Për 4 shkopat e Saitit dhe 4 të vrarët e 21 janarit!

Nga Alfred Peza

Ka një përpjekje të papërfytyrueshme nga ana e propogandës opozitare, për të vendosur shenjën e barazimit, mes goditjes me 4 shkopa gome ndaj sekretarit organizativ të PD në protestën e 11 majit 2019 dhe vrasjes së 4 qytetarëve në protestën e 21 janarit 2011. Ky nuk është një rast i veçuar në gjithë këtë ndërmarrje, por kulminacioni i njërit prej operacioneve më të mëdha e më të kushtueshme në historinë tonë politike e mediatike, për trushplarjen e publikut. Me qëllimin për të krijuar balancimin, reciprocitetin dhe proporcionalitetin, mes mënyrës së reagimit të policisë së sotme dhe Gardës së djeshme, ndaj protestave opozitare në dy kohë të ndryshme në Shqipëri.

Me pak fjalë dhe më thjeshtë, synimi është që nëpërmjet këtij rasti të vendosen në një kandar, filozofia e qeverisjes së sotme të Edi Ramës, me atë të djeshmen e Sali Berishës përballë të njëjtit fenomen: Protestave të kundërshtarëve në opozitë. E në fund të fundit, për të thënë prej tyre se edhe Edi Rama edhe Sali Berisha, janë të dy njësoj si kryeminstra. E meqë Sali Berisha pas dy vjetësh nga ajo tragjedi iku nga pushteti, edhe Edi Rama duhet të iki. Madje që tani!

Pavarësisht se faktet janë të njohura e të ekspozuara publikisht për gjithkënd, për hir të këtij debati, le të rendisim edhe njëherë sa më thjeshtë disa nga argumentet që tregojnë se të krahasosh e aq më pak të barazosh këto dy raste, është si të krahasosh e të barazosh të bardhën me të zezë dhe ditën me natën.

Protesta e 11 majit

Eshtë pranuar tashmë që nga Kryeministri Edi Rama, drejtuesit e ministrisë së Brendshme e të Policisë së Shtetit dhe përfaqësuesit e PS, se goditja ndaj Sai Dollapit ishte një incident që nuk duhet të ndodhte. Ishte një episod krejt i veçuar nga e gjithë sjella profesionale e trupës policore, që është angazhuar në menaxhimin e dhjetra protestave të dhunshme dhe mbrojtjen e institucioneve, përgjatë këtyre 3 muajve të fundit, të zhvilluara nga opozita jashtparlamentare.

Për rrjedhojë, 4 shkopat e gomës që ranë mbi trupin e tij, ishin jo vetëm të panevojshme, por edhe të gabuara e të evitueshme. Një skenë që as nuk është përsëritur dhe as që besohet se mund të ndodhë më, në të ardhmen. Por kaq.

Protesta e 21 janarit

Por të kërkosh që këtë episod sporadik, ta barazosh me vrasjen nga ana e Gardës së Republikës të 4 qytetarëve të pafajshëm dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve, mes të cilëve edhe gazetarë në krye të detyrës, është jo vetëm e verbër por krejtësisht kundërproduktive. E si të mos mjaftonte kjo, ndryshe nga sjellja e Kryeministrit të sotëm Edi Rama që e pranoi ashtu siç ishte rastin e Sait Dollapit, ishte Kryeministri Sali Berisha në 2011 bëri krejt të kundërtën.

Jo vetëm vijoi me sulmet e pashembullta verbale dhe kërcënimet ekstreme ndaj opozitës dhe liderit të saj, protestuesve vetë, Partisë Socialiste, Presidentit të Republikës e Kryeprokurores së Përgjithshme që u quajtën “horra e lavire bulevardi”. Por dhe ndaj gazetarëve dhe kujtdo tjetri që kërkonte të sqarohej e vërteta dhe që përgjegjësit e masakrës në mes të ditës e në mes të kryeqytetit, të dilnin përpara drejtësisë.

Askush nuk duhet të harrojë se gardistët e plagosur atë ditë, u strehuan brenda ambjenteve të Kryeministrisë dhe nuk u lejuan që të mernin ndihmën mjekësore në spitale. Policia nuk zbatoi urdhërin e Prokurorisë për të ekzekutuar 6 fletë- arrestet që ishin firmosur për zinxhirin komandues të Gardës së Republikës. Në vend të tyre, si autorë të vrasjeve mazhoranca e asaj kohe, akuzoi vetë protestuesit e opozitës të cilët sipas tyre, ishin pajisur me çadra e stilolapsa pistoletë e me lloj mjetesh të tjera që veç fantasia e filmave fantastiko- shkencor mund ti shpiki.

Komisioni hetimor parlamentar i ngritur posaçërisht për këtë qëllim, në vend që të merej me autorët, urdhëruesit dhe shkakun e vdekjes së viktimave të pafajshme, shpalli si “komplotistë” të kësaj historie, një listë të gjatë gazetarësh opozitarë të asaj kohe. Ky komision i drejtuar nga deputetë të PD, as nuk e mbaroi punën dhe as nuk ka nxjerrë ende një raport zyrtar për atë ngjarje. Kaq mjafton për të kuptuar se nuk ka asnjë reciprocitet mes 4 shkopave të gabuara të gomës mbi trupin e Sait Dollapit në oborrin e Parlamentit, me 4 të vrarët me duar në xhepa më 21 janar, ne mes të bulevardit.

Nëse ka një të mirë e gjithë kjo përpjekje e paimagjinueshme propogandistike, për të vënë shenjën e barazimit mes dy gjërave totalisht të pabarazueshme, lidhet me faktin se si në këtë rast, qëndrojnë edhe të vërtetat e të gjitha rasteve të tjera të akuzave që opozita dhe propaganda e saj, është përpjekur që tia faturojë qeverisë së Edi Ramës, këto 6 vjet e sidomos këto muajt e fundit. Dielli as nuk mund të mbulohet me shoshë. Shqiptarët nuk janë as qorra, as shurdhë e aq më pak ta kenë memorien e logjikën aq të dobët, sa të venë shenjën e barazimit mes të pabarazueshmeve!

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Për 4 shkopat e Saitit dhe 4 të vrarët e 21 janarit!”

  1. 🇦🇱👋 says:

    Shqiptarët e abandonuan lidershipin e inkriminuar të PD-së.

  2. Mungesa e Arsyes says:

    PD, Partia qe:
    Lindi nga Shpresa (Studentet)
    U rrit nga Dhuna (Berishizmi)
    U vra nga deshperimi i mungeses se Arsyes (Luli)

  3. KARKADHI MIU says:

    Populli shqipetar,ndaj te miren nga e keqja,ndaj njerzit qe jane Albanien people ne kete vend ne shqiperine e lire nga njerzit qe jane rrumullakosur ne shpellar ne bageti-bujqesi dru me pre.
    Politika shqipetare eshte kethyer ne polotike me mercenar rrugesh, ku atje rrin dhe han atje dhjesin dhe permjerin atje shurrosin,Bageti-Bujqesi,bagti-bujqesi,shpellar dru me pre,ku 80 perqint e ketyre shpellarve jane nga zonat veriore dru me pre,shpellar me te ndyre nuk bene vaki,politika veriore shqipetare ka mbetur ne mendjen dhe doren e shpellareve dru me pre, Sali kacafiu,Lulzim Xhelali nje ilegal kosovar Serb i pa bese tradhetar nje armik Kosovar,Edi Thuthuqi,nje idiot dhe zagar palistinez me i zi se gjene ne thuthqin e zagareve Serb-Malazez,Albana Vokshi nje grua me pidh te zi nje karaputan nuk e gjene ne histori,Nje Flamur Noka nje fshatar dhe katundar nga fshatrat e bageti-bujqesi eshte trim aq i zi,edhe disa zagar te tjere sidomos politika e opozites dru me pre ka nje karkalec i ngjane plakut dordolec nga Tropoja karkalec i quajtur nje mi, Saliani o zot o zot po kush eshte ky karkadhi miu???.

  4. Plaku says:

    Ore Peza,po si mund të quash të gabuar shkopijt e gomës se Dollapit,ti dhe ai kryetari yt ?! A e di se ai Dollapi qëlloi mbi policët më parë dhe nuk zbatoi kërkesën e policit ,a e dini ju se polici nuk është një njeri i zakonshëm por një mbrojtës i rendit publik dhe përfaqëson dorën e shtetit që kur është tamam shtet mbron në emër të ligjeve universale çdo shtetas i kujtdo krahu qoftë ? A e dini se në një shtet pas paralajmërimeve dhe largimit me. vrap të Dollapit mund të qëllohesh edhe për t’u neutralizuar,le t’a provonte vrapin në Amerikë ky Dollapi dhe do e shikonte b…ën e mizës.

    1. ben says:

      Plaku-shume drejt e keni shkruar. Ne se Rama duhet te iki, nuk eshte per te permbushur kerkesen e opozites, por sepse nuk po zbaton ligjin per prishesit e rendit. Perse duhet te perdoren parate e taksave tona per te rindertuar ato qe prishen gjate protestave te PD/LSI? Perse toletohen keta individe kur sulmojne institucionet e Shtetit Shqiptar qe na perfaqesone te gjitheve? Edhe sa kohe do te durojme te shikojme skena te tilla dhune nga huliganet e PD/LSI?
      Keto jane ato pyetje qe ne se Rama dhe mimnistri Brendshem nuk u pergjigjen, atehere duhet te lirojne karriket.

  5. lisi says:

    O rrote -thuhet pese shkopinjte dhe jo pese shkopat Tamam injorant me kollare.

  6. Vj says:

    Boll na cat trapin se nje mut jeni te gjithe. Burgu eshte per te varferit e ata qe shesin ne rruge ne shqiperi se per ata qe vrasin me plumba e me varferi ska ligje

  7. raul says:

    po si nuk ja thyen kurrizin kryehajdutit qe vraponte si hajdut pulash, funderrina e Tropojes Sahit tritol Dollapi

  8. Santi says:

    Na tregoni pak historine se si ate nate, njerezit e Saitit i shkuan ne shtepine me qera ne kombinat atij policit tepelenas qe e gjuajti pas koke, ne 3 te nates dhe ka bo shurren ne breke polici kur ka hap deren. Dje dha doreheqjen nga policia dhe kete jave pritet te kthehet prap ne fshatrat e tepelenes nga erdhi…

  9. Armando says:

    Na tregoni pak historine se si ate nate, njerezit e Saitit i shkuan ne shtepine me qera ne kombinat atij policit tepelenas qe e gjuajti pas koke, ne 3 te nates dhe ka bo shurren ne breke polici kur ka hap deren. Dje dha doreheqjen nga policia dhe kete jave pritet te kthehet prap ne fshatrat e tepelenes nga erdhi…

  10. Popull says:

    Berisha me ze e me figure edhe pse ka nje jete ne Tirane vazhdon te mbetet kafshe e eger e maleve te Vicitolit mes te cilave eshte rritur Populli ne ka sy te shohe e veshe te degjoje te beje krahasimin se si ai vriste te pafajshem e nuk llogariste fare ata qe protestonin I rrepte e I hidhur sa me ska me Dollapin Dollapi ka nje merite ,se te pakten mund te behet kampion ne 100 metersh e per kete demokratet e bene hero , kurse Basha as Di te drejtoje , as te vrapoje po as te kendoje e Sala do ta mbaje kryetar me zor Ata jane partia e dhunes e shkaterrimit e justifikojne ate me metodat e femijeve bili as nuk e shohin e llogarisin fare si puna e presidentit qe I vjen keq vetem per Dollap e jo per policet
    Ps asnje tolerance

  11. T says:

    e ka sahut jo sait

  12. shqiperia qe duam says:

    Bravo Alfred Peza respekte.

  13. MH says:

    Cfare doni te bastardhoni gjuhen,gjasme letrare:
    Shkop = Shkopi
    Nji shkop = shume shkopinje.
    Ku mutin e gjetet shkopat.

  14. Koba says:

    Ti Armando ,ne se vertete njerzit e Sahit hajdutit i kane shkue Policit dhe e kane “Trembur” atehere duhet qe e gjithe policia te jape doreheqjen.O Pis Shpellar .I kam pare Shpellaret ,kur Humbi Sali Krimineli Zgjedhjet.Nuk u duk kembe Shpellari ne Sheshet e Tiranes.Rri aty or Cub se e dime se sa Trima Jeni..!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *