Fiton kampionatin “FIFA 2019” në Tiranë dhe fiton një Playstation4

U zhvillua në datat 10-12 maj në dyqanet e Neptun në qendrat tregtare TEG dhe QTU në Tiranë, kampionati në Playstation “FIFA 2019”, edicioni i dytë i këtij lloji, ku morën pjesë plot 175 konkurrentë.

Kampionati u zhvillua me 3 faza eliminatore, si dhe pati sfida gjysëm finale si dhe finalen e madhe.

Regjistrimet e konkurrentëve u bënë online nëpërmjet faqes se Facebook dhe Ueb-sajtit www.neptun.al, të cilat janë edhe kanalet kryesore të informimit dhe komunikimit për të rinjtë.

Fitues i kompeticionit u shpall Darius Azuni nga Tirana, i cili fitoi një Play Station 4.

Dyqanet e Neptun janë destinacioni ideal edhe për moshat e reja, falë përzgjedhjes së gjere në artikujt e argëtimit, duke nisur që nga Playstation, Nintendo, Wii games, konsola, etj.

Neptun është rishitësi më i madh i autorizuar në Shqipëri për këtë kategori produktesh.

Në foto e mëposhtme shihet qartë pjesëmarrja e madhe e të rinjve që konkurruan në këtë edicion.

Neptun është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *