Donald Trump shtron darkë për iftar, Vlora Çitaku në krah të tij

Nga Ruben Avxhiu

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shtroi mbrëmë një darkë Iftari, në të cilën ishin ftuar ambasadorë e diplomatë nga vende me shumicë myslimane.

Një vend kyç, në krah të Presidentit Trump, ishte rezervuar për ambasadoren e Kosovës, Vlora Çitaku.

“Është një privilegj i madh”, tha Presidenti Trump që po e shtronte këtë darkë tradicionale, që shënon fundin e agjërimit ditor, gjatë Ramazanit, muajit të shenjtë në botën myslimane që lëviz sipas kalendarit hënor.

Presidenti Trump vlerësoi Ramazanin si “një periudhë bamirësie, dhurimi dhe shërbimi për bashkëqytetarët tanë”, si dhe një kohë që i afron më pranë njëri-tjetrit familjet e komunitetet.

Në darkë, si përmendi në shënimin e saj edhe ambasadorja Çitaku, ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës amerikane, zv presidenti Pence, sekretari i Mbrojtjes Shanahan, sekretari i Thesarit Mnuchin, ambasadorë etj.

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Z. Donald J. Trump”, shkroi në rrjetin shoqëror Facebook, Ambasadorja e Kosovës në Washington.

“Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve”, shkroi ambasadorja Çitaku.

“Po ashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri”.

SHBA ka qenë mbështetësja kryesore e Kosovës, në rrugën e saj drejt lirisë dhe pavarësisë dhe ka ndikuar shumë që shteti i ri të njihet nëpër botë. Marrëdhëniet janë ndërlikuar disi kohët e fundit, për shkak të refuzimit nga Kosova për të hequr një taksë totale mbi mallrat që hyjnë nga Serbia, si dhe për shkak të mbështetjes së tërthortë të SHBA-së për një pakt historik mes Kosovës dhe Serbisë, që edhe mund të përfshijë një shkëmbim territoresh ose lëvizje kufiri.

Ideja e ndryshimit të kufirit është kritikuar nga ish-diplomatë amerikanë të administratave demokrate si dhe nga disa kancelari europiane e studjues të njohur. Nga ana tjetër, kërkesa për heqjen e taksës është gati universale.
Vlora Çitku, e cila ka shërbyer dikur edhe si ministre e Jashtme në Detyrë, është treguar si një nga diplomatet më të afta dhe më të suksesshme të shtetit të ri.

Presidenti Donald Trump është akuzuar shpesh për nxitje stereotipesh në mos edhe urrejtjeje ndaj myslimanëve. Në fakt, në punën e tij si President, ai ka pasur një histori të përzierë. Ka forcuar marrëdhëniet me disa vende myslimane si Arabia Saudite dhe Egjipti, ka ndërlikuar disi ato me Turqinë (jo vetëm për shkak të tij), si dhe ka përkeqësuar ato me vende si Irani apo edhe me Autoritetin Palestinez.

Ai ndaloi hyrjen në SHBA të qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane. Duke hedhur poshtë akuzat për diskriminim fetar, ai ka nënvizuar se vendimi ka qenë vijim i politikave të Presidentit Obama dhe se ka të bëjë me gjendjen në këto vende e jo me përkatësinë fetare të shumicës së popullsive të tyre.

Darka e Iftarit që shtroi dje ishte për të dytin vit radhazi. Në vitin e parë, ai u bë presidenti i parë amerikan që e theu traditën e nisur nga Presidenti Bill Clinton.

Duke folur përpara miqve të ftuar, ai shprehu keqardhjen për shtimin e sulmeve ndaj njerëzve të fesë në kohën tonë, duke përmendur rastet e sulmeve terroriste kundër myslimanëve, të krishterëve dhe hebrejve në Zelandën e Re, Sri Lanka dhe Shtetet e Bashkuara.

“Jemi të vendosur t’i mposhtim dukuritë e këqia si terrorizmi dhe persekutimi fetar”, tha ai, “në mënyrë që të gjithë njerëzit të mund të praktikojnë fenë pa frikë, të luten të parrezikuar, dhe të jetojnë sipas fesë që beojnë në zemrat e tyre”.

8 komente në “Donald Trump shtron darkë për iftar, Vlora Çitaku në krah të tij”

  1. Tz says:

    Shume mire kjo por pse shiteni mysliman te flakte nuk e marr vesh,nuk eshte vlere kjo jo mor turq…..

  2. Piçkaleshi says:

    Ju hangert mortja!
    Ne Evrope dhe me iftar. Budallej turkoshake.
    Sumen nga qielli dhe allahu akbar
    Pede

  3. albaniafirst says:

    E perse duhet te kenaqemi qe SHBA paska ftuar Ambasadoren e Kosoves per iftar? Ne jemi nje komb me tre fe te ndryshme, prandaj feja jone duhet te jete vetem shqiptaria, ashtu sic kane bere edhe te paret tane, qe te jemi te bashkuar sic na e ka lene amanet edhe i madhi Gjergj Kastrioti.

  4. Drenicak says:

    Me gjithë respektin për Florën mbesën e Shote Galicës prezentimi si musliman e nuk na bën nder përkundrazi……!

  5. 17nentori says:

    Ah more qorra qe prisni qe te ftohet ambasadorja si e krishtere!
    Ajo ka bere aq mire qe ka qene aty ku duhet te jete… per te promovuar vendin e vete.

  6. Lani says:

    Kjo tregon qe USA e konsiderojne Kosoven vend islamik.Une si shqiptar qe i qendroj besnik deri ne vdekje Kombit tim dhe shqiptarizmit me ben te ndjehem keq.

  7. Ermal says:

    Flisni dhe per vendimin e Gjykates se arbitrazhit qe vendosi qe qeveria Shqiptare te demshperbleje Bechettin me 120 millions euro per faj te kryenecsise se “skenderbeut” te spiropalit.Per ket duhet te protestoje populli fuqishem dhe jo per lul bashen.

  8. Aleksander Thana says:

    S’ka asgje per t’u mburrur duke prezantuar veten islamik. Te besosh ose jo eshte tjeter gje. Por te ndihesh i(e) privilegjuar, kur dihet boterisht se Tramp muslimanet I fut te gjithe ne nje kallep, sado diplomaci te behet ne kete aspekt, nuk eshte ne te mire te kombit shqiptar. Kjo eshte e provuar historikisht qysh me coptimin e trojeve shqiptare ne fillim te shekullit te kaluar dhe vazhdon e perdoret si arme e forte antishqiptare, sidomos nga fqinjet dhe shumica Evropiane. Nje gur te rende ne qafe i varen kombit shqiptar Sali shpellari, bashke me Rugoven, kur deklaruan e nenshkruan ne Konferencen Islamike shqiptaret si komb musliman dhe ajo gozhde ka mbetur atje e ngulur e nuk guxon asnje “trim” politikan shqiptar qe te veje e ta shkule. Prandaj vendosja e identitetit shqiptar mbi fete, eshte ceshtje ekzistence, mbijetese per shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *