Edhe Polonia i kërkon Gjermanisë reparacionet e luftës: 1 trilion dollarë për shkatërrimin që la pas nazizmi

14 Maj 2019, 20:31Dossier TEMA

Një komision parlamentar në Poloni ka rishikuar reparacionet e luftës dhe në bazë të përllogaritjes mund t’i kërkojë Gjermanisë plot 1 trilion dollarë.

Në një prononcim për të përjavshmen konservatore polake, Sieci, Arkadiusz Mularchyk, kreu i grupit parlamentar polak për dëmshpërblimet e luftës, tha se dokumenti i përpiluar nga grupi i tij “vlerëson tërësisht humbjet e pësuara nga Polonia gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Edhe pse Mularchyk nuk pranoi të zbulonte shumën totale të dëmit të llogaritur, ai vuri në dukje se totali e “tejkalonte në mënyrë të konsiderueshme” shumën e llogaritur fillimisht në fund të konfliktit dhe se llogaritjet aktuale flasin për një shumë mbi 1 trilion dollarë.

Në vitin 1947, një raport i botuar nga Zyra e Kompensimit të Luftës e vlerësoi shkallën e dëmit nazist në Poloni në 48 miliardë dollarë të kohës – 850 miliardë dollarë me normën e sotme. Megjithatë, qëkur mori drejtimin e qeverisë në vitin 2015, Partia Ligj dhe Drejtësi (PiS) e ka rihapur çështjen e reparacioneve të luftës si një pjesë qendrore të axhendës së saj nacionaliste.

Komisioni parlamentar për këtë çështje i ka kaluar dy vitet e fundit duke u përpjekur të llogarisë shifrën e re, duke rivlerësuar humbjet demografike, dëmet fizike dhe mendore dhe rënien e produktivitetit të pas luftës për shkak të shkatërrimit dhe vrasjeve.

Në ditët në vijim, raporti do t’u përcillet drejtuesve të shtetit, përfshirë presidentin Andrzej Duda dhe kryeministrin Mateusz Moravetsky. Megjithatë, ai sugjeroi që raporti të vihet në dispozicion për publikun më 1 shtator, në 80-vjetorin e pushtimit nga Adolf Hitleri.

Gjatë pushtimit gjashtëvjeçar nazist të Polonisë, më shumë se gjashtë milionë polakë, duke përfshirë tre milionë hebrenj polakë, u vranë. Të tjerë u përballën me dëbimet e detyruara dhe me vite të tëra pune si skllevër, ndërsa shumë qytete polake u kthyen në gërmadha.

Varshavës i është bashkuar Greqia, e cila gjithashtu së fundmi ka kërkuar kompensim të ri për krimet naziste. Megjithatë, Berlini i ka kundërshtuar në mënyrë të përsëritur këto kërkesa duke thënë se ka kaluar shumë kohë.

Çështja e dëmshpërblimeve nuk ka gjasa t’i shqitet Gjermanisë, pavarësisht se ajo vetë e konsideron të mbyllur, pasi Polonia nuk do të tërhiqet.

Në dhjetor, Presidenti Duda i tha gjermanes “Bild” se dëmi i shkaktuar nga Gjermania nuk është kompensuar kurrë. Duke theksuar  se kryeqyteti “u rrafshua në tokë” gjatë konfliktit, Duda tha se çështja e kompensimit është “çështje e së vërtetës dhe përgjegjësisë”.(TemA TV)

17 komente në “Edhe Polonia i kërkon Gjermanisë reparacionet e luftës: 1 trilion dollarë për shkatërrimin që la pas nazizmi”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    po vijne dite te veshtira per kolotrypida-n e pasardheseve te SS-ve , Merkel etj …………..Zoti vonon por nuk harron!

    1. rammstein says:

      Po, dhe Polonia pastaj le ti ktheje Gjermanise gjysmen e territorit qe ka sot, qe ishin pjese e shtetit gjerman dhe qe Stalini dhe aleatet perendimore qe fituan luften ja falen Polonise, duke debuar popullsine etnike gjermane. Shkemb i drejte ?

    2. tarasi says:

      Te gjithe ata qe kerkojne demshperblim nga Gjermania , mbasi kane neneshkruar me pare juridikisht nje leter ku deklarojne se : nuk kemi asnje pretendim ekonimik ndaj Gjermanise ne fillimin e viteve 50-te , perfshi ketu dhe Greqine e ketij idjoti kokpalare plato , ketij zagari qe ben gam gam gam tek dera e kishes , do marin rocken , madje me gunga ……ato jane varosur nje here e pergjithmone juridikisht , idjot , informou nje here pastaj komento ……

    3. Jeta says:

      Keto presjone qe i behen Gjermanise , duke peredorur njehere zagaren Gerrqi dhe njihere Polonin qe te mbeshtesi me pjesmarrje, fillimin e Luftes Trete Boterore ne Lindje te Mesme dhe me gjere, Nji grusht psikopatesh duan te shkaterrojne Boten pasi e plackiten per me shume se 1 shekull duke derdhur lumenj gjaku.

    4. Love Laberi says:

      Rrini urte ju o bukeshkale se gjermania ju nxori nga mizerja..po ju jeni si puna e gjarprit qe kur u ngroh ne gjirin e fshatarit , e kafshoi….nuk keni ç”ti beni gjermanit ju se me nje pordhe ua ze frymen..

    5. like says:

      edhe gjermania u shkaterrua por beri prokopi me para borxh. jo si puna e grekve gjysma arvanite te tredhur e gjysma evgjite pa babe qe i ke kaq per zemer.

    6. Janulles me sqepar kokes says:

      Merkel tha se Polonise do ja paguaje me kenaqesi, ndersa Gerrkut do t’i jape te gjatin me 7 gunga.

  2. american16al says:

    Gjermania ka te drejte te hedhi shurren perpjete, nuk pagoi asnje dem qe shkaktoji ne luften e dyte boterore, vendin e rrafshuar e rindertuan me parate e USA dhe tani qe jane nje nje fat cat jep leksione demagogjige qe i sherbejne vetem interesave te saj .

    1. rammstein says:

      Ka paguar me teper se ci takon, si ne territore ashtu dhe ne demshperblime. Sot duhet te jete me agresive kunder ketyre lapaculave

  3. era! says:

    T’I PAGUAJ DEMET HITLERI – APO TA BEJNE SI SHQIPERI KU SALA E SHKRUMBON VENDIN DHE RAMA PAGUAN BORXHET E TIJ.

  4. Borova says:

    Edhe ne duhet ti kerkojme, por jo negociata me njerez langaraq dhe bythlepiresa
    Na pushtoj, na vrau, na dogji

  5. Futja kot says:

    Ceshtje e mbyllur. E firmosur dhe vulosur nga te gjithe. Pervec Shqiperise.

    1. beni says:

      Edhe me Shqipërinë e kan mbyllur davane me një nënshkrim të Sali Berishës me 2 milion marka ku e gënjyen e mashtruan si u deshi bytha Helmut Koli!!
      Jo më kot Gjermania kërkon me ngut një qor apo debil në krye të qeverisë shqiptare e jo komunistët se i kërkonin reparacionet që kapnin shumën e 10 miliardë për një shtet të vogel si Shqipëria!!!!!

  6. jon says:

    Ne te vertete drejtesi do ishte qe Shqiperi te merrte shperblim nga Italia dhe Gjermania por vecanerisht nga Turqia qe na la 500 vite mbrapa. Ne kete menyre skemi pse te punojme asnje dite per 10 gjenerata. Pastaj ne arenen nderkombetare, gjithe Azia e vogel dhe Ballkani te marre demshperblim nga Turqia, 70 % e botes nga Anglia, gjithe Afrika nga Anglia dhe Franca, Amerika Latine nga Spanja dhe Portugalia, Kina dhe Koreja nga Japonia, zezaket nga kolonizatoret amerikane. Keshtu pse mos te vemi edhe ne perandorine Romake te demshperbleje barbaret. Pra ku eshte fillimi dhe ku eshte fundi? Origjina e demshperblimit e filluan parazitet cifute dhe per te shkaterruar boten e civilizuar, gjoja u premtojne te tjereve “qiqera ne hell” sic na premtuan me kriminelin cifut Marks fitoren e komunizmit ne bote.

  7. olimpia says:

    Koha po verteton se kishte te drejte E.Hoxha qe i kerkonte Gjermanise demet e luftes ,bile shuma 3 miliarde dollare ishte shume e vogel .Demet e Gjermanise nazizte nuk jane vetem shkaterrimet dhe humbjet njerezore ,por demi me i madh ishte nderprerja e periudhes paqesore te te gjithe globit .Kjo solli pasoja katastrofike ne rendin boteror ,ndryshoi komplet zhvillimin normal te zhvillimeve ekonomike ,politike dhe shoqerore .

  8. beni says:

    Edhe me Shqipërinë e kan mbyllur davane me një nënshkrim të Sali Berishës me 2 milion marka ku e gënjyen e mashtruan si u deshi bytha Helmut Koli!!
    Jo më kot Gjermania kërkon me ngut një qor apo debil në krye të qeverisë shqiptare e jo komunistët se i kërkonin reparacionet që kapnin shumën e 10 miliardë për një shtet të vogel si Shqipëria!!!!!

    1. Frasheri says:

      Ik ore coban, cfare ke qe shkruan ne forumet Shqiptare vetem helm dhe nxitje te urrejtjes. Ju cobanet po dilni mire duke bere lemsh gjithe Ilirine..,…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje