Basha ka prodhuar katër PD për një muaj, por kërkon të bashkojë shqiptarët

Nga Mero Baze

Lulzim Basha sot doli i irrituar para kamerave, jo aq shumë nga qeveria, por nga produktet e veta politike. Ai sulmoi si rrallë ndonjëherë, dy identitete të reja politike që i janë shkëputur PD, vetëm këto dy muajtë e fundit, kandidatët e pavarur, që janë ish- deputetë apo drejtues të PD, dhe kandidatët e “Bindjes Demokratike”.

Nuk po merrem me fjalorin e Bashës, se njeriu në hall nuk gjykohet.

Por ajo që më çudit është pse Basha zgjedh si retorikë të vet, të flasë për “bashkim” të shqiptarëve rreth tij, dhe të ekspozojë çdo ditë produktet e përçarjes së tij.

Dy muajtë e fundit, falë Lulzim Bashës, jo vetëm që nuk është bashkuar ndonjë shqiptar rreth PD-së, por prej saj janë shkëputur tre identitete politike.

Të parët janë deputetët e listës së Lulzim Bashës, të zgjedhur vetë me dorën e tij, të përzgjedhur ndoshta me cinizëm ndaj atyre që ka hequr nga lista, por që tani po kthehen në një tallje të madhe cinike për të dhe vizionin e tij.

Opozita e re parlamentare e Partisë Demokratike, është autopsia më e mirë e një PD-jë të vdekur, ku shqiptarët kanë shansin të shikojnë tashmë çfarë përmban brenda barku i saj.

Identiteti i dytë politik i dalë nga PD, është “Bindja Demokratike”, bazuar kryesisht tek njerëz të PD, përjashtuar nga politika e Lulzim Bashës për mungesë të rregullave që garantojnë karrierën dhe vlerësimin e kontributeve në partinë e tij.

Brenda një kohe të shkurtër, ata arritën të organizohen dhe të paraqesin kandidatura në rreth 25 bashki, duke garuar për kryetar, dhe në 50 të tjera për anëtarë të Këshillave Bashkiakë.

Identiteti i tretë janë kandidatët e pavarur, që në shumicë kanë qenë ish- zyrtarë apo deputetë të PD.

Tani nëse vendos të kesh kryesore retorikën e bashkimit të shqiptarëve rreth teje, minimumi duhet të ngjallësh siguri që je gati të flasësh me të gjithë, dhe me ata që nuk janë dakord me ty.

Por Basha në paraqitjen e sotme, ishte gati që “molotovët” për të cilët e pyesnin gazetarët, t’i hidhte pikërisht mbi kundërshtarët e tij nga brenda PD, që i kanë dalë në zgjedhje, apo i janë futur në Parlament.

Të mos flasim pastaj për panikun me të cilin flet për dialogun me qeverinë, që është aq i frustruar sa e ngatërron dhe me negociatat.

Pyetja më normale në këto raste është si mund të bashkojë shqiptarët një njeri, që për një muaj ka prodhuar katër Parti Demokratike?

Vetë është duke udhëhequr Partinë Demokratike jo parlamentare, në Parlament ka Partinë Demokratike parlamentare, në zgjedhje “Bindjen Demokratike” dhe kandidatët e pavarur nga ish- PD.

Një njeri që ka bërë në katër copë PD-në, të paktën duhet të kursejë këto fjalitë e mëdha që flasin për bashkim të shqiptarëve.

Bashkimi i shqiptarëve nuk është mision i politikës. Komunizmi kishte mision t’i bashkonte shqiptarët rreth një partie. Në demokraci shqiptarët nuk bashkohen rreth një partie, apo rreth një lideri, se nuk është e nevojshme. Ata bashkohen rreth disa vlerave dhe parimeve të qëndrueshme të demokracisë, siç janë zgjedhjet e lira, jeta parlamentare, sistemi i drejtësisë, liria e shtypit etj.

Një njeri që i ka përjashtuar këto vlera, që ka djegur mandatet, që nuk merr pjesë në zgjedhje, që kërcënon dhe intimidon shtypin kritik me të, dhe që ka frikë nga reforma në drejtësi, mund të bashkojë ndonjë bandë molotovistësh rreth vetes, por jo ndonjë pjesë të shoqërisë.

Lulzim Basha mund ta tejkalonte këtë problem, duke mos folur, duke injoruar dhe duke e lënë derën hapur për rebelët e tij brenda PD, apo dhe duke kërkuar ndjesë për dhunën që i largon shqiptarët prej tij.

Fakti  që nuk ka fuqi as të heshtë, tregon se ai në fakt është problemi i përçarjes së PD-së dhe ndarjes së saj në katër copa. Se për bashkimin e shqiptarëve, as nuk mund ta fajësojmë, as nuk mund t’ia kërkojmë, pasi nuk e merr njeri seriozisht.

REMOTE_ADDR:[]

27 komente në “Basha ka prodhuar katër PD për një muaj, por kërkon të bashkojë shqiptarët”

  1. Lizga says:

    Si gjthmon…analize e shkelqyer….

    1. Amy says:

      shkelqyer Mero, nje analize qe eshte per tja u lexuar edhe studenteve ne leksione, Te lumte. Kjo eshte fiks cfare basha ben, dhe cfare pert nga bemat e ketij njeriu mashtrues dhe genjeshtar, e vrases. keta keshtu do mbeten ne rruge, deri sa ti largohen politikes, por me pare do ti japin llogari drejtesise per ato krime qe kane bere.

  2. Azio says:

    Bravo z.Mero
    Te gjitha keto qe ke shkruar jane te verteta dhe vetevrasese per Lulzim Bashen.
    Ne se I ka mbetur sado pak mend ne koken e tij te bere vorbull nga budallalleqet te shpreh,duhet te ndaloje,e te futet ne shinat demokratike te kultures europjane.
    Po nuk besoj.
    Atij sic thote populli yne,JA KA MARRE ERA MIELLIN.Nuk vlen me per asgje.

  3. Saliu says:

    Analyse perfect …. nese djegsit e PD do dinin te lexonin nuk shkonin pas Lules por jane analphabète i nderuar Mero

  4. HAJDUTI says:

    No more koment….gjithmone ne lartesine e duhur…

    me pak fjale…ata jane kokrra korrakut..legena qe duan vetem percarje…

  5. Koba says:

    Mbase e ka Direktive nga Agjentura,ku militon ,qe te destabilizoje Situaten dhe te shkaterroj Gjithcka ,natyrisht me bekimin e Kriminelit me te Madh qe ka Pare Shqiperia Sali Ram Vucidoli i Gerdecit

  6. Dora e Ngrohtë says:

    Ka marrë fund qyqi!
    Nga një anë fakti që nuk ka as ide, as bole, as lidership, nga ana tjetër Sali gërdalla që e mban peng duke e tërhequr në arkivolin e tij, i janë afruar vetëm sharlatanët e tipit Lubonja me shokë, që duke e shtyrë si budalla që është në humnerë, po i afrohen me intriga tepsisë së politikës që po ju hapet para syve. Ndërkombëtarët e konsiderojnë një idjot irritues, vegël, tekanjoz dhe komplet të paaftë.
    Tani qyqi shkon vetëm nga e hedhin Sali bagla, Shkërdheni dhe Shkërdhita, duke e mbyllur karrierën si gjobaxhi ordiner, si teveqel i tredhur pa tru, si yll në rrënim i haxhiqamilizmit viçidolas.

  7. Analizat dhe fjalet jane te bukura te mira te forta per nje pjese te trushplareve se pjesa tjeter qe jane shpellaret nuk i pelqejne.
    Por fakti qe i numrohen krimet dhe bemat sali kriminelit lulashit medi gerdecit e deri sypeshkaqenit qe kushedi ku harxhon milionat,keta po tallin bythen me qeverine me edi ramen dhe gjithe popullin qe shikon hallet e tij.
    Nje tuf shpellaresh te perkrahur nga nje tuf politikanesh hajdut mafioz kriminel kane 30 vjet qe shkatrrojne vjedhin e kercenojne dhe ne populli kemi ulur koken dhe vetem lexojme faktet kriminale te tyre

  8. Qytetar says:

    Percarje che copezim,ka qene dhe eshte politika berishjane e PD,Basha eshte argat i preferuar.
    Basha eshte aq naiv,sa beson se duke kenduar Hymnin Kombetar,do grumbullohen tiranesit me bathorsit,rreth tij.

  9. Bashkim , rreth BD-së!🇦🇱🇦🇱 says:

    E shkatërroi PD-në .

  10. Nandi says:

    Excellent article.The article should published in every Albanian newspaper left or right.
    Well Done

  11. Komentuesi says:

    Je inteligjent zoti Mero.

  12. Ermal says:

    BASHA ESHTE NE PRAG TE FITORES DHE DOREHEQES SE RAMES DHE VENDI DO SHKOJ NE ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME

    1. Shqiptaret e bashkuar says:

      Degjoni perrallat me mbret ju, keni te drejte se shqiptaret puntore me integritet e njerez qe e duan vendin shtetin dhe familjen , ju Kane mbeshtetur dhe toleruar shume ju cakejve te trazicionit qe slate melci e shprekte pa ngrene si babzi egersire kunder EUROPES DHE DREJTESIS

  13. Lira says:

    Shume e drejte , humbjen e zgjedhjeve nuk duhet tja faturoje vjedhjes se votave por perzgjedhjes se njerezve qe vuri ne listen e kandidateve si ata qe kishte ne krye dhe te tjereve qe vinin me pas.Pastaj ai nuk bashkon dot familjen e tij po u dergj sa ne Hollande e sa ketu.

  14. Qytetar says:

    Ku te vete mendja o Mero trimi qe sa lexon tigullin shkrihesh duke qeshur se perfytyron para syve nje Lulush te shkaterruar te pazoti ,gjumash qe zgjohet vetem para zgjedhjeve per te kerkuar dicka , qe te shkrin kur kendon Himnin e kur trash zerin Nuk eshte per gje i ziu po nuk do ta kuptoje e kembengul te behet KM baba qe I dhuroi pd e perdor si deshiron

  15. Sulo says:

    Nje shok I ngushte apo shoqe , s’ka rendesi e kishte pyetur Faten : Ku e gjeni kete guxim dhe trimeri , qe kerkoni me brutalitet te vendosni Lulin Kryeminister . Po prishni qetesine publike , po shkaterroni pronen . Fatja I kishte thene shokut te ngushte , mbase shoqe , s’jam I sigurte . Qeverrine do ta rrezoje Europa . I kane premtuar Lulit , shoket e tij te Universitetit . Te tere jane me pozita qeverritare , prane Drejtusve te Europes . Ne nuk ecim ne tym . Na ka siguruar Luli , se kjo do te ndodhi .
    Kjo fjale konfidenciale , qe ka dale nga brenda , erdhi deri tek une , sepse fjala , po dolli nga dhemballa e mori vesh mehalla . Sulo

  16. MH says:

    Me keto fakte te argumentueme nga z.Mero Baze.kurioziteti me shtyne ti bahet nji kontroll gjenetik Lulzim Bashes se mos asht konvertue nga qenjie njeri politike ne dose dy thundrake.

  17. degelisi says:

    Bravo Mero, por kam vetem nje vrejte per ty
    Sic je shembull per nivelin e kryeartikujve qe shkruan, ashtu duhet te jesh edhe ne mose perdorimin e fjaleve te huaja ne nje gazete qe shkruhet ne shqip
    “intimidate”, “frustrate” ti e di mire qe nuk kane vende ne ghuhen shqipe
    zPD nuk ka prodhuar por (te falni per fjalen) por ka pordhuar….. deri sa te zhduket. PD eshte kancer per Shqiperin dhe kanceri iken me vdekjen e PD

  18. Xhaa Suloja says:

    Z. Mero të përgëzoj për realitetin aktual që trajton. Nuk ështëbë analizë, por një thirrje serioze dhe e paanshme që i bëhet jo katër grupineve të PD-së, por të gjithë shqiptarëve. Kur shikojmë dhe dëgjojmë Lulzimin që na shfaqet në ekranet e të gjithë televizioneve, jo vetëm nga zëri i çjerrë dhe nga fytyra e ngërdheshur që jepet përfytyrimi i një njeriu që ka dalë në fushë me shpatë kundër vetvetes (sepse realisht nuk ka armiq) , shprehim si errutim dhe jeqardhje. Irritim për fjalitë që çvlerësojnë njëra-tjetrën, për fjalitë nxjerr nga goja që megjithëse nuk janë reale i quan si të vërteta. Ai flet për Shqipërinë si Europa kur pikërisht me veprime lufton vendin për të shkuar në Europë. Ai flet se me atë në protesta nuk është partia demokratike, por na qenka gjithë populli, kur në sheshet tona ata që zvarriten vetëm ithtarët e keqbëmave kundër institucioneve shtetërore dhe jo vetëm. Ai thotë se në protesta del populli dhe se mbushin sheshet me qindramijëra, kur populli jo vetëm që nuk e shoqëron por habitet me gënjeshtrat ashiqare mbasi protestat janë rrudhur aq shumë sa që na duket si një grumbull nherëzish që shiqërojnë për të varrosur vetë PD-në që dikur (na ishte nji herë e një kohë) populli vari shpresat për të ardhmen demokratike, por që mashtroi dhe mashtron duke vazhduar me filozofinë e sofizmit. Të dëgjosh fjali dhe fjalime të cilat zmadhojnë me dylbi realitetet kur ato me teknologjinë e sotme janë të dukshme nga të gjithë njerëzit pa dalë në sheshe, nuk është gjë tjetër por rrit mosbesimin dhe varros po grupimin gjoja që i shërben. Kaq. Gënjeshtrat kur dihen prej të gjithëve se janë të tilla, ulin, turpërojnë dhe humbin besimin ndaj atyre që i deklarojnë dhe atyre që dalin dhe humbin për disa çaste nga skenat e stisura të protestave i trumbetojnë si të gjithë popullit, kur populli jo vetëm që nuk është në ato sheshe, por mbyll dhe televizorët .
    Xha Suloja

  19. 77 says:

    Tani është i vdekur përfundimisht. Sa më shumë shkallon, aq më shumë zhytet në mut. Kishte shumë rrugë, por zgjodhi vetëm rrugën e haxhiqamilizmit të imponuar me dhunë nga Berisha dhe familja e tij.
    Basha kishte për detyrë të hapte dhe reformonte PDnë nga humnera ku e kishte hedhur drejtimi kriminal 30 vjeçar i Berishës. Nuk e bëri, vazhdoi me berishizmi ne grahmat të fundit t’a shesë si të vetme alternativë që ofron PDja.
    Basha duhet të kishte forcuar raportet me Perëndimin, nga humnera ku i kishte hedhur Berisha. Nuk e bëri. I shpalli imperialistë dhe veten berishist që çan bllokadën.
    Basha duhet të kishte izoluar Berishën. PDja u krijua si reagim ndaj mumjeve të ballsamosura dhe merhumëve.
    Ndodhi e kundërta.
    E humbi mundësinë, kohën dhe besimin e çdo kujt.
    Tani i ka ngelur kohë, aq sa i ka ngelur vetë Sali Berishës. Pra çështje orësh.
    Harroi dhe diçka të tmerrshme. Amerikanët dhe kushdo ju intereson strategjia e tensionit, duke i vënë të gjithë kundër dhe duke ushqyer me të gjithë mjetet dhe veglat këtë situatë. Është mënyra se si shtinë në dorë çdo qelizë të një shteti. Përfundoi viktimë.
    Dihet që hanë kokën e më ngordhalaqit.

  20. Alidemsi vjeter says:

    Me Rosinantin e PD-se nuk ja vlen te merresh……Ketu ben politike Rosinanti qe eshte me Interesanti nder kuajt qe “kulloti” keshillat qe i jep Don Salioti….Ha…ha..ha..

  21. Flutura says:

    Lider nuk behesh! Lind🤗

  22. ermiri says:

    Shkurt dhe sakt. Bravo.

  23. Shqiptari nga Kosova says:

    Sakt,thjesht dhe bukur…!

  24. shoku says:

    Ne flasim, argumentojme, i japim te drejte Meros dhe njeri-tjetrit, por ne realitet (nese perbejme shumicen) duhet te bejme dicka se Shqiperia po digjet, kriminelet dhe antishqiptaret po i vene flaken zhvillimit, shpreses, qetesise, normalitetit dhe natyreshem do kete emigracion.
    Ngrihen plehrat e çdo qyteti e grumbullohen ketu ne shesh. Ata kane marre situaten ne dore.
    Eshte nje moment shume kritik per Shqiperine. indiferenca jone, pritja jone qetesia jone po e shkaterron ndoshta me shume sa shkaterrohet nga pleherat.
    personalisht nuk me intereson ne sa pjese ndahet a beshkohet pd e te tjere, mua me intereson Shqiperia. A do ti dalim nje here e mire ZOT??

  25. gjenerali says:

    Ironi sa e madhe aq edhe e vertet z.Baze!Dje ndigjova live fjalen ne foltore te Kuvendit dhe me erdhi keq e shume keq qe kryetarja e grupit parlamentar te Pratise se “Re” te djathte jo vetem qe i mungonin fjalet por me kujtonte nje hartim ne kohet e vjetra kur nje nxenes shkruante se:Kur partizanet i hodhen ne humnere me makina italianet,keta te fundit bertisnin :mama mia mama mia,mu kujtua i ati i saj tek bente diskutimin e radhes ne parlament ku citonte”C’a do Nanja,ku do shkojne femijet e vet e te mit po ja lame ne dore ketyre e ku mbas dy ditesh e shihje krah per krah me kryekrimin Sali!Eshte e vertet qe PD ka pjelle kater femije e te kater jane çyryk asnjeri i hajrit!Si kane lene gje PD ,koken i kane prere ku me keta krere jo ne Europe jo e jo ,por nuk shkojme por as ne Amerike o Mero!Shiko studiot televizive e kane sfiduar e sfomuar huorin e A.Llakes e idotizmat e tyr ku si nga drejtuesit edhe nga te ftuarit mungon debati i qete e me argumente ku njera pale ndegjon tjeteren e me pas pergjigjen!Kazan i vertet e qe çuditerisht u vjen keq!Shikojme se ç’ka prodhuar kjo force politike ,nje stan me lepuj te krekosur ku me e zgjuara eshte Rudina e Hajdarit e me i zgjuari eshte Astrit Palloshi!Nuk e di sepse me kujtohet nje shkrimi ne vitet e ndryshimit te sistemit ku publicisti F.Cupi pat deklauar per bllokun aso kohe:Si nuk doli nje budalla nga blloku ?E mua s’me mbetet gje tjeter veçese te riperserise kete shprehje pas 28 vitesh me nje ndryshim “Si nuk doli nje i zgjuar nga PD”?Mjerr Shiperia ne ç’fare qorrsokaku eshte futur e qe s’ka bire nene ta nxjerre nga ku batak,fale dhjemokracise se instaluar nga “miqt” Berishjane!F a t k e q e s i!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *