“Bomba” e Rivaldos: Guardiola mund të kthehet që këtë verë në Spanjë

15 Maj 2019, 18:14Sport TEMA

Ish-lojtari i Barcelonës, braziliani Rivaldo, ka dhënë një intervistë për “Betfair”, ku ai është ambasador, duke u shprehur se Pep Guardiola, me të cilin ka luajtur te Barcelona, mund të kthehet në Spanjë, por pa përmendur emra skuadrash (Barcelona mbetet shtëpia e tij).

“Ai do të kërkojë sfida të reja në të ardhmen, synon projekte të reja.

Madje nuk e përjashtoj që të largohet nga Manchester City që këtë verë.

Sigurisht që ai është i lumtur te Citizens, por një ofertë e mirë nga Spanja do ta tundonte.”

Arsyet që gjen Rivaldo, te një lëvizje e papritur e Guardiolës, lidhen me familjen.

“Atij nuk i pëlqen të jetë larg familjes dhe miqve të tij. Mendoj se nostalgjia do të përcaktojë të ardhmen e tij”.

Braziliani, kujton një episod interesant nga bashkëjetesë e tij me Pepin te Barcelona.

“Më kishte thënë se do të bëhej trajner, por kurrë nuk e imagjinoja se do të ishte kaq i suksesshëm.

Ai çdo gjë e bën me shumë pasion dhe ndërton marrëdhënie shumë të mira me lojtarët.”

Sa i përket transferimit të mundshëm të Hazardit te Real Madridi, Rivaldo tha:

“Është pikërisht ajo që duhet për të dyja palët. Real Madridi, pas një sezoni të keq, kërkon të ringrihet.

Ndërsa Hazard kërkon një sfidë te një skuadër më të madhe të Chelsea.”

1 komente në ““Bomba” e Rivaldos: Guardiola mund të kthehet që këtë verë në Spanjë”

  1. Ujku Plak says:

    Guardiola ka ngelur ai pordhaleci i kahershem qe nuk hoqi dore kurre nga cic mici .
    Barcelones i vyn nje trajner me mentalitet mbrojtes dhe te luaje me kundersulme .
    Ah harrova , Barcelones i duhet dhe nje psikolog qe te punoje non stop 24 ore .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje