorit.

Pas reagimit të ashpër ndërkombëtar, ai nxitoi të nxirrte Gazmend Bardhin të distancohej nga dhuna ndaj ambasadorit, biles dhe nga dhuna në protestë, dhe të premtonte se nuk do të kishte bomba “Molotov” në protestën e sotme. Dhe çudia ndodhi, për të na treguar të gjithëve se kush i komandon molotovët.

Por ajo që ishte më e dukshme, ishte fjalimi i Bashës në bulevard, i gjithë kundër dhunës dhe e gjitha një përpjekje për të qenë ai viktimë e dhunës, dhe jo autor i dhunës.

Por ndryshe nga Basha, i cili duket se reagoi nën presion nga deklaratat e ashpra të Perëndimit, enturazhi i shtypit që frymëzon qëndrimet e Bashës, nuk ishte i përgatitur për “ndryshimin” e menjëhershëm të Bashës dhe vazhdonin sulmin ndaj Perëndimit.

Fatos Lubonja, që foli në TV pak para Bashës, i konsideroi deklaratat e SHBA- OSBE dhe diplomatëve të tjerë, si deklarata të ortakëve të mafias qeveritare në Shqipëri, duke qenë kështu, i ndershëm në përpjekjet për të mbrojtur Lulzim Bashën, që ishte njeriu më i sulmuar i tyre.

Problemi ishte se ndërkohë që të gjithë mbështetësit e Bashës po përpiqeshin të mbronin Bashën nga Perëndimi, Basha ishte duke i kërkuar ndjesë Perëndimit.

Eklektizmi i Bashës dhe ndjeshmëria e tij nga presioni Perëndimor, është në të vërtetë ajo që e bën të pabesueshëm dhe të paqëndrueshëm “revolucionin” e Lulzim Bashës.

Njësoj si më 2017, kur justifikoi marrëveshjen me Ramën me presionin ndërkombëtar, ai sot reagoi aq fort dhe aq shpejt dhe me përulje ndaj Perëndimit, sa dukej sikur në fund të fjalimit, ishte duke thënë, “eja të ulemi për atë dreq pazari”.

Nuk është e këshillueshme që një parti e madhe si PD të marrë një profil kaq anti-Perëndimor, pasi ajo vetë është një parti me elektorat pro-Perëndimor.

Nuk është as serioze që një parti pretendente për pushtet, të ketë objekt sulmi përditë diplomatët e Perëndimit dhe zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian.

Është dhe më e pështirë, që në verbërinë e sulmeve ndaj tyre, të ketë më shumë fantazi seksuale, se sa fantazi politike, duke i përfytyruar gjithë perëndimorët si manjakë seksualë, që duan të bëjnë seks me femra apo meshkuj shqiptarë, përveç atyre të PD dhe LSI.

Por Lulzim Basha e zgjodhi vetë këtë rrugë kundër Perëndimit, i diktuar nga Sali Berisha dhe hallet e tij familjare me Perëndimin dhe reformën në drejtësi.

Partia Demokratike nuk kishte ndonjë problem me Perëndimin deri në janar, kur Berisha dhe djali tij humbën shpresat nga SHBA, dhe panë që reforma në drejtësi këtu po përparonte.

Pas kësaj, u dha kushtrimi për të djegur mandatet dhe për të dalë në rrugë edhe kundër Perëndimit, nën teorinë e “Konspiracionit të madh kundër Perëndimit”.

Baza e konspiracionit është që këta perëndimorët që përfaqësojnë Perëndimin, janë të shitur tek “Sorosi” dhe do vijë një rend i ri botëror që do jetë me PD. Idiotësi e madhe dhe qesharake ishte, por të gjithë menduam se më në fund Basha vendosi të bëhej kamikaz dhe ta përfaqësonte këtë marrëzi.

Këto shenjat e lëkundjes sot nuk janë të mira për të. Jo se ne e duam anti-Perëndimor, por se ashtu e do Berisha.

Kështu një ditë kundër Perëndimit, një ditë pro, kam frikë se do ta lënë në baltë dhe gazetarët që po e frymëzojnë të bëhet një herë burrë kundër SHBA.

Marshimi i sotëm ishte një marshim i shpresave të lagura, jo aq shumë nga shiu, sa sa nga ajo që Basha ndjente poshtë potureve të tij, duke lexuar njëra pas tjetrës sulmet e ardhura nga Perëndimi.

Aq mban njeriu, mos i bini më qafë.

31 komente në “Marshimi i shpresave të lagura… nga Perëndimi”

  1. fiqo Fiqiriu says:

    Or taj terroristet serbo-shpellare me lende plasese plagosen nje polic sot.

  2. prizem says:

    Ha Ha Ha ….marrshimi i radhes me bebelino.

  3. ? says:

    OPA ,OPA , ? i zbathi brekët , muti !

  4. koci says:

    D.m.th. ti Mero do të thuash në fund të shkrimit që Luli i mbushi poturet!!
    Ters , nuk po i ecën, ju prish mikrofoni, hymni doli me stonim, shiu e zgërlaqi. Kur s’do, s’do.
    Fat muti!!!

  5. Qosja says:

    S’ja mbajti. Aq e pati.

  6. ben says:

    Mero
    Eshte e kote qe vazhdon te mbash me kurajo ate qe nuk mbahet me.
    Tashme eshte e qarte si drita e diellit qe opozita pervecse fitoi kauzen morale me qytataret shqiptare, ne shume pak kohe fitoi dhe mbeshtetjen e perendimit.
    Ne deklaraten shume te forte te parlamentit gjerman te dya palet politike konsideroheshin njelloj pergjegjes, te vetmin qe gjermanet permendnin me emer te pervecem si pergjegjes ishte ministri I brendshem.
    Nderkohe si ne deklaraten e gjermaneve, anglezeve, italianeve dhe OSBE ( qendres ne vjene jo ketij qe paguhet me pula) vihet re QARTE SE : TE GJITHE THONE TE NEJTEN GJE, PALET TE ULEN TE GJEJNE ZGJIDHJE POLITIKE.
    e thene pak me qarte per delenxhinjte ,Europa nuk I kerkon me llogari opozites se pse dogji mandatet, europa nuk I kerkon me opozites te futet ne zgjedhje POR POR EUROPA KERKON ZGJIDHJE POLITIKE.
    DHE ZGJIDHJA POLITIKE ESHTE VETEM 1
    ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME.
    SHKURT EUROPA I KA HEQUR DHE GURIN E FUNDIT QE MBANTE EDI RAMEN “MBESHTETJEN NDERKOMBETARE”
    PS: para disa kohesh filluat nje fushate kinder Lulzim Bashes si I shitur te ruset e bla bla te tilla. Sapo iku ai amerikani qe ju betoheshit se mbronit Palmer si me magji ne te gjitha mediat e rilindjes ndaloi sulmi kunder bashes per financimet ruse.
    Sot eshte ajo dita kur ndryshon nje epoke ed rama eshte I vetem, pervec mbeshtetjes se meros dhe ca rilondasve te tjere eshte fillikat. Amund ta shtyje rama deri ne 30 qershor betem me meron, ca bandite dhe keta si alban dega?????
    Une ve bast qe jo, shenoheni!!!!!

    1. Geri NYC says:

      E shenova,je gomar! Te pakten merruni vesh me njeri tjetrin per linjen e propagandes,jo njeri sulmon si Lubonja ti si gomar pellet fituam…. ?

      Ndajeni mendjen dreqi e mori…se me ju as qeshet dot keshtu…:D

    2. Kapedani says:

      O Ben ,pse ben budallain,te behen zgjedhjet sot Pd merr a smerr nja 20 deputete ,lsi-ja shkrihet.Prandaj boll se Na çave karin me idjotlliqet e tua. Rama ka fituar zgjedhjet dhe pike.Lulzimja or tej nuk do zgjedhje se del me kepuce te kuqe,lulka do qeverine ne tavoline.Shko ha paçe tani.

      1. arjan says:

        mos harro Fari Malliun Balliun

    3. cccp says:

      Ore Ben po qenke tuaf o i shkrete ; nga menyra se si shkruan nuk dukesh injorant, por qenke fare i semure nga mendja.

  7. Lali says:

    Sot skishte as ithtaren e Abas Aliut qe ta frymezonte Lulin me lulen e saj te jetes

  8. shqip says:

    Mero nuk eshte e thene qe njeriu te jete gjithnje i kthjellet. Ne kete shkrim e ke humbur ca fillin e arsyes. Kuptoj 1 Nga nje here e do edhe profesioni. Po nuk mund te zbalancohet arsyja kaq shume. Ne kete Shqiperine tone ka vetem nje gje te sigurte. Ka nje organizate paramilitare qe quhet PD, dhe qe eshte me antiperendimore e me antikombetare se partia Sheshelit. Ç’thua more Mero? Pd perendimore? Po qe kur keshtu? Pd e futi vendin ne lidhjen Islamike. PD me Saliun kane qene ne kontradikta antagoniste me te gjithe ambasadoret e Shba dhe jo vetem. Tani ti do te nxjerresh Lulin ndryshe nga Saliu. Absurde. Po, shume absurde , vetem ta mendosh, e jo me ta analizosh. Mbi kete njeri , Lulin, rendojne po aq faje sa edhe Sali dambllaja. Si na u zbut ky? Keni sy ne balle? Ai thote” marreshim paqesor”, ndersa gjysma e marr-shurrsave jane me maska. Ketej flet lideri “Europian, pese metra me tutje tym e flake me kapsolla e me molotov. Ashtu do vuani. Kurre s’ka per te pase qetesi ai vend. Derisa PD nuk shpallet e jashteligjshme, ai vend nuk do behet. E degjuat te fundit. Kane gati nje draft per tu rikthyer ne parlament. Madje me Ramen km. Ka nje liste te gjate me propozime. Po u be edhe kjo, qe çohuni ju te rinjte se do hyjme ne, do ishte fundi i botes. Te jem si Shba dhe Europa, i heq vizen perfundimisht Shqiperise. I le te behen si Libia apo Siria dhe “ti dale tymi mbi Tomorr “. Ndersa ti Mero thua; “pd pro perendimore”. Po mire kete pune do bejme gjithnje? Sa here qe rrezikohet Sali shkembori, e djegim Shqiperine, pastaj bejme nje marrveshje dhe fillojme nga viti zero (0) ?.

  9. Qytetar says:

    Basha eshte peng i Berishes,mbas 21 janarit,por dhe zonja e pare,eshte e kapur nga Berisha,mbas skandalit te Dritan Priftit,me videon e Metes.
    “Generali” i kesaj beteje te deshtuar eshte Berisha.
    Bombat molotov kane dale nga Shqupi,te ngarkuar ne canta shpine.
    Polizia duhet te bllokoj dhe te arestoj perdoruesit dhe sponsorizuesit e mjeteve piroteknike te ndaluara.
    Ne kete deshtim,Rama nuk duhet te pranoj asnje leshim.
    Qellimi i PD+ LSI eshte te kap pushtetin,perpara votimeve.
    Pra kryeministrin,Prokurorin e Pergjithshem,Ndryshimte kushtetutes per ligjerimin e paligjshmerise,qeverine e tranzicionit,te ribej reformen ne drejtesi etj.
    Pra te sigurohet qe pushtetin t’ja jap perseri “Ristani”
    Terheqja e Berishes te mos merret si deshtim,por nje djallezi,per te rimarre pushtetit,ne fund te karjeres se tij.

  10. j says:

    Pse beni sikur nuk kuptoni se kjo është lufta e dëshpëruar e berishës bashkë me
    bandat e tij mafjose-maloke për të grabitur të ardhmen e shqipërisë dhe popullit shqiptar.
    Mercenarizmi,Vjedhja,korrupsioni,toka e xanun nuk mund të ligjërohen në një shtet serioz.

  11. Gardiani says:

    Marshim i PSHURUR me mire !

  12. e verteta says:

    e bukur art mbyllja e analizes suaj i nderuar Mero

  13. rudi says:

    Pak nga pak po i shterrojne edhe njerezit qe bejne si te forte para policeve. Ca jane arrestuar, ca do arrestohen e keshtu do katandiset kokoshi nje thele. Nuk mund te bejne ligjin ca huligane maloke.

  14. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. says:

    Un jam per paqe e kompromise te medha me PS-ne.
    Baj dallim tmadh un.
    Sa i madh jam.

  15. KURRIZO says:

    O Mero,
    Je thjesht nje thesar i vertete ! Ndaj, duhet te mbrohesh me ligj! Nga ana tjeter, vertete ke konstatuar se Lulashi kishte mbushur poturret, por nuk ke vene re qe, si i semure me veshka, urinonte gjate gjithe kohes ne xhepin e pantallonave te Kundragazit. Jo te kundragazit lotsjelles, te atij tjetrit, suflerit qeros ! Pastaj, eshte hera e pare qe Lulashi genjeu publikisht kur tha qe mikrofonin e lagu shiu. Ne fakt, ate ia kishte lagur Rama paraprakisht !

  16. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, PD-ja ka qene e kamufluar gjithmone si gjoja properendimore, por veprimet kane qene gjithmone te kunderta. Mund te thuash dicka dhe ben krejt te kunderten. Me habit Rama qe ka kete shprehjen: Kur do ulemi.. Si kur do ulesh?!?! PD-ja po krijon nje krize fallco, jo institucjonale, qe ty sdo te uli ne “negociata”, kerkon nje qeverri teknike ne nje pal zgjedhje lokale dhe pyet kur do ulesh sikur te kane humbur ty celsat o “timonier” pa hallate?!?!

  17. Gri says:

    Beni endrren e ke shoqeruar me nje pordh te gjate! Ne themi pirdh pirdh se lirohesh po jo keshtu! Ai gjermon i Merkeeli i tha Lulit ne bisedime pa asnje kusht! Te shofim!
    Sa per Palmerin, Farken e fundit e hengri me Rudinen dhe nja dy deputet te tjere qe jane Parlamdnt.Mirpo Beni ajo qe thua per Mediat qe s’po flasin per finacimin rus te Bashes, duket qe te duket si shoku yt! Eshte pak me zgjut se ti dhe Basha. Basha thjeshte ed vuri ne gjume! Jane pune pak me te thella!

  18. Rama rri. says:

    Vetem nje gje e hedh Saliun nga kali i Namik Hotit

  19. Jep says:

    Mero qe je I. Madh je, po pd me elektorat pro perendimor?????
    Kurre Ska qene me elektorat te tille, prandaj ajo part iku per lesh. Perher ka pas elektoratin pro serb, fondamentalist, gangsters wannabe etj. Te ter ne nje cader ishin mbledh

  20. Berti says:

    Bravo Mero ,je gjithmone Brilant ne shpjegimet qe u ben situatave.Po Prokure ne Shqiperi ka ?!, apo nga nderkombetaret do presim gjithmone

  21. UK LABI says:

    Ti “ben”, mos vall je Shkelzen?

  22. John says:

    Sa me keq qeveris qeveria aq me shume njerez do mbushin sheshet.Dhe te gjithe keta neser do hyjne ne zyrat e shtetit, ashtu me njohurite e pakta e mllefin e urrejtjen e shtuar, duke pamundesuar qeverisje ndryshe.Keshtu vazhdojme pambarimisht.Parti shtet ….

  23. Mero says:

    Kurvat nderkombetare te lene pa shprese, pa zhvillim, pa hapje negociatash (rumania dhe bullgaria tregon dyfytyresine e tyre – standarte te dyfishta,) dhe pastaj kur populli (jo monika apo politika) plas dhe behet i dhunshem nderkombetaret thone “e shihni qe nuk e meritoni?”
    Kush di psikologji e di se kush e perdor kete teknike

    E lane popullin shqiptar ne balte edhe i thone nuk e meriton sepse je pis e i baltosur …
    apo nuk jane keta qe e dogjen libine ……

  24. festim says:

    o lul sa here te kam thene se me mendjen e rrumpalles edhe ne hale nuk shkohet sepse eshte i vetmi rast qe rrufeja bie ne hale

  25. Miku says:

    Mero ,e bere si Li pazari,na mbyte gjitje javen e jarin,tarin dhe magjarin.Botoje Mero Ziu ,ate poezin e Flutures dhe mos u merr me Jarin, dikur ju lepije b…..n.Botoje Mero!!!

  26. Ce says:

    Marshimit dhe protestat e dhunshme të Naziskineve të Mamurrasit dhe sharebajgat e leshitdhise Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari që janë fytyrat me të urryer të leshitdhise të krijojnë idenë se Basha po imiton Protestat në rrugët e Berlinit në vitin 1929 të Adolf Hitlerit me uniformat kafe që digjnin dyqanet e tregtarëve të lulelakres dhe Fyrheri cirrej në bulevard ashtu si Luli se sa të vinte në pushtet do i mbronte tregtarët, ashtu si Luli sot që ulerin se do dëmshpërbleje naziskinet e Mamurrasit prapa hekurave sa të vijmë në pushtet. LUL JE bërë si Fyrheri , ke marë hijen e tij me ulërimë dhe me 2 horrat në krah, Flamur Herman Geringun e naziskineve të Mamurrasit dhe NAFIJE Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë dhe është femra më e urryer në Shqipëri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje