Protestë e Ambasadës së SHBA në Kosovë: Po emëroni në poste publike njerëz pa etikë, kjo praktikë e çnderon vendin dhe forcon kundërshtarët e tij

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka protestuar ashpër kundër keqqeverisjes në Kosovë dhe sidomos kundër emërimit të personave me të kaluar të errët edhe kriminale në postet publike.

Në një deklaratë Ambasadës së SHBA-së në Prishitnë të lëshuar sot thuhet: «Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin thellësisht të shqetësuara nga veprimi i qeverisë së Kosovës për emërimin e individëve të pakualifikuar në pozita të larta qeveritare – përfshirë edhe individë të dënuar për krime lufte, individë nën aktakuzë aktive për krime të rënda dhe të dyshuar për keqpërdorim të rëndë të pozitës».

Në vijim të komunikatës nënvizohet se shumë kandidatë nuk rrezatojnë etikë për të ushtruar funksione publike.

«Në demokraci, individët e emëruar në pozita të nivelit të lartë duhet të rrezatojnë fytyrë etike dhe të kualifikuar para botës; fatkeqësisht shembulli i Kosovës sa i përket emërimeve paraqet të kundërtën. Individët e pakualifikuar, të cilët janë dënuar nga drejtësia apo janë duke u ndjekur në mënyrë aktive për krime të rënda, si dhe ata që kanë shfaqur gatishmëri për të vepruar, të sigurt se nuk do të dënohen, dhe kanë keqpërdorur autoritetin e tyre, nuk kanë vend në pozitë zyrtare.

Nominimi i këtyre individëve të pakualifikuar minon besimin e publikut që Kosova po përpiqet ta ndërtojë, e privon vendin nga mundësia për të pasur individë kompetentë, me nam dhe më se të kualifikuar për të kryer punën në qeveri dhe i çnderon viktimat e krimeve të kaluara të këtyre individëve.

Po ashtu, kjo gjë pengon përparimin e Kosovës drejt ndërtimit të namit në rrafshin ndërkombëtar që do ta bënte atë partnere të dëshirueshme për vendet e tjera dhe forcon pozicionin e kundërshtarëve që do të pohonin se Kosova nuk është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit».

Në deklaratën e Ambasadës thuhet se individët duhet të kenë mundësi për të rindërtuar jetën e tyre pas këtyre shkeljeve të të kaluarës: ashtu siç ka thënë Bryan Stevenson, avokat dhe humanitar amerikan: «Secili prej nesh është më shumë se gjëja më e keqe që e kemi bërë ndonjëherë».

«Por, madje edhe përderisa historia rikujton kontributet pozitive të individëve, si dhe dështimet e tyre, disa sjellje do të duhej të çkualifikonin përjetësisht një individ nga pozita zyrtare: përfshirja në krime të rënda do të duhej të ngrinte shqetësim për përshtatshmërinë e një personi që ndonjëherë të mbajë një pozitë të tillë».

Në fund të deklaratës theksohet se «i nxisim qytetarët e Kosovës, si dhe udhëheqësit e saj për të reflektuar se çfarë fytyre duan që Kosova t’ia tregojë botës. Iu bëjmë thirrje udhëheqësve të Kosovës për ta marrë këtë çështje seriozisht dhe të ndalen e ta prapësojnë këtë prirje të emërimit të individëve, disa prej të cilëve ambasada tashmë i ka cekur me emër, përzgjedhja e të cilëve duket se çon përpara qëllimet afatshkurta politike e jo nevojat legjitime të qytetarëve të Kosovës ose kredibilitetin e shtetit».

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Protestë e Ambasadës së SHBA në Kosovë: Po emëroni në poste publike njerëz pa etikë, kjo praktikë e çnderon vendin dhe forcon kundërshtarët e tij”

  1. Lili says:

    Ah ma ne fund ambasada po pranon deshyimet e saj se ju kujtoj se po kjo ambasade nuk deshke me u takuar me njerezet me etine!!

    1. i cudituri says:

      Mund te na e shpjegoje dikush se per ke persona behet fjale?

  2. Cudia says:

    Turp i madh!
    Hajradinaj eshte duke u ndjere si mbret. Nuk kane mbaruarpolitikanet idiote shqiptare si ketej ashtu edhe matane kufirit.

  3. Sokol says:

    O amerike pi keta nuk e meritojne lirine qe jua dhuruat. Keta vetem milloshi jua tregon vendin ose mjaftojne 2 kamiona me police serbe tikin si lepura neper male. Shikoni ramush pallen si vjedh naten me ate rrospien qe ka grua dhe diten ben patriotin me serbine me tarifa . E ka thene Xhinxhic ; keta lloj skane ce duan pavaresine se sdine si taperdorin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *