“Bomba” nga Italia: Igli Tare zë vendin e Leonardos, zhvillime dhe prapaskena nga Milan

Leonardo është në rrezik për t’u shkarkuar në fund të këtij sezoni. Përgjegjës për dështimin në afrimin disa lojtarëve, përfshirë Higuain dhe Laxalt, pronarët e Elliot po shqyrtojnë emrat që kanë në tavolinë për të pasuar brazilianin.

I pari është menduar, është drejtori sportiv i Lille, Luis Campos, i cili njihet për figurën e tij dhe rolin që ka patur në kalimin e Kylian Mbappe tek Monaco, apo nënshkrimin me dy talente këtë sezon, siç janë Nicolas Pepe dhe Jonathan Bamba.

Në anën tjetër, “Calciomnercato” ka zbuluar një skenar tjetër.

Sipas medies italiane presidenti Singer pëlqen shumë shqiptarin Igli Tare dhe po shqyrton mundësitë për të sjellë atë në Milano.

“Ideja Igli Tare po shfaqet gjithashtu. Menaxheri shqiptar vlerësohet shumë nga fondi Elliott, për atë që ka bërë në vitet e fundit te Lazio.

Ka dy pengesa të mundshme për Singer: Tare ka një kontratë shumë të gjatë me Lazio dhe një lidhje të fortë me presidentin Lotito”, shkruan “Calciomercato.com”.

Kujtojmë që Tare sezonin e kaluar u shpall menaxheri i vitit në Itali dhe njihet për blerjet e suksesshme që ka bërë tek Lazio.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në ““Bomba” nga Italia: Igli Tare zë vendin e Leonardos, zhvillime dhe prapaskena nga Milan”

  1. Eri says:

    Cjane keto tituj skandaloz keshtu me bomba e mitraloza???Po civilizohuni te shkreten.Kush i konsideron akoma gazetare keta debila qe shkruajne ne kete forme???Nuk mund te shkruhet:Tare mund te kaloje sezonin tjeter me milanin??Po bomba nga…..Vari lesht kur arrini te hani buke dhe ju me kete pergatitje leshi si gazetare dhe duket niveli jo profesionist i gazetave dhe gazetareve.

  2. ziko says:

    Djal i zgjuar e fjalepak

  3. Abc says:

    Nuk ka faj Rama me ju qe ju thote kazan plehrash….aty thote qe mundet ta zevendesoje , kurse ju e bete fakt te kryer, debila….

  4. AQIFI says:

    po c`bombe eshte kjo more “katran me boje ” ..?! U gjenden parate qe u vodhen ne Rinas ?

  5. Çentrale says:

    Çfarë bombash shkruani. Ku janë bombat.
    Jeni gazetar sportiv o lufte. Të paguajnë për këta artikuj?!
    Mos pi o vëlla mos pi.

  6. una sa lexova per Taren e lexova edhe pse me vonese se e lexova dje ke portalet italiane.
    kujdes me keta molotovat mitralozt pordhlozat.ciao

  7. enter"" says:

    Te pakten kur e shikoni qe shkruani tituj idiot, beni edhe korrigjim

    O kazaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaan

  8. Ed tironci says:

    Une jetoj ne Milano…jam i abonum ne San Siro qy ne 1991…po ky lajm me ka rreshqit..u dashka me lexu TEMEN me shpesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *