Ata sy!

Nga Ilir Metaj!

Per disa minuta u harrova duke pare ato koka te bukura fëmijësh tek ngriheshin mbi qafat e vogla, ne përpjekje per te përpirë cdo fjale qe mësuesja, ndoshta e historisë se artit, derdhte plot pasion mbi ta.

Ata, rreth 20 vogelushe, te ulur shkujdesur mbi dyshemenë e “Palazzo Brera”ne Milano, picërronin sytë duke u përpjekur te lidhnin fjalët me pikturën qe varej perballe. Rrinin si ne shtëpinë e tyre.

I sodita per disa caste, pa ngut, si nje tablo te bukur te galerisë. Klasa ne muze m’u duk si nje dinosaur ne dhome.

Femijet tanë i kalojnë vitet e shkollës duke kërkuar here pas here, me te rralle, ndonjë para te vogël per nje bilete autobusi qe do i coje diku eskursion, madje jo me buke me vete se diku do ulen te drekojnë ne nje restorant (tha mësuesja).

Rasti me ” kulturor”, kur shkojnë te vizitojnë ndonjë qytet turistik, kinema 4-5-7D dhe me pas neper diskoteka duke kercyer tallava! Kaq!

A keni dëgjuar ndonjë debat per edukimin e fëmijëve ne shkollimin parauniversitar? Per edukimin e qytetarit-femije e kam fjalën!

Per qytetarin-femije, qe nesër do te behet qytetar-burre/grua, akoma me tutje, qytetar-politikan. Cilat janë shtyllat ku mbështet ky edukim? Sa solide janë projektuar?

Po pse dreqin flasim kaq shume per arsimin universitar, kur nuk jemi te sigurt a çojmë qytetare te mire apo qenie shoqerore te deformuara neper bankat e universiteteve?

Sepse shkencat mund te mësohen ne cdo kohe, por qytetaria o mësohet qe ne kopesht, o nuk mësohet dot me! E c’na duhet nje ekonomist, inxhinier apo jurist kur ne tashme kemi humbur shancin per ta patur qytetar te mire?

Ato sy fëmijësh atje ne “Palazzo Brera” , qe ndiqnin tregimin e mësueses mbi pikturën perballe me aq përpjekje perqendruese per te kuptuar diçka, sado pak te ishte ajo diçka, ato sy fëmijësh qe mësohen qysh ne ate moshe te shohin gjera te bukura, te kuptojnë art, te prekin historinë, te ndjejnë sublimen pranë vetes, edhe duke mos ja kapur tamam domethënien, ato sy pra, nuk mund te shndërrohen ne sy hajdutesh, kriminelesh, keqbërësish nesër kur te rriten.

Ato sy mund te mos ja dalin te jene sy pasanikesh, shkencetaresh e ku di une çfarë, por me shume gjasa do t’ja dalin te jene sy njerëzish te mire.

Vogelushet tanë na shohin ne ne drite te syrit.

Te bukurit, te shtrenjtët, te shenjtët vogelushet tanë…Cfare po bëjmë me besimin tuaj  ndaj nesh!

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Ata sy!”

  1. xyz says:

    Të lumtë!
    Bull’s eye!

  2. Adriana Bushati says:

    Te lumte mendja Ilir!!!!!!

  3. Flutura says:

    Varet….ata femije jetojne megjithate ne vendin e mafjes…edhe aty ka kriminele, hajdut, te korruptuar….arsimimi eshte dicka, edukimi eshte gjithashtu…por geni…ai eshte uni i njeriut. Problemi eshte nje nder fenijet qe edukohen njesoj, kujt i ka ngjare?!!!! 🤔

  4. Elionor T. says:

    Mendje fisnike dhe fjale te zgjuara e me vend. Origjinen e llumit qe kemi e krijojm vete qe ne femijerine e brezave qe pasandaj marrin ne dore fatet e vendit, ekonomise, kultures,politikes. Nebkrijojme femije ku e keqja gjen teren te futet ne koke sepse eshte e mira,qytetaria,kultura qe ka lene bosh vendin qe duhej te zinte
    Duhet urgjentisht nje strategji efikase per edukimin e femijeve qe ne cerdhe,kopsht,nentevjecare e te mesme, se kur vete ne universitet e ka mare ferra uraten.

  5. !1!1! says:

    Pergezime Metaj.Nje shkrim I ndjere.Ate cka ne Shqiperi kane bere dhe dine te bejne me se miri eshte -te vrasin te ardhmen-.Shume here them;Sa keq te lindesh femije ne kete vend, ketu syte e femijeve kane dhembje,trishtim.

  6. Enkelejda Kushta says:

    Ke kapur arterien e duhur me ket shkrim Ilir. Sa mir t kishim shum mendjehapur si ty ne vendet ku behet politika e edukimit e arsimit. Po fatkeqsisht ngelem n dor t llumit medioker.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *